Një ditë para protestës kombëtare të thirrur nga opozita, kreu i PD-së, Sali Berisha ka dalë në një deklaratë për mediat ku iu ka përcjellë mesazhet e tij demokratëve dhe iu ka përsëritur dhe një herë arsyet pse ata duhet të jenë të pranishëm në tubim.
Berisha deklaroi se ditën e nesërme fillon mosbindja civile, pa kthim, deri në vendosjen e qeverisë teknike. Sipas tij, kjo mosbindje civile, minimalisht ka 3 vite që kërkohet dhe është paralajmëruar dhe se në këto 3 vite janë mbajtur 7 protesta kombëtare madhështore.
Por, lideri demokrat theksoi se në këto 3 vite opozita ka mbajtur tjetër qasje, me fjalime dhe denoncime, të cilat kanë shkuar në vesh të shurdhët dhe askush nuk i ka dëgjuar.
Berisha deklaroi se tashmë është marrë vendimi për të t’iu përgjigjur fushatës së terrorit të Edi Ramës, me sakrificat qytetare fisnike të mosbindjes civile për votën e lire dhe vendimin që t’i përgjigjen deklaratave për luftë ndaj tyretë Edi Ramës, dhëmbë për dhëmbë.
Kreu i opozitës përmendi të gjitha kategoritë duke nisur nga bizneset, pensionistët, studentët, arsimtarët, fermerët etj, duke iu treguar arsyet pse ata duhe të jenë nesër në protestë.
Fjalimi i plotë :
“Mirëdita dhe përshëndetjet më të përzemërta për ju, qytetarë dhe qytetare shqiptarë, demokratë edhe demokrate, ku do që ndodheni. Rreth dhe 24 orë na ndajnë, nga dita e madhe e 7 tetorit. Në këto orë të fundit, dëshiroj të ju adresoj këtë mesazh. Nesër në Shqipëri, fillon mosbindja civile, pa kthim, deri në vendosjen e qeverisë teknike. Në prag të këtij eventi historik, unë dua të jap disa sqarime të fundit për çdo qytetar shqiptar dhe të adresoj thirrjen time për mbarë shqiptarët. Kjo mosbindje civile, nuk vjen si një rrufe në qiell të hapur.
Kjo mosbindje civile, minimalisht ka 3 vite që kërkohet dhe është paralajmëruar. Prandaj miq, shqiptarët duhet të dinë se nesër nis mosbindja civile kundër narkoshtetit. Kundër mafies, dhe kundër kreut të krimit të organizuar, Edi Ramës. Është radha jonë. Kjo mosbindje civile, data 7 tetor, është nisja e kapitullit të fundit, e kësaj historie të zezë 11 vjeçare, të historisë së Shqipërisë. Një historie që do të lej mbrapa shkatërrimet më destruktive, të themeleve ku mbahet Shqipëria dhe shqiptaria.
Kjo mosbindje civile, nesër, vjen si përgjigja e vetme, që opozitës së shqiptarëve, shpresës së fundit të Shqipërisë, i ka mbetur ndaj narkoshtetit të Edi Ramës, bazuar në krimin, drogën,vjedhjen dhe dëbimin e shqiptarëve. Është radha jone! Në këtë kontekst, dua të rikujtoj, se opozita shqiptare në 3 vite ka zhvilluar jo një, as dy, as tre, por plot 7 protesta kombëtare. Protesta masive, ndër më të mëdhatë që Shqipëria ka parë në historinë e saj. Këtë mosbindje, ne kemi patur të gjitha mundësitë ta nisnim që 3 vite përpara, në protestën e 7 korrikut 2022. Madje ishte kërkesa kryesore e popullit opozitar për ta bërë këtë.
Por në këto 3 vite, ne ndoqëm një qasje tjetër. Kemi mbajtur fjalime. Kemi denoncuar me fjalë. Kemi ngritur zërin. Kemi bërtitur. Por a u dëgjuam ne? Cila është përgjigja që kemi marrë? Në 2022, na vodhën flamurin e partisë. Na detyruan të shkojmë në zgjedhje, pa vulë, pa simbole pa financa, pa komisionerë, pa emrin e liderit në fletën e votimit. Një vendim kriminal që sot historia, e fakton se ishte plumb i qëllimshëm ndaj opozitës për ta asgjësuar atë! Ne vijuam sërish protestat kombëtare. Ne vazhduam sërish ngritëm zërin. Sërish kërkuam të drejtat tona. Por kujtoni pak çfarë përgjigje morëm. Në 2023, me urdhër te Edi Rames mercenaret e skrapit arrestuan pa asnjë fakt dhe provë, në mënyrë antikushtetuese, liderin e opozitës. Kërkuan të paraqesin Sali Berishën, si një të korruptuar.
