GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Abuzim me të ardhurat nga turizmi, shtet i kënetës

18:53 - 11/06/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Sulmet e Ramës për Kurtin, Berisha: Flet si vasal i Vuçiçit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike ka denoncuar përmes një shënimi në faqen e tij në facebook vjedhjen dhe abuzimin me të ardhurat buxhetore nga turizmi.

Ai ka publikuar një artikull të Oligarkia. al që bën fjalë për këtë abuzim kolosal.

Postimi i Berishës:

Shteti i kënetës!

Miq, nga 7.5 milionë turistë, që sipas Institutit të Statistikës vizituan Shqipërinë në vitin 2022 buxheti i shtetit përfitoi gjithësej, 8.5 milionë euro nga fjetjet e tyre. Pra, sipas këtyre të dhënave del se buxheti i shtetit vitin e kaluar ka fituar pak më shumë se 1 euro apo 1.13 euro për turist, që ka hyrë në vendin tonë. Kjo shifër dëshmon shkallën e vjedhjes ekstreme të të ardhurave buxhetore në këtë sektor, nga lukunia e tatimorëve të cilet me pagesa nën dorë mbyllin sytë dhe përligjin shifra informaliteti, që nuk egzistojnë në asnjë vend të botës.

⬇️Për më tepër, për këtë vjedhje të tmerrshme ju ftoj të lexoni analizën e publikuar në oligarkia.al

Luga bosh e turizmit/ Miliarda euro në letër, qindarka për buxhetin

Teksa qeveria dhe institucionet trumbetojnë bumin e jashtëzakonshëm turistik, Shqipëria po përballet me një paradoks. Atë që në letër ekonomia shqiptare po fiton miliarda euro nga turizmi, por në buxhet duken vetëm qindarka.

Instituti i Statistikave raportoi se viti i kaluar Shqipëria regjistroi një rekord historik për industrinë e turizmit. Sipas statistikave të INSTAT, në vitin 2022 vendi u vizitua nga 7.5 milionë turistë ose 32.6 për qind më shumë se sa një vit më parë.

INSTAT nuk është burimi i vetëm zyrtar, që paraqet panoramën e një bumi të paprecedentë turistik. Banka e Shqipërisë po ashtu raporton shifra rekord.

Në bilancin e pagesave, i cili mat hyrje-daljet e valutës në ekonomi, Banka vlerëson se vitin e kaluar ekonomia shqiptare përfitoi 2.8 miliardë euro nga industria e udhëtimeve. Shifra që është sa 14 për qind e Prodhimit Kombëtar përbën një nga burimet kryesore të të ardhurave për ekonominë kombëtare. Por ka një problem. Paratë nuk duken. Të paktën jo në buxhet.

Qindarka buxhetore

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se vitin e kaluar, e gjithë industria e akomodimit në Shqipëri deklaroi vetëm 140 milionë euro shitje totale. Kjo është xhiroja e raportuar nga të gjitha hotelet e Shqipërisë, mbi të cilën llogaritet tatimi mbi vlerën e shtuar për fjetjen.

Sipas ligjit, furnizimi i shërbimit të fjetjes taksohet me 6 për qind TVSH. Ndaj në vitin 2022, e gjithë baza e taksueshme prej 140 milionë eurosh, potencialisht prodhoi vetëm 8.5 milionë euro të ardhura në buxhet. Por edhe kjo është shifër potenciale, pasi nuk llogarit tepricën kreditore të TVSH-së. Me pak fjalë, e gjithë industria e akomodimit në Shqipëri, në shërbimin e fjetjes prodhon më pak se 8 milionë euro TVSH për buxhetin. Kokoshi u katandis në një thelë. Dhe pyetja është ku treten paratë?

Diçka mungon

Shërbimi i fjetjes është vetëm një nga komponentën në tortën e të ardhurave që përfiton ekonomia nga turizmi. Paralelisht me fjetjen, turistët shpenzojnë për ushqime, për argëtim dhe plot shërbime të tjera. Megjithata nga 2.8 miliardë euro të ardhura totale në vetëm 140 milionë euro shitje të shërbimit të fjetjes, diferenca është e madhe. Nëse në ekuacion fut edhe të ardhurat nga turizmi i brendshëm hendeku është edhe më i madh. Diçka nuk përputhet. Teorikisht ka dy mundësi për të shpjeguar këtë paradoks. E para është që shifra 2.8 miliardë euro e të ardhurave totale që ekonomia përfiton nga turizmi mund të jetë e fryrë. Bilanci i pagesave, i cili e raporton shifrën 2.8 miliardë euro në finale është një vlerësim dhe jo matje ekzakte. Ndoshta në shifrën 7.5 milionë turistë, Instat raporton edhe udhëtarët tranzitë, që hyjnë e dalin në territorin e Shqipërisë pa shpenzuar fare.

Mundësia e dytë është informaliteti. Ndoshta hotelet nuk po raportojnë sa duhet shitjet dhe buxheti po humbet para. Ose varianti i tretë është një kombimin i të dyjave. Shifra 2.8 miliardë euro është e fryrë dhe sektori noton në informalitet duke bërë që buxheti të mos marrë përfitimet që i takojnë. Ky është paradoksi i turizmit sot në Shqipëri. Miliarda euro në letër, por qindarka lekë në buxhet.

Etiketa: berishaKryesore1turizmi

Lajme të lidhura

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë
Breaking Views

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë

20:05 - 17/03/26
‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë
Breaking Views

‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë

19:30 - 17/03/26
Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”
Breaking Views

Berisha konfirmon: Do rikandidoj për kryetar më 23 maj, dorëheqje, jo pas “farsave elektorale”

17:39 - 17/03/26
Para
Kërkon të largohet por blerja e rivalëve prish planet e rezervës së Realit

Kërkon të largohet por blerja e rivalëve prish planet e rezervës së Realit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com