GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Rama kërkon të na largojë nga BE, shqiptarët duhet të marrin fatin në duart e tyre

13:49 - 04/03/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Rama kërkon të na largojë nga BE, shqiptarët duhet të marrin fatin në duart e tyre
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, lideri demokrat Sali Berisha u shpreh se Rama po nxjerr veten e tij mbi ligjin, duke devijuar orientimin kryesor 33-vjeçar të shqiptarëve drejt Europës.

“Por, jemi edhe më të vendosur se kurrë që qytetarët shqiptarë t’i dalin zot vetes dhe të marrin fatet e tyre në dorë. Ftoj çdo qytetar të përmbushë detyrimin e tij ndaj vetes, ndaj dinjitetit të tij, personalitetit të ti”, u shpreh ndër të tjera Berisha.

Pjesë nga deklarata

Shqipëria, më shumë se çdo vend tjetër, duhet ta pranojmë, e ka pasur dhe e ka jetik procesin e integrimit. Kemi pasur një të shkuar tmerrësisht të dhimbshme. 500 vjet në Perandorinë Osmane. Pastaj në diktaturën staliniste oruelliane.

Pra, de facto që nëse ka pasur një pjesë territori të Europës të shkëputur nga Europa për shekuj, ka qenë Shqipëria. Nuk mund ta mohojmë këtë ne, çfarë do të thotë se është interes jetik për vendin të mbyllë procesin e integrimit. Ta mbyllë mbi bazë meritash, merita të zbatimit të ligjeve, Kushtetutës dhe standardeve dhe kritereve evropiane për qytetarët shqiptarë. Pra, hyn në një stad të ri, hyn në një fazë të re veprimi kundër shqiptarëve i regjimit të Edi Ramës. Jo vetëm veten e nxjerr mbi ligjin, por tani devijon edhe orientimin kryesor 33-vjeçar të shqiptarëve drejt Europës.

Dhe e bën këtë pa pyetur asnjë njeri. Pa pyetur asnjë institucion sepse ndjehet patron siç është i të gjithë infrastrukturës së narkoshtetit. Kjo dëshmon se jemi në një kohë shumë të vështirë, në një kohë kritike për vendin.

Por, jemi edhe më të vendosur se kurrë që qytetarët shqiptarë t’i dalin zot vetes dhe të marrin fatet e tyre në dorë. Ftoj çdo qytetar të përmbushë detyrimin e tij ndaj vetes, ndaj dinjitetit të tij, personalitetit të tij.

Nuk mund të pranojë kurrë një njeri i qytetëruar, një njeri i përgjegjshëm të qeveriset nga një padrino që asgjëson drejtësinë, që e vjedh dhe pastaj i thotë vjedhja nuk është krim. Është për qytetarin, por jo për shtetarin,’ tha Berisha.

Kryedemokrati ka njoftuar edhedatën e protestës së radhës, kundër Edi Ramës.

Në një konferencë për mediat, Berisha bëri me dije se protesta do të mbahet më 12 mars.

Sipas tij, opozita do ti përgjigjet në mënyrën më të fuqishme qeverisë që, siç thotë ai, është mbuluar nga skandalet.

“Tani Rama nxorri mburojën e Beogradit përpara, na thotë se nuk na duhet Brukseli, por Beogradi dhe kthehet në skenarët anti shqitparë. Nuk ka komb në botë që do duronte një njeri si ky, kurrë! Akti i fundit me Sllobodanin e ri, Aleksandar Vucic, është një thirrje për atdhetarinë e cdo shqiptari, ky ka shndërruar Shqipërinë në një vend të rrezikshëm për kombin, për të ardhmen e kombit, duke përdorur pushtetin e tij, ndaj duhet të përgjigjemi në mënyrën më të fuqishme dhe kam besim se do i përgjigjemi. Data 12 është kryengritja e radhës”,- është shprehur Berisha.

Etiketa: berishaKryesore1Ramashqiptarë

Lajme të lidhura

“Taulant mblidhe grupin…!” Nis lufta brenda PS-së, Elisa Spiropali kërkon diskutim për Ballukun
KRYESORE

“Taulant mblidhe grupin…!” Nis lufta brenda PS-së, Elisa Spiropali kërkon diskutim për Ballukun

19:18 - 24/03/26
Gjykata e Posaçme liron nga arresti në shtëpi ish-zv.drejtoreshën e AKSHI-t
Aktualitet

Gjykata e Posaçme liron nga arresti në shtëpi ish-zv.drejtoreshën e AKSHI-t

19:05 - 24/03/26
Anëtarit të KLP i publikohen mesazhe erotike me denoncuesen/ Institucioni: Po e verifikojmë
Aktualitet

Anëtarit të KLP i publikohen mesazhe erotike me denoncuesen/ Institucioni: Po e verifikojmë

18:38 - 24/03/26
Para
Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Belinda Ballukut dhe ndryshimet në kabinet

Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Belinda Ballukut dhe ndryshimet në kabinet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kombëtarja mbyll përgatitjet/ Sylvinho provon penalltitë para sfidës në Varshavë
Breaking Views

Kombëtarja mbyll përgatitjet/ Sylvinho provon penalltitë para sfidës në Varshavë

19:45 - 24/03/26

Kombëtarja shqiptare e mbyll sot kapitullin e fundit të përgatitjeve në shtëpi, përpara se të marrë rrugën drejt Varshavës ku...

Lexo më shumë
“Taulant mblidhe grupin…!” Nis lufta brenda PS-së, Elisa Spiropali kërkon diskutim për Ballukun

“Taulant mblidhe grupin…!” Nis lufta brenda PS-së, Elisa Spiropali kërkon diskutim për Ballukun

19:18 - 24/03/26
Gjykata e Posaçme liron nga arresti në shtëpi ish-zv.drejtoreshën e AKSHI-t

Gjykata e Posaçme liron nga arresti në shtëpi ish-zv.drejtoreshën e AKSHI-t

19:05 - 24/03/26
Anëtarit të KLP i publikohen mesazhe erotike me denoncuesen/ Institucioni: Po e verifikojmë

Anëtarit të KLP i publikohen mesazhe erotike me denoncuesen/ Institucioni: Po e verifikojmë

18:38 - 24/03/26
Del foto e çiftit që tronditi Roskovecin, prindër të 7 fëmijëve

Del foto e çiftit që tronditi Roskovecin, prindër të 7 fëmijëve

18:00 - 24/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com