GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha akuzon: Jahti i kapur me drogë në Greqi ishte i Bistrit

12:43 - 28/07/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha akuzon: Jahti i kapur me drogë në Greqi ishte i Bistrit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se Oltion Bistri,i arrestuar me urdhër të SPAK ditën e premte 27 korrik, njihet me pseudonimin ‘Çami’ në botën e krimit.

Berisha: Tani le t’u kthehemi pak dy eksponentëve kryesorë të krimit të arrestuar dje. Oltion Bistri, drejtor i Forcës Operacionale, drejtorisë më nevralgjike antikrim.

Ky është posti që kishte deri para një jave, Olti Bistri.

Olti Bistri njihet në botën e krimit me pseudonimin Çami. Ish-shefi i komisariatit në Pogradec, dhe më pas në Forcat Operacionale, dhe i kërkuar në Maqedoni për trafik të lëndëve narkotike në Maqedoni. I kërkohen shenjat e gishtave. Jahti luksoz i kapur në Greqi është i Olti Bistrit dhe çantat e hashashit janë me mbishkrimin Çami.

Mjetet e komunikimit që përdor janë telefonat e dekriptuar. Pas arrestimit të gjeneral Lisit, panik i madh te Don Agaçi dhe vetë kreu i Meduzës.

Lexoni denoncimin e vitit 2022: ‘Arrestimi i fundit në Itali i mikut të Agaçit i ka futur frikën të gjatit nga Antimafia Italiane dhe ‘Guardia di Finanza’. Të kapur gafil nga lekët që kanë vjedhë te inceneratorët, për të mbrojtur veten, ministrat dhe lali plehun e bashkise, i gjati po bën lëvizje të shumta në strukturat e policisë.

Pritet që në drejtim të Forcave Operacionale të vendoset Olti Bistri, një ushtar i Saimir Tahirit në bizneset me drogën, që do dekonspirojë operacionet kundër këtyre mafiozëve të Ramës. E kanë pajisur këto dite me certifikatë sigurie, me lobim të fortë të Tom Doshit, Belinda Ballukut, Tan Leprit, Aranit Arapit, që tani dini ju se është këshilltar i ministrit të familjes Çuçi dhe që ka qenë baloz i zi i drogës gjatë Tahirit. Gradën e ka marrë.

Pritet që do shtrëngohen radhët brenda policisë, dhe Rama do të kalojë një ligj që do vendosë në spiunim të gjithë familjet e policëve që t’i mbajë në kontroll mos e arrestojnë”.

“Përshëndetje Doktor. Në Tiranën në zonën numër 2, kërcet bixhozi në katër anët. Natyrisht gjobat i merr Bistri”. “Narkopolicia, pronë e Ardi Veliut. Se ky është një nga zarët kryesorë edhe të Ardi Veliut. Ky është përdorur për fotografime. Ky i ka nxjerrë Veliut atë videon të asaj nënës që lozte në një film dhe Veliu e paraqiti në parlament si të tillë dhe si të atillë, në një kohë kur e punësuan për t’ia mbyllur gojën. Narkodrejtori Veliu e emëroi në kundërshtim me ligjin në Durrës. Bistri mblidhte gjobat në zonën e ish-Bllokut në Tiranë dhe ishte lidhje me Shullazin”.

“Ky Oltion Bistri merrte 10 mijë euro për çdo person në kërkim, ndryshe e merrte në arrest. Rasti i dy shtetasve nga Fieri, mbase i kujton diçka kur ta lexojë. Gjatë pandemisë dhe fushatës, ky dhe Ermal Kapllani i Lal Djegësit, kanë bërë 500 mijë euro duke favorizuar ndërtimet pa leje dhe lejuar lokalet. Bistri paguan për shtëpinë që Ardi Veliaj ka blerë te Kodra e Diellit, por që për çudi nuk i doli gjatë vetingut. Ju garantoj me jetë për këto që u them”.

 

Etiketa: berishabistrijahtKryesore1

Lajme të lidhura

PD reagon pas qëndrimit të KE për imunitetin e Ballukut/ Boçi: Lufta e Ramës minon integrimin
Breaking Views

PD reagon pas qëndrimit të KE për imunitetin e Ballukut/ Boçi: Lufta e Ramës minon integrimin

17:21 - 09/02/26
Dashnor Sula fillon punën si Kryeinspektor: Me Ramën s’e kemi parë njëri-tjetrin si armiq
Breaking Views

Dashnor Sula fillon punën si Kryeinspektor: Me Ramën s’e kemi parë njëri-tjetrin si armiq

17:01 - 09/02/26
Këlliçi: Skandali Balluku-Rama shënon fundin e kësaj qeverie
Aktualitet

Komisioni Europian shuplakë Ramës: Kuvendi të adresojë pa vonesë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut

15:21 - 09/02/26
Para
Aksioni i SPAK/ Berisha: Urdhër-arrestet u shitën 3-5 milionë euro

Aksioni i SPAK/ Berisha: Urdhër-arrestet u shitën 3-5 milionë euro

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-presidenti Moisiu del nga spitali, pas problemeve me zemrën, reagon QSUT
Aktualitet

Ish-presidenti Moisiu del nga spitali, pas problemeve me zemrën, reagon QSUT

17:30 - 09/02/26

Ish-presidenti i vendit Alfred Moisiu ka dalë nGa spitali Nënë Tereza, pasi u shtrua pak ditë më parë. Lajmin e...

Lexo më shumë
PD reagon pas qëndrimit të KE për imunitetin e Ballukut/ Boçi: Lufta e Ramës minon integrimin

PD reagon pas qëndrimit të KE për imunitetin e Ballukut/ Boçi: Lufta e Ramës minon integrimin

17:21 - 09/02/26
Tragjedia e familjes Kola në Itali, mblidhen 75 mijë euro për kthimin e 4 trupave në Shqipëri

Tragjedia e familjes Kola në Itali, mblidhen 75 mijë euro për kthimin e 4 trupave në Shqipëri

17:09 - 09/02/26
Dashnor Sula fillon punën si Kryeinspektor: Me Ramën s’e kemi parë njëri-tjetrin si armiq

Dashnor Sula fillon punën si Kryeinspektor: Me Ramën s’e kemi parë njëri-tjetrin si armiq

17:01 - 09/02/26
Makina të vjedhura për të kryer atentat në Vlorë, policia gjen “Audi Q5” dhe një automjet tjetër

Makina të vjedhura për të kryer atentat në Vlorë, policia gjen “Audi Q5” dhe një automjet tjetër

16:44 - 09/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com