GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha akuza Ballës: Ka porositur vrasje, i pari që e uroi ishte…

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha akuza Ballës: Ka porositur vrasje, i pari që e uroi ishte…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu demokrat Sali Berisha ka artikuluar akuza të forta në drejtim të Taulant Ballës, ministër i Brendshëm, ndërsa u shpreh se ai është më i poshtër se Pëllumb Gjoka, të dy kanë porositur vrasje.

Referuar operacionit “Metamorfoza”, Berisha tha se ky operacion është rregjistruar në janar, por ai u shty vetëm që këta banditë, vrasës, trafikantë, përdhunues të përdoren kundër opozitës dhe të sillen në Shkodër si pushtues.

“Por iu them nga ana tjetër se, miku i ngushtë i Edi Ramës, Pëllumb Gjoka, në fakt edhe i Erion Veliajt, sepse Erion Veliaj e ka pajisur me leje ndërtimi para 10 ditësh, dy javësh.

Pra, miku i ngushtë i Edi Ramës vendosi Velipojën në pushtim më 14 maj dhe ne e denoncuam. Bajrët, që u informuan, që ia mbathën më 14 maj me makina të blinduara ushtruan terror në Shkodër, e kështu me rradhë në të gjithë Shqipërinë bandat.

Por një gjë dua të them, se midis Pëllumb Gjokës dhe Taulant Ballës, edhe më i poshtri është Taulant Balla, sepse Pëllumb Gjoka nuk synoi të bëhej ministër. Pëllumb Gjoka ka porositur vrasjen e punonjësit të burgjeve, Hysenbelliut.

Taulant Balla, sipas dëshmive në sallën e gjyqit ka porositur vrasjen e Ravik Gurrës. Njëra është dëshmi në sallën e gjyqit, tjetra është interceptim telefonik, të dyja janë valide. Njëri bëhet ministër, tjetri shkon në qeli.

Po pse shkon në qeli tjetri do thoni ju? Duhet të them lavdi Francës, Belgjikës dhe Holandës, se Pëllumb Gjoka do kishte marrë dhe një silver city tjetër, por partnerët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm dhe po japin me dëshifrimin, transkriptimin e telefonatave të tyre.

Kurse këto që janë në Shqipëri për Taulantin, këtu bëhet gjyqi, ndërpriten, zhduken me vendim gjykate”, tha Berisha.

Në vijim të akuzave, Berisha tha se i pari që e ka uruar Taulant Ballën kur u bë ministër i Brendshëm ishte Juli i Pashakos.

Etiketa: akuzaballaberishaKryesore1

Lajme të lidhura

Protesta/ Zyrtarja e DASH takon Marjana Koçekun dhe dy përfaqësues të opozitës
Breaking Views

Protesta/ Zyrtarja e DASH takon Marjana Koçekun dhe dy përfaqësues të opozitës

19:02 - 13/11/26
Moti i keq, rënie gurësh në aksin Margegaj-Valbonë, ndërprerje e energjisë elektrike në Kukës, Has dhe Tropojë
Aktualitet

Moti i keq, rënie gurësh në aksin Margegaj-Valbonë, ndërprerje e energjisë elektrike në Kukës, Has dhe Tropojë

18:38 - 13/11/26
“Mali i Zi drejt finishit”/ Integrimi në BE, Kaja Kallas e rendit Shqipërinë me Moldavinë dhe Ukrainën
Breaking Views

“Mali i Zi drejt finishit”/ Integrimi në BE, Kaja Kallas e rendit Shqipërinë me Moldavinë dhe Ukrainën

18:25 - 13/11/26
Para
Shkrimtari Ismail Kadare merr nënshtetësinë e Kosovës

Shkrimtari Ismail Kadare merr nënshtetësinë e Kosovës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë
Breaking Views

Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë

19:31 - 13/11/26

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar shkelje të shumta në 14 tendera të zhvilluar nga Bashkia e Durrësit. Fondi...

Lexo më shumë
Protesta/ Zyrtarja e DASH takon Marjana Koçekun dhe dy përfaqësues të opozitës

Protesta/ Zyrtarja e DASH takon Marjana Koçekun dhe dy përfaqësues të opozitës

19:02 - 13/11/26
Moti i keq, rënie gurësh në aksin Margegaj-Valbonë, ndërprerje e energjisë elektrike në Kukës, Has dhe Tropojë

Moti i keq, rënie gurësh në aksin Margegaj-Valbonë, ndërprerje e energjisë elektrike në Kukës, Has dhe Tropojë

18:38 - 13/11/26
“Mali i Zi drejt finishit”/ Integrimi në BE, Kaja Kallas e rendit Shqipërinë me Moldavinë dhe Ukrainën

“Mali i Zi drejt finishit”/ Integrimi në BE, Kaja Kallas e rendit Shqipërinë me Moldavinë dhe Ukrainën

18:25 - 13/11/26
Tirana lë pas rivalët, Partizani dhe Dinamo zhgënjejnë në renditjen vjetore

Tirana lë pas rivalët, Partizani dhe Dinamo zhgënjejnë në renditjen vjetore

18:01 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com