Por në hetimet 4 vjeçare, që shkuan deri në tre breza të familjes sime, të vetmet prova që u paraqitën si korrupsion, për paturpësinë e tyre, ishin pagesa që vajza ime kishte bërë për trajtime të mia shëndetësore dhe bamirësi për fëmijë me aftësi ndryshe. Të gjitha këto me para të justifikuara ligjërisht deri në qindarkën e fundit! Dhe se dhëndri im si njëri nga 510 mijë qytetarë shqiptar, ish-pronar që morën pronat e tyre në vitet 2005-2013, mori dhe ai 410 m2 te pasardhësve te tij edhe te pushkatuar ne regjimi komunist. Ne vijuam sërish me protestat më masive. Me fjalime dhe denoncime. Me kërkesa legjitime për qeveri teknike. Por çfarë përgjigje morëm? Vitin tjetër, kjo luftë kundër opozitës vazhdoj dhe u egërsua. 2024, ishte viti i zi, ku kryetarit te zgjedhur me votën e qytetarëve Edi Rama për interesa te tij mafioze e burgos dhe e dënon me dëshmitar te rreme. Ku deputetë të opozitës, burgosen mbrapa hekurave po me dëshmitar te rrem sepse denoncuan publikisht vëllain narkotrafikant të Fatmir Xhafës, i cili sot, për shkak të këtij denoncimit të guximshëm të Ervin Salinjit, Geron Xhafa gjendet në burg në Itali. Ku drejtues te partive tjera opozitare ndiqen penalisht vetëm se janë kundërshtar politik te Edi Rames.
E pra u përpoqëm miq, në 3 vite, me 7 protesta kombëtare. Të kërkojmë të drejtat tona themelore. Nuk na dëgjuan. Gjysma e shqiptarëve u trajtuan paturpësisht si të ishin qytetarë të dorës së tretë, pa të drejta të barabarta.
Ndërkohë qe ne nuk kërkuam asgjë më shumë, se respektimin e Kushtetutës. Dhe zgjedhje të lira. Na u përgjigjën me vjedhje te flamurit te partisë! Na u përgjigjën me arrestime politike! Na u përgjigjën me burgosje të kandidatëve fitues dhe deputetëve tanë! Dhe sot opozita… mbas 3 vitesh paralajmërimi për mosbindje civile. Mbas 7 protestash kombëtare… ku ka përsëritur në dhjetëra fjalime kërkesat e saj, ka marrë vendimin. Vendimin për ti dal zot fatit të Shqipërisë, si shpresa e vetme që u ka mbetur shqiptarëve. Vendimin për të t’iu përgjigjur fushatës së terrorit të Edi Ramës, me sakrificat qytetare fisnike të mosbindjes civile për votën e lire Vendimin që t’i përgjigjemi deklaratave për luftë ndaj nesh të Edi Ramës, dhëmbë për dhëmbë.
Me të njëjtën vendosmëri që shqiptari ka treguar në histori ndaj çdo pushtuesi, që ka shkelur në territoret tona. Por miqtë e mi. Shkeljet e të drejtave të njeriut, që i janë bërë Partisë Demokratike të Shqipërisë, janë vetëm maja e ajsbergut. Sepse nëse krimet ndaj opozitës shqiptare marrin vëmendje mediatike, sot krimet ndaj shqiptarëve të thjeshtë, kapërcehen pa asnjë përgjegjësi dhe në heshtje harrohen. Krime të cilat mund të konsiderohen dhjetëra herë më të rënda se ato që u janë bërë opozitës. Për këtë arsye, me këtë mesazh, unë ju drejtohem sot, ju, shumicës së heshtur të shqiptarëve. Nuk ju drejtohem si kryetari i Partisë Demokratike. As si lideri i opozitës.
Unë sot dua t’iu flas juve, si shqiptari shqiptarit. Njeriu-njeriut. Thirrja ime sot, është një thirrje për bashkim! Thirrja ime sot, shkon për të gjithë të gjithë rinjtë, te rejat gjimnazistet, studentet. Mendoni për një moment se sa, vëllezër, motra, kushërinj shoqe shoke tuaj janë larguar këto vite nga Shqipëria, mendoni për një moment se ju largoi për ne dhera te tjera, por me vete merrni jo vetëm te ardhmen tuaj dhe familjeve tuaja por edhe atë te vendit dhe kombit tuaj. Asnjë nuk ikën nga ju se nuk e don familjen dhe vendin as dhe për aventure, por ju largoi sepse njeriu qe ka vjedhur gjer ne palce prindërit dhe vendin tuaj ka grabitur votën, bllokuar rrotacionin dhe se bashku me te ka vrare shpresën tuaj për një Shqipëri tjetër ku ju mund te ndërtoni ëndrrën e jetës tuaj.
