GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Afera e djegësve nuk mund të jetë një aferë familjare

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Rama e Veliaj fshehën pronarët e vërtetë të inceneratorëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë një deklarate për mediat foli sërish për aferën e djegësve. Berisha theksoi se Arben Ahmetaj refuzoi 6 herë firmosjen e koncesionit për inceneratorin e Tiranës. Partia Demokratike i ka denoncuar të gjitha aferat dhe i ka çuar në SPAK të gjithë me radhë.

Sipas Berishës, është kërcënuar partnerja e Arben Ahmetajt, në mënyrë që të bëhet një aferë familjare. Jo, afera e djegësve nuk mund të jetë një aferë familjare.

“Vapa e gushtit ra, por flakët e djegësit të Tiranës që nuk ekziston bëhen gjithnjë e më përcëlluese. Të dhëna autentike, zyrtare, origjinale faktojnë se Erion Veliaj është autori më kryesor së bashku me Edi Ramën i vjedhjes së shekullit me inceneratorin e Tiranës.

Këto të dhëna të cilat disponohet plotësisht edhe nga Prokuroria Speciale dëshmojnë se, jo një, por gjashtë herë Ministria e Financave fillimisht Shkëlqim Cani dhe më vonë Arben Ahmetaj kanë refuzuar kërkesën e përsëritur prej gjashtë herësh të ndërtimit të djegësit të Tiranës, si një kërkesë krejtësisht e papërballueshme nga pikëpamja financiare, gjë të cilën e konfirmon me përgjegjësi të plotë para një viti edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Janë të gjitha datat: 28 shtator 2016, 27 nëntor, 7 dhjetor i po të njëjtit vit, 27 dhjetor të 2016 në të cilat Ministria e Financave ka shprehur disaprovimin e saj të plotë për djegësin e Tiranës. Përveç këtyre, data 1 shkurt, 21 shkurt, pra janë edhe këto data të kërkesave dhe të refuzimit të Ministrisë së Financave për projektin e vjedhjes së shekullit që është Inceneratori i Tiranës.

Në ndryshimin e qendrimit, të cilin unë nuk e mbroj, nuk pranoj se ndryshimi i qendrimit të Ministrisë së Financave duhet të ndodhte, por në ndryshimin e qendrimit, rol vendimtar ka patur falsifikimi dhe mashtrimi i Erion Velliajt, se bashkia do të përballonte shpenzimin për fondin prej 91 milionë eurosh.”, u shpreh Berisha.

Etiketa: deklaratadjegesi i TiranesKryesore1Sali Berisha

Lajme të lidhura

Veliaj i drejtohet Taulant Ballës, kërkon komision hetimor për Ramën dhe ministrin Gogu: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Aktualitet

Veliaj i drejtohet Taulant Ballës, kërkon komision hetimor për Ramën dhe ministrin Gogu: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

15:47 - 11/11/26
Protesta kundër qeverisë/ Studentët e Mjekësisë iu bashkohen të rinjve të tjerë para Ministrisë së Arsimit
Aktualitet

Protesta kundër qeverisë/ Studentët e Mjekësisë iu bashkohen të rinjve të tjerë para Ministrisë së Arsimit

15:31 - 11/11/26
Zhupa: Rama të dëgjojë Bashkimin Europian, kërkohet zgjidhje politike dhe jo represion
Aktualitet

Zhupa: Rama të dëgjojë Bashkimin Europian, kërkohet zgjidhje politike dhe jo represion

14:55 - 11/11/26
Para
Plagosja e 40-vjeçarit në Vlorë zbulon shtëpinë e barit

Lëvizte nëpër Vlorë me makinë të vjedhur, prangoset 30-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Veliaj i drejtohet Taulant Ballës, kërkon komision hetimor për Ramën dhe ministrin Gogu: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Aktualitet

Veliaj i drejtohet Taulant Ballës, kërkon komision hetimor për Ramën dhe ministrin Gogu: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

15:47 - 11/11/26

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i ka kërkuar zyrtarisht kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ngritjen e...

Lexo më shumë
Protesta kundër qeverisë/ Studentët e Mjekësisë iu bashkohen të rinjve të tjerë para Ministrisë së Arsimit

Protesta kundër qeverisë/ Studentët e Mjekësisë iu bashkohen të rinjve të tjerë para Ministrisë së Arsimit

15:31 - 11/11/26
Egjipti shpall organizata terroriste 35 subjekte në Evropë, në listë edhe një shoqatë në Shqipëri

Egjipti shpall organizata terroriste 35 subjekte në Evropë, në listë edhe një shoqatë në Shqipëri

15:13 - 11/11/26
Zhupa: Rama të dëgjojë Bashkimin Europian, kërkohet zgjidhje politike dhe jo represion

Zhupa: Rama të dëgjojë Bashkimin Europian, kërkohet zgjidhje politike dhe jo represion

14:55 - 11/11/26
Kumbaro njoftoi leksion të hapur, studentët e Mjekësisë mblidhen te QSUT, ministrja nuk shkon

Kumbaro njoftoi leksion të hapur, studentët e Mjekësisë mblidhen te QSUT, ministrja nuk shkon

14:34 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com