GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Berisha akuzon: Projekti i djegësit të Tiranës, nga gruaja e Veliajt

14:47 - 19/07/23
në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha akuzon: Projekti i djegësit të Tiranës, nga gruaja e Veliajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryedemokrati Sali Berisha ka publikuar një tjetër denoncim të rëndë në lidhje me inceneratorin e Tiranës, ku në skenë del bashkëshortja e kryebashkiakut, Erion Veliaj.

Berisha theksoi se studioja e bashkëshortes së Veliajt ka qënë konsulente e inceneratorit të Tiranës dhe se koncesionin e kanë bërë edhe për fëmijët e tyre sepse e kanë për 30 vite.

Berisha: A e dini kush e ka bërë projektin e djegësit të Tiranës? Kush ka qenë konsulente?

Studio e Velicës! E bashkëshortes së Erion Veliajt.

Studio aktive dhe superaktive në këtë problem.

Ku është? Pse Erion Veliaj është anëtar kryesor i klanit të plehrave?

Së pari, Erion Veliaj është nismëtari, që e kaloi nga prokurim publik, në koncesion. E nuhati se fitohej më shumë dhe se mund t’ia linte edhe djalit.

Ia kalon për koncesion ministrit Shkëlqim Cani, ai e kundërshton. Ia dërgon Arben Ahmetajt, ai e refuzon. Ia dërgon letrën e dytë dhe më pas të tretën, dhe Ahmetaj shkruan: No koment, meqenëse kjo është kompetencë e qeverisë vendore.

Ahmetaj është në tavë me këtë.

Erion Veliaj që kërcënoi një gazetare që publikoi një fragment të dosjes.

Erion Veliaj, me Edi Ramën dhe Engjëll Agaçin është kupola e djegësit të Tiranës.

Por çfarë ka ndodhur tani? Tani që ka plasur gjirizi dhe ka mbuluar anekënd hapësirën kombëtare dhe ndërkombëtare, tani vini si kalojnë shkresat? Ato kanë vetëm një qëllim, që të tregojnë se Zoto dhe Mërtiri janë pronarët e sipërmarrjes.

Po pse thashë unë që këtë koncesion e kanë edhe për fëmijët e tyre? Sepse e kanë për 30 vite. Natyrisht me të drejtë përsëritje. Dhe për 30 vite kanë përllogaritur 300 milionë.

Po sa shkon? Vetëm në 6 vite, janë shpenzuar aty 110 milionë euro. Prandaj në zhargonin e mafias thuhet se kush kap plehrat, kap miliardat.

 

 

Etiketa: berishaGruaVeliaj

Lajme të lidhura

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Uncategorized

Këmbimi valutor 20 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:46 - 20/03/26
Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
Pak orë para protestës, blindohet Parlamenti me gardh metalik
Breaking Views

Pak orë para protestës, blindohet Parlamenti me gardh metalik

08:30 - 12/03/26
Para
Shkuan për të notuar, mbyten tre vëllezërit minorenë

Shkuan për të notuar, mbyten tre vëllezërit minorenë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Korçë/ 55-vjeçarja bie nga kati i dytë, dëgohet me urgjencë në Spitalin e Traumës
Aktualitet

Ra nga muri në kalanë e Beratit teksa bënte foto, plagoset turistja holandeze

15:04 - 21/03/26

Një shtetase e huaj është dëmtuar pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga një mur në lagjen “Kala” në qytetin...

Lexo më shumë
Drejtuesit e rinj të PS në 12 qarqet, Rama i beson Ballukut sërish drejtimin e Fierit

Drejtuesit e rinj të PS në 12 qarqet, Rama i beson Ballukut sërish drejtimin e Fierit

14:51 - 21/03/26
Berisha: Rama po mashtron, raporti për integrimin nuk është votuar, por Shqipëria mbeti në klasë

Berisha: Rama po mashtron, raporti për integrimin nuk është votuar, por Shqipëria mbeti në klasë

14:40 - 21/03/26
Në Shqipëri çmimi rritet çdo ditë, qeveria e Malit të Zi ul akcizat e naftës: Qytetarët janë më të rëndësishëm

Në Shqipëri çmimi rritet çdo ditë, qeveria e Malit të Zi ul akcizat e naftës: Qytetarët janë më të rëndësishëm

13:35 - 21/03/26
“Po mban sekret thesarin”/ Berisha: Rama fsheh shpenzimet e shtetit për të mbuluar vjedhjet

Shqipëria rrezikon negociatat me BE-në gjatë qeverisjes së tij, Rama i rikthehet refrenit: Fajin e ka Saliu!

13:18 - 21/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com