Te dashur nxënës nxënëse, studente dhe student mendoni për një moment metamorfozën qe shkolla juaj pësoj këto 11 vite, ne arsimin parauniversitar ajo sipas testit te cilësisë Pisa për shkak te korrupsionit vjedhjeve pësoj rënien me te madhe me te dhimbshme me te turpshme ne bote, rënien me 68 pike Kurse ne arsimin universitar Edi Rama mbylli me dhjetëra programe dhe universitet publike për ti zëvendësuar me fabrika te mijëra e mijëra diplomave false. Ai nëpërmjet rritjes se mesatares se pranimeve mbylli dyert e universiteteve për shumicën e te rinjve qe merrnin maturën. Ndërsa atyre qe nuk i lejoj te ndjekin universitet ju tha ikni se do ju zëvendësoj me bangladeshas dhe senegalez ndaj dhe ju bej thirrje ‘O sot o kurrë, mirrni në dorë fatin tuaj, fatin e votës se lire fatin e Shqipërisë! O sot o kurrë, Është radha jonë’.
Thirrja ime sot, shkon për të gjithë prindërit. I ftoj të shohin në sy fëmijët e tyre. Nëse vogëlushëve tuaj, u keni kursyer qoftë një vakt ditor, sepse nuk keni patur mjaftueshëm para. Nëse ndiheni të shtrënguar, për tu siguruar fëmijës suaj, veshëmbathje, një vizitë te dentisti, një dhuratë për datëlindje. Atëherë mosbindja civile për ju, bëhet një detyrim. Pa qeveri teknike pa votën e lire pa zgjedhje te lira viti qe vjen me i vështire do te jete për ju. O sot o kurrë Është radha jonë.
Thirrja ime sot, shkon për të gjithë pensionistët. Nëse rritja e pensioneve, 7 mijë lekë të vjetra, që u bëri Edi Rama dhuratë, mjafton për ilaçet tuaja. Mjafton për ushqimet tuaja. Mjafton për nevojat tuaja. Ju edhe mund ta shmangni protestën e nesërme për votën e lire. Por nëse është e kundërta, atëherë mosbindja civile edhe për ju, bëhet një detyrim. Vetëm qeveria teknik, vota e lire sjelle ndryshimin, sjell pensionin qe ju meritoni. O sot o kurrë është radha jone! Thirrja ime sot, shkon për të gjithë amvisat shqiptare. Ju kërkoj 5 minuta, të bëni një llogari. Sa para ju duheshin për të mbushur një shportë me ushqimet baze 11 vite me pare? Krahasojeni pak, me sa para u duhen sot, për të mbushur një shportë me po të njëjta ushqime. A janë rritur pagat, aq sa të përballohet kjo rritje stratosferike çmimesh? Eurostat thotë se shqiptarët sot, paguajnë çmimet më të shtrenjta në Europë për ushqimet dhe kanë të ardhurat më të ulëta. Nëse dhe për ju rezulton kështu, atëherë mosbindja civile per votën e lire edhe për ju, është një detyrim. O sot o kurrë Është Radha jone
Thirrja ime sot, shkon për të gjithë bizneset. Për biznesmenët e vegjël kam disa pyetje. Sa net pa gjumë kaloni ju, në ankth për monopolet e qeverise që po gllabërojnë xhiron tuaj? Apo për taksat që përlajnë edhe ato pak fitime që keni? A keni dëgjuar ndonjë zgjidhje nga qeveria, për mungesën e punëtorëve? Për informalitetin? Por edhe për biznesmenët e mëdhenj të ndershëm të këtij vendi. Sipërmarrjet tuaja, janë si një fëmijë i dytë për ju! Sa të sigurt ndjehen sipërmarrjet tuaja, djersa dhe mundimi , përballë klienteles se Edi Rames përballe shtetit, ku gjithë institucionet kontrollohen nga Edi Rama? Bëni një reflektim të thjeshtë. Nëse sipërmarrjet tuaja sot ndihen të kërcënuara, atëherë mosbindja civile për qeveri teknike dhe votën e lire edhe për ju, është një detyrim. O sot o kurrë është radha jone.
Të fundit, por absolutisht jo për rëndësi. Thirrja ime sot, shkon për të gjithë fermerët tanë qe janë sot fermerët me te braktisur dhe nënçmuar ne Ballkan dhe Europe. Sakrifica e tyre shkon dëm, në qindra ton të korrura, që hidhen në plehra, sepse Edi Rama preferon më shumë fermerët serbë se ata shqiptar, atëherë mosbindja civile, për qeverinë teknike për votën e lire bëhet një detyrim për te gjithë ju si rruge shpëtimi O sot o kurrë per qeveri teknike votën e lire është Radha jonë.
