GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Anëtarësimi në NATO, mrekullia më e madhe për Shqipërinë

13:34 - 28/03/24
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Anëtarësimi në NATO, mrekullia më e madhe për Shqipërinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria shënon 15 vjetorin e anëtarësimit në organizatën më të fuqishme të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Me këtë rast selia blu zhvilloi edhe një aktivitet për nder të kësaj arritje madhore për vendin, e cila u realizua gjatë qeverisjes nën drejtimin ish-kryeministrit, Sali Berisha, i cili, pavarësisht se në kushtet e arrestit shtëpiak, mbajti sot fjalën përshëndetëse në këtë aktivitet.

“Sot ne nderojmë një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, e cila në fakt është dhe mrekullia më e madhe e lirisë së Shqipërisë dhe kombit shqiptar, nga shpallja e pavarësisë gjer sot.

Më 1 prill të vitit 2009, Aleanca e Atlantikut të Veriut, vendosi të pranojë Shqipërinë, ish-vendin me propagandën më armiqësore ndaj saj për 46 vite, si anëtare të plotë të kësaj organizate.

Në 46 vite diktaturë të egër staliniste, Shqipëria ishte jo vetëm vendi me propagandën më armiqësore, por ishte edhe vendi që zhvillonte betejat imagjinare më të shpeshta, me koston më të lartë kundër agresionit imagjinar të NATO-s.

Miqtë e mi, kjo ishte mrekullia më e madhe e lirisë për Shqipërinë dhe shqiptarët, dhe për kombet e tjera, por për ne mendoj se më shumë se për çdo komb dhe vend tjetër.

NATO si sistem i sigurisë kolektive, ishte mburoja, mbrojtja më vendimtare, më e fuqishme për një vend që për shkak të pozicionit të vet gjeografik, kishte njohur pushtimet më të shumta dhe më të egra.

Mjafton të rikujtoj këtu që pushtimi i fundit i saj, në prag të Luftës së Dytë Botërore, ishte një pushtim ta themi, i paregjistruar, në kuptimin që përveç gazetarëve dhe gazetave, duhet të pranojmë, ai akt agresioni i përcoll me indiferencë të plotë nga qeveritë e kohërave.

Për ne, anëtarësimi ishte një mrekulli gjithashtu, sepse 5 shekuj në një perandori lindore, të themi, nuk është se nuk patën ndikuar dhe nuk ndikuan në identitetin tonë.

Dhe në këtë kontekst, anëtarësimi i Shqipërisë në Aleancën e kombeve të qytetëruara perëndimore, ishte një arritje e jashtëzakonshme”, u shpreh ndër të tjera Berisha.

 

Etiketa: berishaNATO

Lajme të lidhura

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Politikë

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare
Aktualitet

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26
Para
Rike nxjerr sekretin e produksionit: Fola me mamin dhe motrën…

Rike nxjerr sekretin e produksionit: Fola me mamin dhe motrën...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26

Dueli hapës i javës së 28-të në Kategorinë Superiore mes Egnatias dhe Vllaznisë u mbyll në barazim 0-0. Shkodranët ngritën...

Lexo më shumë
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com