Sali Berisha u shpreh i sigurt në fitoren e zgjedhjeve të 11 majit në takimin me demokratët e njësisë 7 në kryeqytet. Në fjalën e tij kreu i PD-së tha se gjatë këtij viti u përballën me format më të egra të censurës, por u provuan të pamposhtur para shqiptarëve se mbrojtën kauzat e drejta.
“Uroj nga zemra një vit në lartësinë e pritshmërive tona, një vit të opozitës, një vit të fitores sonë. I dashur Belind, i dashur Lefter, Klevis, Avni, Grigels, Genti. Një përshëndetje të përzemërt dhe për ju, për punën që bëni dhe keni bërë gjatë këtij viti, në të cilin ne kaluam në situata në të cilat u provuam para shqiptarëve, së pari gra dhe burra, të rinj dhe të reja të pamposhtur, sepse mbrojtëm kauza të drejta. Ne nuk kishim fuqi mbinjerëzore, por fuqia e kauzës së drejtë dhe të vërtetës është mbinjerëzore, është sa hyjnore aq dhe tokësore. Ne, gjatë këtij viti u përballëm me format më të egra të represionit, format më të egra të censurës. U përballëm me shfaqjet më të shëmtuara të narkoshtetit dhe narkodiktaturës, por ja ku jemi sot më të vendosur se kurrë në fitoren e 11 majit. Ne, jemi sot më të sigurt se kurrë në fitoren e 11 majit, sepse sot, para çdo shqiptari ne paraqitemi avoketër të ndershëm, të guximshëm të interesave të tij”.
Sipas Berishës, zhvillimet e kësaj jave janë si rezultat i denoncimeve anonime të Edi Ramës pasi do të heqë qafe Erion Veliajn.
Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se Veliaj do të regjistrohet në analet e ujërave të zeza.
“Të dashur miq, ne përballë kemi një ngrehinë të kalbur, kemi një regjim të kalbur nga koka te këmbët. Ato që ju dëgjoni këto ditë për kryevjedhësin e kryeqytetit, ato janë realitet po kaq i trishtë për organizatën kriminale që quhet qeveri, dhe institucionet e tjera të vendit.
Por, është në meritën tuaj të madhe që, 40 javë rrethuat çdo javë Bashkinë e Tiranës për dinjitetin e çdo qytetari te Tiranës, për dinjitetin e shtëpisë së parë të bashkisë, pasi Erion Veliaj do regjistrohet në analet e zeza të historisë, si një nga hajdutët më të shpërfytyruar dhe më të papërmbajtur të kësaj toke.
Ju, protestuat 40 javë, dhe them edhe njëherë, korrespondon të jetë në të 40-tat e tij. Ndaj një njeriu që kishte përfytyruar kryeqytetin e vendit që është truri i vendit, si një qytet i budallepsur dhe pa tru, dhe u thoshte qytetarëve se kam mbjellë 1 milionë pemë dhe besonte se duke deklaruar se ka mbjellë 1 milionë pemë, do mund të justifikonte vjedhjen e dhjetëra e dhjetëra milionë eurove me pemë që nuk i mbolli kurrë.
Vetëm për këtë, në çdo vend që funksionon shteti ligjor, ky njeri dënohej rëndë për mashtrim publik. Ju, nuk u tërhoqët. Ju faktuat, Belind Këlliçi, dhe ju faktuat, se ai kishte vendosur në bashki modelin 100% të vjedhjes, model që, sigurisht që vjedhësi ishte 100%, por modeli ky, shoqërohej me krime të shëmtuara, me shembje të blloqeve tëra pallateve për të vjedhur paratë e qytetarëve. Për të ndërtuar ata dhe për të bërë tregti me troje dhe pallatet e qytetarëve dhe paratë e tyre.