Unë nuk dua të zgjatem. Por sot çdo mjek, çdo arsimtar, çdo punëtor, çdo avokat, profesionist i lirë, apo çdo punonjës i ndershëm administrate. Çdo i ri dhe çdo i moshuar. Çdo besimtar i çdo feje, sot të gjithë keni minimalisht nga një arsye personale madhore, për të dalë nesër në mosbindje civile për qeveri teknike për votën e lire. O sot o kurrë është radha jonë! Nuk ua them unë këtë. Por ndërgjegjja juaj!
Por nëse veçmas, çdo shqiptar ka të paktën nga një arsye personale për betejë, sot të gjithë si shqiptar, kemi edhe arsye të përbashkëta për bashkim. Shqiptarët sot duhet të jenë bashkë, për të shpëtuar demokracinë. Sepse është mungesa e zgjedhjeve të lira, bllokimi i rotacionit që ka sjellë mbi ju gjithë fatkeqësitë që përmenda deri tani. Shqiptarët sot duhet të jenë bashkë, për dinjitetin e tyre. Sepse jeta në diktaturë, nuk ka dinjitet miqtë e mi. Nuk ka dinjitet, kur i kursen fëmijës vaktin ditor të ushqimit edhe hesht për këtë. Nuk ka dinjitet, kur paranë e fituar me ndershmëri dhe lodhje, të vidhet me taksa. Të vidhet me gjoba të tepruara. Dhe këto para më pas shkojnë në fluturime me avion taksi të Edi Ramës. Shkojnë në oborre përrallore 4 milionë euro, në zyrën e Edi Ramës. Shkojnë në ndërtimin e hoteleve luksoze të Erion Veliajt. Shkojnë në xhepat e bashkëshortit strategjik të Olta Xhaçkës. Nuk ka dinjitet miq, kur trafikanti me krahët e mbrojtura nga narko policia, të kanosët si të ishte padroni yt. Kur qytetari jeton si skllav, mezi shtyn muajin. Ndërsa Edi Rama ministrat dhe trafikantet e tyre jetojn si mbret. Nuk ka dinjitet, kur shef një deputet të ri, që burgoset sepse të informoi ty, se vëllai i ministrit të brendshëm është i dënuar për trafikim kokaine dhe vazhdon i qete trafiqet ne Vlore Nuk ka dinjitet, kur gëlltit çdo poshtërim, kur pranon çdo të keqe, vetëm se kërcënohesh me një rrogë që nuk del as për nevojat jetike. Por mbi të gjitha, shqiptarët sot duhet të jenë bashkë, për Shqipërinë. E cila nga një gjenocid i butë i kalkuluar, është pakësuar në frymë plot 40% për 10 vite.
Prandaj mosbindja civile që nis nesër, në datën 7 tetor, ora 6, shënon një gur kilometrik në historinë e demokracisë së Shqipërisë. Sepse nesër jo vetëm fillojmë paralizimin e narkoshtetit, por vendosim një precedent për demokracinë tonë, për pasardhësit tanë, se kur e keqja na kërcënon, ne reagojmë. Se kur të drejtat tona shkelen, ne sulmojnë, ashtu si çdo popull europian garanton demokracinë e tij. O sot o kurrë për vote e lire është radha jone.
Miq nëse Europa na mëson një gjë, është se demokracia fitohet nuk të jepet. Prandaj kur popujt europian paralizojnë jetën për 5% të halleve tona, shqiptarët nuk do të ketë asnjë hezitim, asnjë kompleksim për të kërkuar të drejtat e tyre themelore të njeriut. Si Parti Demokratike ne jemi mbi 600.000 shqiptarë. Si front opozitar ne jemi shumica numerike e Shqipërisë. Ne kemi gjithë forcën. Ne kemi gjithë përgjegjësinë për ti dal zot vendit.
Prandaj edhe një herë, ftoj çdo shqiptar, në datën 7 tetor, ora 18/ ne marshimin drejt Tiranes Pa fjalime. Sepse kjo është beteja e gjithë shqiptarëve. Duke filluar nga nesër. Mosbindje civile, pa kthim. Deri në qeveri teknike. Sepse vetëm me qeveri teknike, garantohen zgjedhjet e lira. Vetëm me zgjedhje të lira, rotacioni i vonuar realizohet. Dhe vetëm me rotacion, Shqipëria shpëton! Shqipëria kthehet nga tokë e mallkuar për shqiptarët qe braktiset prej tyre në tokën e bekuar që Zoti na e bëri dhuratë, dhe të parët tanë derdhën gjakun për ta ruajtur. Liria ka një emër ky emër është vota e lire. Dinjiteti njerëzor ka një emër ky emër është vota e lire. Sovranitetit i vertet i nje kombi ka një emër ky emër është vota e lire E ardhmja e një kombi dhe vendi ka një emër ky emër është vota e lire. O sot o kurrë për votën e lire, Është Radha Jone!”
Discussion about this post