GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Alda Klosi, vetëm simbol i vjedhjes së kësaj qeverie

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Protesta/ Berisha: Rama do të përfundojë si Mc Gonigal
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur sot në takim të rinjtë  e Partisë Demokratike, kur na ndajnë vetëm pak ditë nga protesta e 11 shkurtit.

Gjatë fjalës së tij, Berisha ka akuzuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama se e ka kthyer Shqipërinë në një tokë të mallkuar për qytetarët, duke sjellë në vëmendje këtu shifrat e largimit të banorëve në vitet e fundit.

Sipas Berishës, rasti i ish-zyrtares së Kryeministrisë, të cilës iu gjet një shumë e madhe parash, është vetëm një simbol i vjedhjes së kësaj qeverie.

Deklarata

“Takimi me ju është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Është një takim në një moment kritik për vendin, kritik për demokracinë, kritik për të ardhmen. Tre ditë më parë, Eurostat njoftoi se nga 2014-a deri në fund të 2022, numri i shqiptarëve të larguar në hapësirën e BE-së, ka arritur në 934 mijë vetë. Ka arritur pra në më shumë se 33% të popullatës, por po të shtojmë këtu edhe ata që janë larguar drejt vendeve jo anëtare të BE-së, kjo shifër shkon edhe deri në 35%. Imagjinoni në çfarë situate është katandisur sot ky komb dhe ky vend. Kur lexon këto shifra, secili mund të habitet se pse ju keni ikur.

Pra, jetojmë sot një kohë kur ky vend braktiset dhe vetëm braktiset. Braktiset natën, braktiset ditën, me anije, me rrugë tokësore dhe në rrugë ajrore. Dhe ju garantoj se, nuk po braktiset vetëm vendi nga popullata. Po braktiset e nesërmja për vendin. Ky vend, nëse vazhdon kështu, nuk ka të ardhme. Ky vend sot, ka nevojë më shumë se kurrë të shpëtohet. Luftrat i largojnë njerëzit. Në luftra vdesin nga fronti, vdesin nga sëmundje dhe shumë probleme. Vendi që është pakësuar më shumë nga lufta është Polonia, duke humbur 20% të popullit të vetë nga Lufta e Dytë Botërore”, tha Berisha.

“Shqipëria humb në 8 vite, 35% të popullsisë së vetë. Kjo ndodh sepse, Edi Rama po vret me regjimin e tij, shpresën tek shqiptarët. Unë ju garantoj ju, se edhe keni dalë e do dilni të shihni. Por vend më të begatë, nuk mund të gjeni kurrë. Megjithatë, ky vend, nga Edi Rama dhe regjimi i tij është shndërruar në një tokë të mallkuar. Fondet dhe buxheti i tij, në një ndëshkim për qytetarët. E gjitha kjo, sepse ky grup kriminal që qeveris sot, nuk ka asnjë interes tjetër, as kombëtar, as shoqëror dhe as njerëzor, përveçse interesit të pushtetit të tyre.

Për këtë arsye këta vjedhin në 9 muaj, 1.1 mld euro. Ai skandali që ka shpërthyer i Klosit, është vetëm një simbol i asaj sa vjedhin këta. Ju keni një person kryetar bashkie, i cili ka 3 vjet që s’takon dot qytetarët. I mbledh nëpër salla duke i takuar. Por ka 6 vjet që vjedh përmes mbetjeve. Ky u merr në kundërshtim me kontratën, tarifën 29 euro për ton. Kur bëhet vetëm procesi i depozitimit dhe jo i djegies. Baballarët tuaja, familjet tuaja, paguajnë trefish taksën e pastrimit. Kjo është vetëm njëra anë. Deri tani janë bërë 54 milionë të vjedhura vetëm aty. Qindra milionë të vjedhura me djegësat. Pasuri përrallore. Porti i Durrësit, përfundon i tëri në pronësi të një grupi kriminal, shtoi ai.

Etiketa: alda klosiPDSali Berisha

Lajme të lidhura

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër
Aktualitet

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër

23:00 - 17/05/26
Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit
Aktualitet

Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit

20:48 - 17/05/26
Durrës/ Momentet kur shoferi përplaset me makinën e policisë (VIDEO)
Aktualitet

Durrës/ Momentet kur shoferi përplaset me makinën e policisë (VIDEO)

16:28 - 17/05/26
Para
Përfundon trajnimi për 16 agjentë të BKH-së/ Prezenca e OSBE-së: Mbështesim Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit

Detajet, BKH fut në ‘sitë’ të rrezikshmit në Elbasan

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër
Aktualitet

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër

23:00 - 17/05/26

Një ekspert i lartë nga Serbia pritet t’i atashohet grupeve shqiptare që po përpiqen të gjejnë zgjidhje për të evaduar...

Lexo më shumë
Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin

Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin

21:24 - 17/05/26
Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit

Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit

20:48 - 17/05/26
Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale”

Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale”

20:40 - 17/05/26
Turistët paralajmërohen në Ulqin, shkelësit rrezikojnë deri 500 euro gjobë

Turistët paralajmërohen në Ulqin, shkelësit rrezikojnë deri 500 euro gjobë

19:49 - 17/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com