GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: 5 shkurti, dita e bashkimit të demokratëve. 20 shkurti, dita e triumfit

19:20 - 07/02/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: 5 shkurti, dita e bashkimit të demokratëve. 20 shkurti, dita e triumfit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu demokrat Sali Berisha u shpreh sot, në mesazhin drejtuar mbështetësve të tij, në tubimin e rradhës poshtë apartamentit ku ndodhet në “arrest shtëpie” prej 30 dhjetorit 2023, se më 5 shkurt u firmos mrekullia e re e Partisë Demokratike, bashkimi i demokratëve.

Dy ditë më parë, demokratët zhvilluan një protestë para Parlamentit, të cilës iu bashkuan deputetët e PD-së që njihen si “grupimi Bardhi”, çka duket se ka shënuar edhe bashkimin mes tyre dhe PD-së që drejtohet nga Berisha.

Ky moment, sipas Berishës, provon edhe thënien e Bismarkut, se politika është arti i realizimit të së mundshmes.

“PD ka provuar se politika është arti i realizimit të pamundshmes, sepse ne kemi realizuar të pamundshmen jo njëherë, por dy herë dhe tani do realizojmë një herë të tretë.

Ne do fitojmë sepse ju demokratë, misionarë të pamposhtur me 5 shkurt, me betejën tuaj pa kthim, ju firmosët mrekullinë e re të PD, bashkimin e demokratëve.

Ditën kur pala tjetër si përgjigje ndaj akuzave lemeritëse të Arben Ahmetajt, zgjodhi omertan, kodin e mafie, kujtoni pak Damian Gjiknurin para gazetarëve. Ajo e pyeste për intervistën e Arben Ahmetajt, ai bënte mmmm. Kishte frikë se po i çelet goja.

Dhe meqë jemi këtu, le t’u bëjmë pak një pyetje Batonëve, Mjerove dhe Bolinove: Mor të nderuar, meqë Arben Ahmetaj nuk tha gjë, pse janë strukur, pse kanë heshtur, pse zbatojnë kodin e omertës hajdutët Edi Rama, Veliaj dhe të gjithë skapistët, ministrat e tij.

Pse nuk thanë një fjalë? Pse nuk hodhën poshtë akuzat e tmerrshme? Sepse ato janë të vërteta.

Pra, ditën kur Rruga e Shpresës lebetiti Edi Ramën dhe organizatën e tij kriminale, ju udhëhoqët dhe thyet çdo tabu në politikën shqiptare.

Më 5 shkurt, ju të dashur miq bëtë histori. Ju shembët një nga tabutë më të zeza të trashëguara nga e shkuara jonë diktatoriale.

Politika shqiptare nuk është më e njejtë që nga 5 shkurti, sepse ju dëshmuat se ndonëse mendoni ndryshe, ndonëse kemi kritikuar njëri-tjetrin, ndonëse kemi pasur përplasje me njëri-tjetrit dhe jemi parti e individit të lirë, kur vjen puna te interesi kombëtar, te vlera e lirisë, te demokracia, ne bëhemi një dhe i dalim zot vendit, i dalim zot pluralizmit, i dalim zot Shqipërisë.

Sepse miq, kjo është demokracia, ky është pluralizmi”, tha Berisha.

Në vijim, kreu demokrat tha se deputetët e PD-së, duke u mbledhur në Rrugën e Shpresës, faktuan se ne i dalim zot emrit të partisë sonë, PD-së, partisë së pamposhtur, partisë së misioneve të mëdha.

“Duke u mbledhur bashkë me 5 shkurt, ne u bëmë dhuratën më të bukur çdo demokrati që na ka mbështetur në mënyrë të palodhur dhe me sakrifica 10 vite me radhë.
Me bashkimin tonë, ne u bëmë atyre dhuratën e shumëpritur, dhuratën e shpresës, dhuratën e mirënjohjes, dhuratën e fitores!

