GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha akuza Ramës: Mori Portin e Durrësit për t’u bërë miliarder

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Rama dhe Yuri Kim do të dështojnë si McGonigal
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kreun e qeverisë, Edi Rama për çështjen e inceneratorëve, duke u shprehur se ka shpenzuar 420 milionë euro për impiante që nuk ekzistojnë.

Nga Vlora ku prezantoi kandidatin për zgjedhjet vendore, Berisha tha se kryeministri është i pari që drejton qeverinë për vjedhjen e qytetarëve. Duke u ndalur tek projekti i Portit të Durrësit, Berisha deklaroi se Rama gjeti një miliarder arab për të grabitur 820 mijë metër katror truall për t’u pasuruar vetë.

Berisha: Problemi është se sot kemi një varfëri në shtim. Kemi një varfëri që frikëson, rritet. Nuk shohim asnjë perspektivë se si do të kemi një jetë më të mirë. Duke ardhur këtu lexoja, në muajin shkurt, çmimi i ushqimeve krahasuar me një vit më parë ishte 12% më i lartë. Secili prej jush shpenzon më shumë për kafshatën e gojës. Në 8 vite kjo është 40%. Ky njeri që është në pushtet, ngriu rrogat. Nuk rriti rrogat dhe pensionet. Kjo shndërrohet në rënkime, në lot mjerimi dhe në bindjen se ky vend nuk bëhet. Ndaj shqiptarët ikin.

Këto nuk janë të vërteta sepse në rast se Edi Rama dhe qeveria do të kishin zemër dhe dëshirë që të shihte shqiptarët të mëkëmbeshin, të jetonin më mirë, mund të kishte rritur rrogat të paktën 3 herë në 8 vite. Në 8 vite përpara këtyre, ne dyfishuam rrogat dhe pensionet, ndërtuam 11 mijë km rrugë. Morëm borxh gjithsej 4.4% të prodhimit të brendshëm. Ky borxhin e rriti me 43%. Është 107% sot. Ky pot ë donte, me këtë borxh mund të rriste pa asnjë vështirësi 3 herë rrogat. Vetëm me borxhin që mori në 2021 në shtator, 700 mln euro, rrogat e shqiptarëve mund të ishin rritur 70%.

Ky vendosi një mekanizëm vjedhje që e kryeson vetë. Ka një ligj që thotë, po vodhi Presidenti, të gjithë vjedhin. Po vodhi kryeministri, të gjithë vjedhin. Kryeministri prin me vjedhje. Kryeministri firmos duke shkelmuar ligjin për ndërmarrjen e tij, 420 milionë euro për djegësat e Shqipërisë. Asnjë djegës nuk ekziston sot as në Fier, Elbasan apo Tiranë. Kryeministri merr Portin e Durrësit, gjen një arab miliarder dhe thotë me vete pse të mos bëhet miliarder. Merr me arabin, 820 mijë metër katrorë truall. I gjithë sekti i Rilindjes vjedhin qytetarët. Ky udhëton me avion dhe ka shpenzuar 22 milionë euro. Avioni i tij me dhomë gjumi luksoze. Sepse zotëria e tij lodhet shumë në një kohë kur nga 47 mbledhje qeverie ka qenë vetëm në 19.

Etiketa: akuzaberishaKryesore1Rames

Lajme të lidhura

Gjykata e Lartë e la në burg Erion Veliajn, reagon Kryeministri Rama: Përsëri Tirana pa kokë
Aktualitet

Gjykata e Lartë e la në burg Erion Veliajn, reagon Kryeministri Rama: Përsëri Tirana pa kokë

15:42 - 15/09/26
Ambasadori kroat: Qeveria duhet të dëgjojë mesazhin e protestës, gjenerata e re do t’i japë fund tranzicionit
Aktualitet

Ambasadori kroat: Qeveria duhet të dëgjojë mesazhin e protestës, gjenerata e re do t’i japë fund tranzicionit

15:13 - 15/09/26
Korreshi përplaset me Gogun për Sokol Sadushin: I lidhni shallin sa herë ka mbledhje me partizanë
Aktualitet

Korreshi përplaset me Gogun për Sokol Sadushin: I lidhni shallin sa herë ka mbledhje me partizanë

15:01 - 15/09/26
Para
Tërmeti/ Erdogan: Brenda vitit do t’i rimëkëmbim të gjitha

Erdogan i jep dritën jeshile Finlandës për NATO, kushti për Suedinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Dibër, plagosen 5 persona, 4 prej tyre nisen drejt Tiranës
Aktualitet

Aksident i rëndë në Dibër, plagosen 5 persona, 4 prej tyre nisen drejt Tiranës

17:11 - 15/09/26

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin nacional Maqellarë–Peshkopi, ku kanë mbetur të plagosur 5 persona. Të plagosurit kanë marrë...

Lexo më shumë
Zjarr në Gjirokastër, flakët rrezikojnë banesat dhe një fabrikë uji

Zjarr në Gjirokastër, flakët rrezikojnë banesat dhe një fabrikë uji

16:31 - 15/09/26
Gjykata e Lartë e la në burg Erion Veliajn, reagon Kryeministri Rama: Përsëri Tirana pa kokë

Gjykata e Lartë e la në burg Erion Veliajn, reagon Kryeministri Rama: Përsëri Tirana pa kokë

15:42 - 15/09/26
Seferi nuk ndalet! Dopietë dhe notë fantastike, sulmuesi kuqezi në formacionin e javës në Turqi

Seferi nuk ndalet! Dopietë dhe notë fantastike, sulmuesi kuqezi në formacionin e javës në Turqi

15:35 - 15/09/26
Ndahet nga jeta Prof. Dine Abazi, ish-presidenti i Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë

Ndahet nga jeta Prof. Dine Abazi, ish-presidenti i Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë

15:25 - 15/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com