GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha apel intelektualëve: Mos heshtni para agresionit mafioz të Ramës

19:10 - 19/04/24
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha apel intelektualëve: Mos heshtni para agresionit mafioz të Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje intelektualëve që të reagojnë pasi Shqipëria përballet sot në kuptimin më literal të fjalës me një sistem kleptokratik ndofta të paparë ndonjëherë në ndonjë vend.

‘Thoni fjalën tuaj, shqiptarët sot janë objekt i një agresioni mafioz, mediatik të paimagjinueshëm’, u shpreh Berisha gjatë takimit me drejtuesit e departamenteve të Partisë Demokratike.

“Para se të ndalem në problemet e programit që janë dhe objekti kryesor i kësaj mbledhje, unë kam një thirrje për secilin prej jush, për çdo anëtar të departamenteve, por edhe për çdo intelektual, mbështetës ose jo të PD, të mbajë parasysh një fakt se thelbi ynë si intelektual është mbrojtja e interesit publik.

Në këtë kontekst gjykoj se kurrë më shumë, Shqipëria nuk ka pasur nevojën më të madhe, për zërin tuaj se sa në këto kohëra, kur ajo përballet aktualisht me plagën më të rëndë që mund të jetë regjistruar në kohëra, largimin prej saj në 10 vite të 1/3 së popullatës.

Shqipëria përballet sot në kuptimin më literal të fjalës me një sistem kleptokratik ndofta të paparë ndonjëherë në ndonjë vend. Ju jeni dëshmitarë se si faktohet çdo ditë se institucione të këtij shteti janë shtuar në organizata private në funksion të individëve dhe grupeve të caktuara kriminale me pushtet.

Nuk ka rast më klasik, se bashkia e kryeqytetit me drejtorët e saj të vjedhë 100%, të përvetësojë 100% fondet e prokurimeve publike. Nuk kam dëgjuar në asnjë lloj republike përveç se në narkoshtetin e Edi Ramës.

Por si intelektual e kemi më të qartë se të gjithë të tjerët padyshim, se çfarë rëndësie jetike ka për kombin integrimi i Shqipërisë në BE, dhe kur shohim muret e tmerrshme të ngritura që bllokojnë këtë rrugë, nuk ka mision më të madh për ne, se sa të çelim përsëri rrugën drejt integrimit të Shqipërisë, që duhet të mbetet gjithnjë yll polar i të gjitha reformave dhe politikës tonë.

Thirrja ime është për ju, intelektuale dhe intelekturalë, të cilët me peshën e fjalës dhe mendimit, keni ndikimin tuaj të padiskutueshëm dhe të merituar në mjediset ku punoni, por edhe në shoqëri në tërësi.

Shqiptarët sot janë objekt i një agresioni mafioz, mediatik të paimagjinueshëm. Do të ju jap vetëm një shembull për forcën e narkoshtetit në Shqipëri.

Një shembull që takohet në  çdo skaj, moment në këtë vend, për të cilin nuk flitet.

Shikoni për një moment si e ka rrëzuar droga në Shqipëri, monedhën më të fuqishme të kontinentit, euron, si e ka shndërruar Euron në narkoeuro.

Shumë nga ju jeni ekonomistë, jeni të fushës së financave dhe kuptohet se çfarë dhimbjesh, mundimesh krijon kjo tek qytetari i thjeshtë shqiptar”, u shpreh Berisha.

Etiketa: berishaintelektuale

Lajme të lidhura

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit
Aktualitet

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Para
Kryemadhi ‘përplaset’ me Metën: Partia nuk ka nevojë për prerje kokash

Kryemadhi 'përplaset' me Metën: Partia nuk ka nevojë për prerje kokash

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26

Nga Ilir Kalemaj Shqipëria na shpërfaqet shpesh si dy realitete paralele, dy narrativa të ndryshme, perceptime që nuk kanë asnjë pikë...

Lexo më shumë
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com