GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Altin-Rama, fytyra më e shëmtuar e drejtësisë së re!

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Altin-Rama, fytyra më e shëmtuar e drejtësisë së re!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp
“Altin-Rama, fytyra më e shëmtuar e drejtësisë së re!”, kështu ka deklaruar ish-kryeminstri Sali Berisha, në fjalën e tij në tubimin qytetar.

Berisha u shpreh se Dumani ka shndërruar SPAK-un në një organizatë kriminale, ndërsa shtoi se ky i fundit është simbol i shëmtuar i korrupsionit, e i gjobave.

“Ti që betohesh për integritet, por në qoftë se ka njeri të degraduar mbi tokë, je ti që u thua shqiptarëve me rrogë normale se je bërë me tre apartamente.

Po cili shqiptar, unë si ish-kryetar shteti dhe ish-kryeministër kam arritur të blej 30 metra më shumë se ç’kisha”, tha lideri i opozitës, Sali Berisha.

Në vijim ai u shpreh “ti ke rënë në kontrollin e plotë të krimit të Edi Ramës dhe shkon e flet aty si ekstremist i majtë i turpshëm”.

Pjesë nga fjala e liderit të opozitës:

E dëgjuat ju dje si foli para qytetarëve Altin-Rama apo t’i themi ndryshe, Skrapi i partisë.

Skrapi, jo Skapi më!

Edhe atij do ia them nja dy fjalë këtu në emër tuaj.

Ti që ke futur në terrorin tënd gjykatën, ti je fytyra më e shëmtuar e drejtësisë së re.

Je njeriu më i inkriminuar i saj.

Ti që ke shndërruar Skapin në një organizatë kriminale je një kryekriminel aq sa është Edi Rama, Erion Veliaj dhe të tjerë.

Ti që flet para publikut se me policinë dekonspiron, se 80-90 hetues të BKH janë zero, ti tregon se nuk ka njeri që të beson më, pasi e di që je simbol i shëmtuar i korrupsionit, i gjobave.

Altin, kërkove dje të të zgjatet afati.

Harroje! Afati yt çdo ditë që qëndron aty në pozicion antikushtetues, ta them këtu, do të të kushtojë rëndë.

Do të të kushtojë shumë!

Ti që betohesh për integritet, por në qoftë se ka njeri të degraduar mbi tokë, je ti që u thua shqiptarëve me rrogë normale se je bërë me tre apartamente.

Po cili shqiptar, unë si ish-kryetar shteti dhe ish-kryeministër kam arritur të blej 30 metra më shumë se ç’kisha.

Po cili shqiptar mund të blejë tre apartamente me rrogë përveç teje?

U the shqiptarëve një të vërtetë të madhe, se jeni institucioni më i kontrolluar.

Në fakt je një skllav mjeran i Edi Ramës dhe këtu nuk gënjeve.

Ti ke rënë në kontrollin e plotë të krimit të Edi Ramës dhe shkon e flet aty si ekstremist i majtë i turpshëm.

Ndaj dhe Skrapi i partisë, larot e tij, mercenarët e tij, duhet të marrin përgjigjen që meritojnë.

Edhe njëherë, ju falënderoj përzemërsisht.

Ju përgëzoj për betejën e fuqishme që zhvilluat sot.

Fitore, fitore, fitore!

Lajme të lidhura

Protestuesit lëndohen nga gazi lotsjellës, qytetarit i bie të fikët, kërkohet me urgjencë ambulanca
Aktualitet

Protestuesit lëndohen nga gazi lotsjellës, qytetarit i bie të fikët, kërkohet me urgjencë ambulanca

14:18 - 17/10/26
Ish-drejtori i Zërit të Amerikës, Elez Biberaj: Dorëheqja e kryeministrit Rama, kusht për shpëtimin e demokracisë
Aktualitet

Ish-drejtori i Zërit të Amerikës, Elez Biberaj: Dorëheqja e kryeministrit Rama, kusht për shpëtimin e demokracisë

13:47 - 17/10/26
Përshkallëzohet protesta, Policia qëllon me plumba gome drejt të rinjve
Aktualitet

Përshkallëzohet protesta, Policia qëllon me plumba gome drejt të rinjve

13:33 - 17/10/26
Para
Anëtar i “Bandës së Babagjyshëve”, Pjetri futet në regjimin “41 biss”

Anëtar i “Bandës së Babagjyshëve”, Pjetri futet në regjimin “41 biss”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit lëndohen nga gazi lotsjellës, qytetarit i bie të fikët, kërkohet me urgjencë ambulanca
Aktualitet

Protestuesit lëndohen nga gazi lotsjellës, qytetarit i bie të fikët, kërkohet me urgjencë ambulanca

14:18 - 17/10/26

Pas përdorimit masiv të gazit lotsjellës nga forcat e policisë për shpërndarjen e turmës, disa protestues kanë shfaqur probleme të...

Lexo më shumë
“Më kërcënove…”/ Studentja përballet në avion me Bledi Çuçin, i merret telefoni nga dora (Video)

“Më kërcënove…”/ Studentja përballet në avion me Bledi Çuçin, i merret telefoni nga dora (Video)

14:01 - 17/10/26
Pasi plaçkisin dyqanet, ‘protestuesit’ rikthehen në shesh edhe më të “të revoltuar”

Pasi plaçkisin dyqanet, ‘protestuesit’ rikthehen në shesh edhe më të “të revoltuar”

13:55 - 17/10/26
Ish-drejtori i Zërit të Amerikës, Elez Biberaj: Dorëheqja e kryeministrit Rama, kusht për shpëtimin e demokracisë

Ish-drejtori i Zërit të Amerikës, Elez Biberaj: Dorëheqja e kryeministrit Rama, kusht për shpëtimin e demokracisë

13:47 - 17/10/26
Përshkallëzohet protesta, Policia qëllon me plumba gome drejt të rinjve

Përshkallëzohet protesta, Policia qëllon me plumba gome drejt të rinjve

13:33 - 17/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com