GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha akuzon me emra: Rama i dha Gjergj Lucës dhe Dorian Beut portin e peshkatarëve për trafik d*oge

13:57 - 28/08/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha akuzon me emra: Rama i dha Gjergj Lucës dhe Dorian Beut portin e peshkatarëve për trafik d*oge
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe emrave konkretë që, sipas tij, kanë kontrolluar Portin e Durrësit dhe atë të peshkatarëve, duke i lidhur me trafik ndërkombëtar droge dhe me përfshirjen direkte të strukturave qeveritare.

Ai tha se Troplinët kanë pasur kontroll të plotë mbi portin kryesor të vendit, përmes të cilit janë trafikuar tonelata droge drejt Italisë dhe Europës, ndërsa tashmë kontrolli i portit të peshkatarëve i është dhënë dy emrave të tjerë: Gjergji Lucës dhe Dorian Beut.

Ai përmendi dosje të antimafias italiane, ku përmendet emri i Dorian Beut në një komunikim për 310 kg lëndë narkotike, dhe e cilësoi atë si “kryepeshkaqenin” e vërtetë të trafikut në port.

Pjesë nga deklarata:

Dreka e drogës!
Në mënyrën më të përsëritur unë u kam deklaruar shqiptarëve se porti i Durrësit kontrollohet nga karteli Troplini.
Unë nuk kam heshtur, por e kam përsëritur atë sepse të dhënat ishin të sigurta.
Nuk mund ta bëja kurrë një gjë të tillë, por të dhënat e mia ishin të sigurta se Troplinët, ky kartel monstruoz kontrollonte në çdo qelizë portin.
U desh Antimafia Italiane me dosjet që solli në shkurt, të cilat Altin Troplini i fshehu deri më 22 maj, që shqiptarët të mësojnë se porti i Durrësit kontrollohej plotësisht nga Troplinët, dhe se nga ky port, tonelatat e drogës shpërndaheshin në Itali dhe mbarë Europën.
Natyrisht Vengu, Lubia ishin thjesht operatorë të Edi Ramës, sepse as njëri dhe as tjetri nuk guxonin t’i jepnin kurrë portin kryesor të vendit një karteli.
Por ngjitur me portin, pak më në veri, me portin tradicional më kryesor shqiptar, ne inauguruam fillimet e portit të peshkatarëve si një domosdoshmëri për t’u dhënë atyre një port modern.
Në këtë projekt ekzistonte edhe merkatoja e peshkut siç e kanë pothuajse rëndom qytetet bregdetare me porte peshkimi.
Çfarë ndodhi?
Punimet në port vazhduan. Ishte një financim i Bankës Islamike prej 12-13 milionë euro.
Porti përfundoi. Po kush e mori portin?
Portin e ndërtuar me borxhe publike të taksapaguesve e merr Gjergji Luca dhe Dorian Beu.
Ja ku i keni këta të dy.
Edi Rama si padrino i këtij vendi, pasi nuk pajtonte dot Lucën dhe Beun me Troplinët, u dha atyre për drogë portin pronë publike të peshkatarëve.
Dhe këta u bënë aksionerë pa derdhur asnjë qindarkë nga xhepi, përvecse duke mbajtur Edi Ramën aksioner në drogën e tyre.
Për ata të cilët mund të kenë, ose dyshonin që si ka mundësi ta kenë Troplinët portin e Durrësit, e morën vesh.
Por tani jo vetëm i Durrësit, edhe ai i peshkatarëve, nuk e kanë më Troplinët. Atë e ka Gjergji Luca me Dorian Beun.
U krijua shoqata ku këta e udhëheqin.
Një dosje italiane, sepse këtu ndalohet me ligj nga Dumanët dhe Troplinët me kompani kapja e drogës apo ndjekja e trafikantëve.
Çdo gjë që ndodh, këtu nga vjen nga jashtë. Lavdi Zotit që janë institucionet ligjzbatuese të vendeve partnere që funksionojnë.
Dosja e Antimafies Italiane fakton se pronari, ja ky Dorian Beu, ekziston telefonata për 310 kilogramë drogë, të gjitha llojet, me opium, me kanabis, me heroinë. Ky me mikstura.
Dhe e kuptoni ju pasionin e tyre për peshkun. Peshku dhe aroma. Aroma dhe peshku.
Janë disa substanca që me aromë mbulojnë gjëra.
Është e njohur kjo.
Pra, ja ku janë dy peshkatarët e famshëm të portit. Peshkaqenët e famshëm të portit. Të dy. Por në të vërtetë kryepeshkaqeni i drogës është ky këtu. Ky që i pyet a do shkojmë 100 milionë?. Po me drogën shkon 1 miliardë mo.
Ja kryepeshkaqeni.

Etiketa: berishadrogeLucaport

Lajme të lidhura

“Të mblidhet Këshilli i Mandateve”/ Bardhi: Balluku po prish provat dhe intimidon dëshmitarët
Aktualitet

“Të mblidhet Këshilli i Mandateve”/ Bardhi: Balluku po prish provat dhe intimidon dëshmitarët

11:56 - 20/12/25
Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja!
Aktualitet

Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja!

11:45 - 20/12/25
CNN: Skenë kaotike në Parlamentin e Shqipërisë! Kërkohet arrestimi i aleates së ngushtë të Edi Ramës
Aktualitet

CNN: Skenë kaotike në Parlamentin e Shqipërisë! Kërkohet arrestimi i aleates së ngushtë të Edi Ramës

11:30 - 20/12/25
Para
Arrestohen motër e vëlla në Dimal, binjakët “furnizonin” qytetin me kokainë

Arrestohen motër e vëlla në Dimal, binjakët “furnizonin” qytetin me kokainë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të mblidhet Këshilli i Mandateve”/ Bardhi: Balluku po prish provat dhe intimidon dëshmitarët
Aktualitet

“Të mblidhet Këshilli i Mandateve”/ Bardhi: Balluku po prish provat dhe intimidon dëshmitarët

11:56 - 20/12/25

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi deklaron në një konferencë për mediat nga selia blu se Këshilli i Mandateve...

Lexo më shumë
Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja!

Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja!

11:45 - 20/12/25
CNN: Skenë kaotike në Parlamentin e Shqipërisë! Kërkohet arrestimi i aleates së ngushtë të Edi Ramës

CNN: Skenë kaotike në Parlamentin e Shqipërisë! Kërkohet arrestimi i aleates së ngushtë të Edi Ramës

11:30 - 20/12/25
Aksident me vdekje në Fushë-Krujë, humb jetën pasagjeri 44-vjeçar

Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën në Maliq, 2 të plagosur

11:15 - 20/12/25
Tragjike në Lezhë! I biri u gjet i pajetë brenda biznesit, nëna nga dhimbja i jep fund jetës

Tragjike në Lezhë! I biri u gjet i pajetë brenda biznesit, nëna nga dhimbja i jep fund jetës

10:59 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com