GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Prokuroria i ka regjistrimet e Agasit, por po fshijnë videot e ministrave, deputetëve dhe zyrtarëve

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Prokuroria i ka regjistrimet e Agasit, por po fshijnë videot e ministrave, deputetëve dhe zyrtarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish për arrestimin e Ergys Agasit, duke bërë një sërë akuzash të lidhur me rolin dhe ndikimin që Agasi ka pasur pranë qeverisë.

Në një deklaratë publike, Berisha e cilësoi Agasin si “koordinatorin e Edi Ramës për të gjitha organizatat kriminale dhe kartelet e drogës”, duke pretenduar se ai kishte një rol të rëndësishëm në kontrollin e të dhënave dhe institucioneve shtetërore.

Sipas Berishës, përmes lidhjeve me drejtues të institucioneve, Agasi kishte akses dhe ndikim mbi të dhënat e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në Shqipëri.

Sipas ish-kryeministrit, Agasi kishte nje zyre ku hynin e dilnin zyrtare te larte dhe ser ata regjistroheshin me ze dhe figurë.

Berisha theksoi se “prokuroria i ka regjistrimet e Agasit në zyrën e tij në Bllok, por po fshijnë ministrat, deputetët dhe zyrtarët e lartë”.

“Ergys Agasi ka disponuar në zonën më qendrore të Tiranës, një zyrë, studio apo ta quajmë ç’të doni, më e veçanta në llojin e saj në Shqipëri dhe mbase në Evropë.

Zyra e Ergys Agasit bënte regjistrime në figurë dhe zë, sapo të hapje derën dhe sapo të dilje nga ajo derë. Maniak. Ishte maniak, se maniakët bëjnë akte që thua ti pse i bëjnë, i bënte ai. Mirëpo regjistrimet e tij, duhet ta dinë shqiptarët, herë-herë provojnë se ajo zyrë ishte një kuplara e vërtetë në mes të Tiranës.

Në atë zyrë janë paraqitur pa asnjë motiv zyrtar ministra, ministre, drejtorë të përgjithshëm, drejtoresha të përgjithshme, deputetë, deputete. Janë paraqitur gjykatës, prokurorë, zyrtarë të lartë të policisë, etj, etj.

Pra, zyra e Agasit në Bllok është zyra e një mafiozi ku përdoreshin të gjitha mjetet për arritjen e qëllimeve. Këto fotot, zërat, videot, të gjitha i disponon prokuroria. Ata po fshijnë ministrat, sipas disa burimeve. Ata po fshijnë deputetët, po fshijnë zyrtarët më të lartë. Por i garantoj se hetimi i tyre nuk do ndalet ndonjëherë. Nuk ndalet ndonjëherë ai hetim,” tha Berisha.

Etiketa: agasi videoberishaKryesore1

Lajme të lidhura

Studentët e gjakosur brenda furgonit të policisë, deputeti Kapri- policëve: Do mbani përgjegjësi!
Aktualitet

Studentët e gjakosur brenda furgonit të policisë, deputeti Kapri- policëve: Do mbani përgjegjësi!

16:51 - 13/10/26
Përplasjet gjatë protestës së studentëve/ Ekspertët e kriminalistikës ‘zbarkojnë’ te Ministria e Arsimit
Aktualitet

Përplasjet gjatë protestës së studentëve/ Ekspertët e kriminalistikës ‘zbarkojnë’ te Ministria e Arsimit

16:47 - 13/10/26
Gjakosja e të riut nga policia, reagon Këlliçi: Dhuna shtazarake ndaj studentëve e papranueshme! Akt lufte që Rama ka shpallur
Aktualitet

Gjakosja e të riut nga policia, reagon Këlliçi: Dhuna shtazarake ndaj studentëve e papranueshme! Akt lufte që Rama ka shpallur

16:39 - 13/10/26
Para
“Arrestimi i Agasit ishte i negociuar”, Berisha: Të dielën u takua me Taulant Ballën në një lokal të Elbasanit

"Arrestimi i Agasit ishte i negociuar", Berisha: Të dielën u takua me Taulant Ballën në një lokal të Elbasanit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët e gjakosur brenda furgonit të policisë, deputeti Kapri- policëve: Do mbani përgjegjësi!
Aktualitet

Studentët e gjakosur brenda furgonit të policisë, deputeti Kapri- policëve: Do mbani përgjegjësi!

16:51 - 13/10/26

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, ka qenë pranë studentëve të dhunuar nga policia në protestën e sotme para Ministrisë...

Lexo më shumë
Përplasjet gjatë protestës së studentëve/ Ekspertët e kriminalistikës ‘zbarkojnë’ te Ministria e Arsimit

Përplasjet gjatë protestës së studentëve/ Ekspertët e kriminalistikës ‘zbarkojnë’ te Ministria e Arsimit

16:47 - 13/10/26
Gjakosja e të riut nga policia, reagon Këlliçi: Dhuna shtazarake ndaj studentëve e papranueshme! Akt lufte që Rama ka shpallur

Gjakosja e të riut nga policia, reagon Këlliçi: Dhuna shtazarake ndaj studentëve e papranueshme! Akt lufte që Rama ka shpallur

16:39 - 13/10/26
Policia vijon shoqërimet me forcë, protestuesit zvarriten nga efektivët në rrugë

Policia vijon shoqërimet me forcë, protestuesit zvarriten nga efektivët në rrugë

16:31 - 13/10/26
U arrestua për ndërhyrjet në “Vjosë”/ Gjykata liron krahun e djathtë të Tërmet Peçit

U arrestua për ndërhyrjet në “Vjosë”/ Gjykata liron krahun e djathtë të Tërmet Peçit

16:23 - 13/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com