Por, demokrate dhe demokratë, bashkimi i 5 shkurtit ishte vetëm diçka e vogël, po të krahasosh me atë që do të shohë Shqipëria, Europa dhe bota me 20 shkurt.

Jo vetëm opozita, por mbarë populli shqiptar do bashkohet më 20 shkurt kundër të keqes, kundër aleancës së qelbësirave, kundër grabitjes së votës së lirë, kundër asgjësimit të pluralizmit në parlamentin e krimit, kundër dëbimit me kushtet e krijuara të shqiptarëve nga dheu i tyre, kundër arrestimit politik të liderit të PD, kundër vjedhjes së shekullit të inceneratorëve, kundër taksave të larta, kundër çmimeve të larta, kundër ndërtimit të Skavicës dhe mbytjes së Dibrës, kundër grabitjes së Portit të Durrësit, kundër skandalit të shekullit Rama-McGonigal, kundër drejtësisë së kapur nga Edi Rama, kundër shkelmimit dhe shitjes së interesit kombëtar nga tradhtari Edi Rama.

Ashtu si demokratët që mendojnë ndryshe, nuk e kishin tabu të qëndronin krah njëri-tjetrit në Rrugën e Shpresës, demokratët, opozitarët e tjerë, elektorati gri, socialistët e zhgënjyer nuk do e kenë më tabu të rrinë krah për krah njëri-tjetrit, sepse në fund të ditës, kauza e demokracisë është kauza e çdo shqiptari.

20 shkurti, dita e triumfit”, tha Berisha.

Etiketa: BashkimiberishaKryesore1PD

Lajme të lidhura

Adriatik Lapaj e pret Vitin e Ri përballë Kryeministrisë
Aktualitet

Adriatik Lapaj e pret Vitin e Ri përballë Kryeministrisë

22:27 - 31/12/25
Meta uron Vitin e Ri nga qelia: Ta mirëpresim 2026 si vitin e bashkimit dhe të ringritjes së shpresës
Aktualitet

Meta uron Vitin e Ri nga qelia: Ta mirëpresim 2026 si vitin e bashkimit dhe të ringritjes së shpresës

20:12 - 31/12/25
Shqiptarët presin Vitin e Ri në errësirë, në shumë zona të vendit ndërpritet energjia
Aktualitet

Shqiptarët presin Vitin e Ri në errësirë, në shumë zona të vendit ndërpritet energjia

19:08 - 31/12/25
Para
Berisha i drejtohet GJKKO-së, kërkon të marrë pjesë në Kuvend

Masa e sigurisë, Berisha i drejtohet Gjykatës së Lartë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Adriatik Lapaj e pret Vitin e Ri përballë Kryeministrisë
Aktualitet

Adriatik Lapaj e pret Vitin e Ri përballë Kryeministrisë

22:27 - 31/12/25

Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”,Adriatik Lapaj së bashku me disa qytetarë, ka shtruar tryezën e festës së fundvitit përballë Kryeministrisë,...

Lexo më shumë
Rekord historik, ja cili është kombi i vogël ishullor i cili “prek” Botërorin për herë të parë

Rekord historik, ja cili është kombi i vogël ishullor i cili “prek” Botërorin për herë të parë

21:22 - 31/12/25
Meta uron Vitin e Ri nga qelia: Ta mirëpresim 2026 si vitin e bashkimit dhe të ringritjes së shpresës

Meta uron Vitin e Ri nga qelia: Ta mirëpresim 2026 si vitin e bashkimit dhe të ringritjes së shpresës

20:12 - 31/12/25
Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri: Le të jetë viti 2026 një vit suksesi për ju dhe Kosovën tonë

Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri: Le të jetë viti 2026 një vit suksesi për ju dhe Kosovën tonë

19:38 - 31/12/25
Shqiptarët presin Vitin e Ri në errësirë, në shumë zona të vendit ndërpritet energjia

Shqiptarët presin Vitin e Ri në errësirë, në shumë zona të vendit ndërpritet energjia

19:08 - 31/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com