Erion Veliaj, ishte njeriu që kërkoi me shkrim dhënien me koncension të ndërtimit dhe të përdorimit të djegësit të Tiranës. Ishte njeriu që, mashtroi me shkrim se Këshilli Bashkiak ka vendosur të përballojë bashkia shpenzimet për ndërtimin e tij, në një kohë kur, këshilli bashkiak nuk ishte mbledhur kurrë. Në një kur, me Kushtetutë dhe ligje, kryetari i bashkisë, as edhe kryeministri, por kryetari i bashkisë nuk ka të drejtë asnjë qindarkë të lëvizë pa këshillin bashkiak.
Por, ai e kishte paracaktuar për të vjedhur me Edi Ramën.
Erion Veliaj, kishte firmosur me Damian Gjiknurin fillimisht, dhe pastaj Belinda Ballukun, se do të mbikqyrte ndërtimin e djegësit dhe do të raportonte çdo muaj situacionet.
Erion Veliaj, u refuzuan 4 herë nga Arben Ahmetaj, se duhet t’i themi gjërat. Ne kurrë nuk duhet të heqim dorë nga e vërteta miqtë e mi, asnjëherë. Arben Ahmetaj, e kishte refuzuar 4 herë kërkesëne tij, dhe herën e pestë i thotë: ka miratuar këshilli.
Natyrisht, në rast se do e kishte miratuar këshilli, qeveria qendrore me Kushtetutë, në mënyrë absolute dhe kategorike nuk mund të ndërhynte. Dhe ky, në këtë rast thotë mirë, e ka miratuar këshilli. Dhe këta na marrin, dhe arrestojnë Arben Ahmetajn për këtë djegës, dhe nuk i bëjnë një akuzë të vetme Erion Veliajt.
A mund të imagjinoni ju, një hetim të tillë? A mund të imagjinoni ju, se çfarë skandali, se kjo është një organizatë kriminale, po si nuk mund të akuzosh ti njeriun që mashtroi, se do ta mbikqyrë hap pas hapi dhe do raportojë çdo situacion çdo muaj?
Njeriu që u zotua që ka vendosur këshilli dhe nuk kishte vendosur asnjëherë këshilli. Njeriu që kërkoi ndryshimin e modelit nga publik, në koncension.
Dhe, e përdorur pra, Skapi i përdorur si organizatë kriminale nga Edi Rama e përjashton nga çdo formë përgjegjësie. Po nuk e falët ju. Ata e falën, por ju nuk e falët! Ju u mblodhët 40 herë, 40 javë me radhë.
A mund të imagjinoni ju, kompaninë 5D të drejtorëve të tij që, fitonte të gjitha tenderat e bashkisë me urdhër të Erion Veliajt që ndërtonte hotele 20 katëshe me paratë e qytetarëve të Tiranës, dhe të mos kishte asnjë akuzë ndaj tij.
Pra, në qoftë se, skandali është skandal, janë pikërisht këto hetime”, tha Berisha.
Ai tha se PD do të paraqesë para shqiptarëve një program, i cili i jep përgjigje emergjente varfërisë së frikshme, sipas tij, që po largon shqiptarët.
“Ne, kemi mbrojtur palëkundur, së pari, interesin kombëtar që është interesi i parë i çdo njeriu të qytetëruar. Ne, kemi bërë gjithçka për të mbrojtur pasuritë dhe fondet publike të qytetarëve shqiptarë nga një lukuni e pangopur që nuk e ka parë kurrë toka, e cila i shpërndan ato midis klaneve të veta, varfëron dhe mjeron çdo ditë shqiptarët. Ne, po paraqesim para shqiptarëve një program, i cili i jep përgjigje emergjente kësaj situate varfërie të frikshme, e cila largon shqiptarët çdo ditë, çdo natë nga Shqipëria. Mendoj se, këto janë faktorët të cilët shumë njerëz duan ta quajnë vitin 2024 si vitin e opozitës, por ne preferojmë të quajmë si vit të opozitës vitin 2025, vitin e fitores sonë”.
gijotina.com/
Discussion about this post