Kreu i PD, Sali Berisha, deklaroi se Altin Dumani do të mbahet mend si një “armik i egër i pluralizmit politik” për rolin e tij gjatë vitit elektoral. Berisha theksoi se ai ka përdorur pozicionin e tij për të arrestuar liderët e partive kryesore opozitare pa akuza të bazuara, duke favorizuar interesat e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë aktuale.
Berisha e akuzoi gjithashtu për fshehje dhe vonesë të dosjeve të rëndësishme, përfshirë ato që lidhen me figurat e larta politike, si dhe për ndërhyrje selektive në proceset penale, duke e përshkruar atë si një “zëdhënës të Edi Ramës” brenda sistemit të drejtësisë.
“Në qoftë se shkojmë në Republikën Popullore të Kinës, të garantoj që prokuroritë që zbatonin nenet antidemokratike, që çonin në litar dhe para skuadrave të pushkatimit kundërshtarët politikë, ishin pothuaj kaq të rreptë ndaj atyre që bënin korrupsion, që vidhnin pasurinë socialiste.
Nuk ka fatkeqësi më të madhe se sa të pranosh shtypjen e pluralizmit politik.
Ata që pranojnë dhe pajtohen me shtypjen e pluralizmit politik, ata kanë deficit të tmerrshëm në parimet më themelore të demokracisë.
Altin Dumani do të mbahet, radhën tjetër do ia bëj bilancin këtu, do mbahet mend si një armik i egër i pluralizmit politik.
Si njeriu që arrestoi në vitin elektoral liderët e partive kryesore opozitare, për të fituar partia e tij.
Pa asnjë fakt penal.
Pa asnjë akuzë.
Si persona nën hetim, paradhënie për partinë e tij.
Madje, edhe pa thirrur ndonjëherë në pyetje.
Pra, a ka bilanc më të zi se ky?
Që shkel Kushtetutën, ligjet, themelin e Kushtetutës, pluralizmin politik, si mercenar për llogari të Edi Ramës dhe narkoshtetin.
Ka fshehur dosjet, ka mbyllur dosjet e Olsi Ramës, Linda Ramës, Edi Ramës, që janë nga më të rëndat.
Ka mbajtur në xhep për 1 muaj mandatarrestin e Elvis Doçit apo Pojës së Troplinëve duke u bërë vetë kështu Poja e Skapit.
E kam akuzuar disa herë këtu dhe nuk ka çelur gojën, nuk ka thënë një fjalë për Kreshnik Farrukun, për të cilin prokurorët dixhitalë kanë informuar se ka marrë 5 milionë euro për të kaluar përgjegjësitë, fajet nga ai tek i vëllai.
Ka amnistuar… merr lexo pak dosjen Toyota Yaris, shumë e drejtë është të pyesin se ku qëndron Skapi si organizatë kriminale.
Nuk them, këta janë 20 prokurorë, nuk e kam fjalën kurrë për 20 prokurorë, por e kam fjalën për Altin Troplinin, i cili ka një dosje në të cilën prokurorë dhe punonjës të BKH janë të implikuar në veprimtari kriminale dhe ky ka treguar tolerancë të plotë.
Pra, janë të gjitha këto.
Rasti i fundit, akuzë se prokurorit Prençi ia ka shtyrë kërkesat për Lubinë dhe në rastin e fundit, i thotë se mirëpo, por mendo vetë për kokën tënde.
Pra, u bë zëdhënës i Edi Ramës.
Çfarë mund të ketë ky njeri që mund të më impresionojë?
Tjetra, lëshoi mandat arrestoi për Arben Ahmetajn, sepse u gjetën pllaka banjo në shtëpinë e ish-bashkëshortes të paguar nga Zoto apo Mërtiri.
Arben Ahmetaj kishte refuzuar me shkrim 5 herë inceneratorin e Tiranës, dhe Altin Troplini lëshonte urdhër arresti për të dhe jo për Edi Ramën, që i kishte dhënë 8 pikë kompanisë së Zotos, 8 muaj para se ajo të themelohej.
Jo për Edi Ramën, që ka një aferë të tmerrshme në Porto Romano, po të lidhur me djegësin.
Jo për Erion Veliajn, sepse po të jepte për Erion Veliajn, duhej të shkonte tek Edi Rama.
Cilat nga këto nuk janë të vërteta?
Si mund të gjykohet Altin Troplini ndryshe përveçse si Poja i Troplinëve?
Unë mendoj se asgjë tjetër nuk ka…”, u shpreh Berisha pas daljes nga SPAK.









Discussion about this post