GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha akuzon SPAK: Altin Dumani komisar politik i PS-së

12:26 - 03/04/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha akuzon SPAK: Altin Dumani komisar politik i PS-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i opzitës, Sali Berisha në një deklaratë nga selia e PD-së ka akuzuar SPAK, se është një mburojë e korrupsionit në vend, e kapur nga PS dhe Edi Rama.

Berisha akuzoi kreun e SPAK Altin Dumani si komisar politik të Partisë Socialiste.

Berisha ka sfiduar kreun e SPAK Altin Dumanin, duke e pyetur sot se çfarë e pengon të çojë çështjen e inceneratorëve në Gjykatë.

“Jam sot para jush për t’iu deklaruar shqiptarëve se SKAP-i është një institucion kryekëput seksion i Partisë Socialiste. Një mburojë e padepërtueshme e korrupsionit, vjedhjeve monstruoze të qeveritarëve shqiptarë, të organizatës kriminale që kryesohet nga Rama.

Nuk kam pasur asnjë dyshim, ua kam deklaruar shqiptarëve këtë në mënyrat më të përsëritura, natyrisht bazuar në fakte, qëndrime të pakundërshtueshme të këtij institucioni.

Këtë e konfirmoj në mënyrë përfundimtare deklarata e kreut të SKAP-it Altin Dumanit për dy nga çështjet më tronditëse për dy nga çështjet e korrupsionit, inceneratorët dhe problemin e ëatergate-it të shekullit të 21-të Rama-McGonigal. Lidhur me problemin e inceneratorëve, tragjikomedia e kësaj afere është e pakufishme. Inceneratori i Tiranës është një kontratë e cila u kushton shqiptarëve 420 mln euro mbi bazën e firmave që janë vendosur në këtë kontratë.

Inceneratori i Tiranës u shpall nga Altin Dumani, komisari politik i SKAP-it si një sipërmarrje që nuk i dihen pronarët. Ky incenerator gllabëron çdo ditë si lubi qindra mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë nga një grup mafioz i cili ka në krye Edi Ramën, Ëngjëll Agaçin, Erion Veliajn dhe disa emra të tjerë.

Dy fjalë do t’i them zotit komisar Dumanit, se pretendimi juaj se nuk dihen pronarët ju akuzon shumë rëndë ju dhe institucionin tuaj. Së pari le të marrim për të vërtetë atë që ju thoni se nuk bllokoni dot fondet se nuk dihen pronarët.

A mund t’u thoni pak shqiptarëve çfarë ju pengon ju zotëri të dërgoni në gjykatë aferën, sepse ju paraqitët si pretekst, pretendim se janë arbitrazhet. Çdo arbitrazh është i detyruar të marrë parasysh vendimet e gjykatës së vendit. Në afera të tjera është proceduar në këtë mënyrë, por ajo nuk ishte SKAP, ishte Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ju nuk e dërgoni dot në gjykatë sepse jeni nën kontrollin e plotë dhe në mbështetje të plotë të asaj bande që vjedh shqiptarët”, u shpreh Berisha.

Etiketa: berishaDumaniKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet
Breaking Views

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

20:30 - 03/04/26
Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3
Breaking Views

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime
Breaking Views

Mediu për zgjedhjet në PD: Nëse Salianji kandidon brenda Statutit, partia ka përfitime

17:02 - 03/04/26
Para
Portugezi i famshëm pranë stolit të Chelsea

Portugezi i famshëm pranë stolit të Chelsea

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com