GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Altin Dumani kreu i një organizate kriminale, do publikoj dokumenta

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Hetimet ndaj Metës/ Berisha: Dumani fsheh dhjetëra krime dhe lëpin këpucët e Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i PD-së, Sali Berisha e quajti kreun e SPAK Altin Dumani “kreun e një organizate kriminale” dhe paralajmëroi “nxjerrjen e dokumenteve”.

Komentet i bëri këtë të hënë në një deklaratë për media nga selia blu. I pyetur “Z.Berisha, nga 1 janari, SPAK dhe drejtuesi, Altin Dumani, do të marrin kompetencat e komisionerit publik, dhe kanë të drejtë të çojnë në Kolegjin e Apelimit çdo rast të Vetingut të Shkallës së Parë. Po këtë si e shihni, është parashikim ligjor”, kryedemokrati tha:

“Përbën një zhvillim tjetër jashtëzakonisht negativ. Kreu i një organizate kriminale, që unë shumë shpejt do nxjerr dokumentet këtu, merr në dorë për të verifikuar të tjerët, në një kohë kur ai për veprimtarinë e tij duhet të jetë në qeli. Ai fle mbi krimin, fsheh krimin. Ai është pronari i tre shtëpive me rrogë shteti, që të garantoj se nuk ka qytetar shqiptar që ka punuar në shtet me ndershmëri, nga president republike e poshtë, që mund të blejë jo tre, por asnjë banesë të vetme pa kredi. Unë që po flas këtu, e shita atë që kisha, e cila ishte nja 40 metra më e vogël se kjo që mora. Pra unë bleva 40 metra. Antony Blinken e shpalli kampion se ishte autor i grushtit të shtetit që ndërmori vetë zoti Blinken kundër opozitës shqiptare”.

“Dhe unë këtë e kam thënë me kohë dhe nuk ka asgjë të re. Ajo që bëri zoti Blinken dhe Xhorxh Soros ishte një grusht shteti ndaj demokracisë, ndaj opozitë shqiptare. Altin Dumani hyri në lojë me urdhër po të diplomatëve amerikanë dhe të Edi Ramës në një kohë kur ata dështuan me forma të tjera, me formën e gostitjes më bar të demokratëve etj. Kështu që ajo nuk më habit fare, madje m’u duk e vonuar. Mos harro edhe Dvoranin, është edhe Dvorani në atë listë”, shtoi ai.

Pensionet dhe çmimet

Kryetari i Partisë Demokratike, gjatë konferencës me gazetarët nga selia blu, u shpreh se Mali i Zi e ka pasur pensionin 30% më të ulët se Shqipëria, ndërsa tani pas 12 vitesh i ka 280% më të larta se në vendin tonë. E kjo sipas kryetarit të PD-së, ka ndodhur për shkak të politikave të qeverisë së Malit të Zi, ndaj pensionistëve.

Kryedemokrati tha se nën qeverisjen e PD do të vendoset me urgjencë karta e konsumatorit. “Jam sot para jush për të informuar qytetarët se do vendoset me urgjencë karta e konsumatorit, me të cilën do rimbursohet 100 përqind TVSH-ja e produkteve bazë të shportës për çdo pensionist, për çdo familje në minimumin jetik, për çdo invalid, pa përjashtim”, theksoi Berisha.

Ai tha se do të rishikohen edhe faturat e energjisë dhe ujit për pensionistët dhe shtresat në nevojë. “Kam kërkuar nga ekspertët dhe do përgatisin pagesën, çmimin proporcional të energjisë dhe ujit që këta do paguajnë”, nënvizoi.

Ligji për Investimet Strategjike

I pyetur nga gazetarët për propozimin e qeverisë së Edi Ramës, për shtyrjen e ligjit të investimeve strategjike, Berisha tha se, sado që ta shtyjnë, me ardhjen e qeverisë së Partisë Demokratike në pushtet, të gjitha këto investime do të anulohen.

Sipas Berishës, nuk mund të jepen me 1 euro, toka e prona që kushtojnë nga 150-200 euro metri.

Etiketa: Altin DumaniKryesore1Sali BerishaSpak

Lajme të lidhura

“Marr 200 mijë lekë pension, jam i sëmurë”/ Protestuesi: Çfarë bese do ky? Na ka degdisur rrugëve të botës
Aktualitet

“Marr 200 mijë lekë pension, jam i sëmurë”/ Protestuesi: Çfarë bese do ky? Na ka degdisur rrugëve të botës

19:56 - 11/09/26
Pankartat ironizuese ndaj Ramës dhe Ballukut në ditën e 104-t të protestës
Aktualitet

Pankartat ironizuese ndaj Ramës dhe Ballukut në ditën e 104-t të protestës

19:48 - 11/09/26
Kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama ofendon protestuesit: Turmë dështakësh zemërakë
Breaking Views

Kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama ofendon protestuesit: Turmë dështakësh zemërakë

19:37 - 11/09/26
Para
Dumani: Po tronditet pandëshkueshmëria në Shqipëri, nuk trembemi

Dumani: Po tronditet pandëshkueshmëria në Shqipëri, nuk trembemi

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Marr 200 mijë lekë pension, jam i sëmurë”/ Protestuesi: Çfarë bese do ky? Na ka degdisur rrugëve të botës
Aktualitet

“Marr 200 mijë lekë pension, jam i sëmurë”/ Protestuesi: Çfarë bese do ky? Na ka degdisur rrugëve të botës

19:56 - 11/09/26

Ka nisur protesta e 104 edhe këtë mbrëmje të 11 shtatorit. Një nga protestuesit nga “Sheshi Skënderbej” deklaroi se ka...

Lexo më shumë
Pankartat ironizuese ndaj Ramës dhe Ballukut në ditën e 104-t të protestës

Pankartat ironizuese ndaj Ramës dhe Ballukut në ditën e 104-t të protestës

19:48 - 11/09/26
Kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama ofendon protestuesit: Turmë dështakësh zemërakë

Kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama ofendon protestuesit: Turmë dështakësh zemërakë

19:37 - 11/09/26
Denoncimi i shqiptarit nga diaspora: Jemi bllokuar në Mal të Zi me urdhër të Ramës! Edhe nga mali do vijmë që t’i bashkohemi protestës

Denoncimi i shqiptarit nga diaspora: Jemi bllokuar në Mal të Zi me urdhër të Ramës! Edhe nga mali do vijmë që t’i bashkohemi protestës

19:36 - 11/09/26
Ra në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës, humb jetën 46-vjeçari në Patos

Ra në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës, humb jetën 46-vjeçari në Patos

19:18 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com