GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha apel shqiptarëve: A jeni të gatshëm të sakrifikoni për votën e lirë?

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha apel shqiptarëve: A jeni të gatshëm të sakrifikoni për votën e lirë?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PD, Sali Berisha në konferencën e mbajtur me gazetarët, u shpreh se opozita ka zgjedhur një rrugë të dytë, atë  të qëndresës për votën e lirë të qytetarëve shqiptarë.

Berisha tha se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira dhe largimi i Edi Ramës duhet të jetë qëllimi më madhor i shqiptarëve. Në fjalën e tij gjatë një konference për mediat, Berisha tha se farsa nuk fitohet kurrë nga opozita.

Ai akuzoi kryeministrin se gjatë fushatës blinte vota me lekë, kanabis, prokurime dhe punësime.

Berisha shtoi se rruga që po ndjek opozita është një betejë e vështirë, por jo e pashpresë.

Pjesë nga fjala: 

Tani, çfarë mund të them sot unë. Unë mund të them sot atë që kam thënë shumë e shumë herë më parë, se me Edi Ramën, zgjedhje të lira kurrë nuk mund të ketë. Kjo nuk është asgjë e re. E kam thënë para këtyre zgjedhjeve, e them edhe sot me bindjen më të madhe pasi Edi Rama ka krijuar shtet elektoral dhe zhvillon farsë elektorale. Imagjinoni ju pak, në Durrës janë 50 mijë vota të diktuara nga krimi. Se nuk është vetëm ky, është Ani Dyrmishi, është Drazhi, janë disa. Po ky ka qenë stari, se ky ishte projektuar për Ministër të Brendshëm.

Dhe tani këtu 2-3 ditë, meqë u kompromentuan rëndë, po bëhet beteja për kryetar bashkie në vend të Sakos. Kjo është e vërteta. Pra, për të dalë tek pyetja juaj. Në qoftë se me këto fakte që paraqesim, këto denoncime që bëjmë, duam t’u them shqiptarëve se me shtet elektoral ka vetëm farsë elektorale dhe se Edi Rama zhvillon vetëm farsë elektorale. Dhe se farsat nuk fitohen kurrë nuk nga opozita. Farsa nuk fitohet nga opozita. Atëherë ka një qëllim, që çdo qytetar shqiptar, që beson se këto zgjedhje ishin farsë dhe se farsa nuk fitohet kurrë nga opozita, të pyesë veten a është i gatshëm të sakrifikojë për votën e lirë.

A është i gatshëm të angazhohet në një betejë për t’u rikthyer shqiptarëve të drejtën e votës së lirë. Çka nënkupton të gjitha përpjekjet, të gjitha sakrificat për ata që besojnë se kjo është një farsë. Për ata që besojnë se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira dhe natyrisht largimi i Edi Ramës duhet të jetë qëllimi më madhor i shqiptarëve…Farsa nuk fitohet kurrë nga opozita. Ka dy rrugë. Ka një rrugë, bojkoti i zgjedhjeve. Në qoftë se ju lexoni rezolutën e 30 prillit, të votuar nga 82 parti politike të qendrës së djathtë të Europës, parti që qeverisin Europën sot, aty është e qartë se 11 Maji do jetë një farsë, sepse Edi Rama gjatë fushatës po blinte vota me lekë, po blinte vota me kanabis, po blinte vota me prokurime, po blinte vota me punësime.

Dhe se drejtësia e kapur nga Edi Rama nuk qëndronte ndaj gjithë këtyre krimeve. Përveç kësaj, u zhvillua një hearing në Parlamentin Europian i të gjithë spektrit politik të parlamentit. Dhe në këtë hearing, zgjedhjet u quajtën një emergjencë. Tani, në qoftë se ishim para dy rrugëve, pjesëmarrje ose mospjesëmarrje. Në qoftë se nuk merr pjesë, do zgjedhësh rrugën e dhunës ose rrugën e shuarjes. Ose do pranosh se këtu nuk do merrem më me politikë, ose do merrem dhe do përdor forcën ndaj kësaj qeverie që të merr liritë.

Është njëra rrugë. Rruga tjetër është rruga që ndjekim ne. Rruga në të cilin ne marrim pjesë në proces, paraqesim të gjitha dokumentet e vërteta që ishte farsë dhe ftojmë shqiptarët të luftojnë për votën e tyre. Të dyja janë të vështira, por kjo e dyta ka një mbështetje ndërkombëtare. E para mund ta krijojë, por fillimisht nuk ka. E dyta po, ja ku janë raporti, ja ku janë rezolutat. Është pra një betejë e vështirë, por jo e pashpresë.

Etiketa: berishasakrificeshqiptarë

Lajme të lidhura

Vrasja e turistit në Ksamil/ Shoku i viktimës: Dikush na u afrua dhe ofendoi nga nëna, një tjetër erdhi me thikë
Aktualitet

Vrasja e turistit në Ksamil/ Shoku i viktimës: Dikush na u afrua dhe ofendoi nga nëna, një tjetër erdhi me thikë

12:23 - 22/08/26
U godit nga helika e gomones, përcillet sot për në banesën e fundit 22-vjeçari shkodran
Aktualitet

U godit nga helika e gomones, përcillet sot për në banesën e fundit 22-vjeçari shkodran

11:28 - 22/08/26
“Nuk e kujtoj si e kam goditur”, Vata kërkon falje për vrasjen e turistit: U vetëmbrojta
Aktualitet

“Nuk e kujtoj si e kam goditur”, Vata kërkon falje për vrasjen e turistit: U vetëmbrojta

11:12 - 22/08/26
Para
Presidenca franzeze reagon për videon ku Zonja e Parë qëllon Macronin

Presidenca franzeze reagon për videon ku Zonja e Parë qëllon Macronin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasja e turistit në Ksamil/ Shoku i viktimës: Dikush na u afrua dhe ofendoi nga nëna, një tjetër erdhi me thikë
Aktualitet

Vrasja e turistit në Ksamil/ Shoku i viktimës: Dikush na u afrua dhe ofendoi nga nëna, një tjetër erdhi me thikë

12:23 - 22/08/26

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e turistit portugez, Luis Miguel Varela Mendez, ngjarje e ndodhur pak ditë më...

Lexo më shumë
Lajthia e nis mbarë në Emiratet e Bashkuara Arabe, ish-sulmuesi i Elbasanit shënon gol përballë Dubait

Lajthia e nis mbarë në Emiratet e Bashkuara Arabe, ish-sulmuesi i Elbasanit shënon gol përballë Dubait

12:10 - 22/08/26
Rrëmbehen 3 zyrtarë të Policisë së Kosovës nga forcat serbe

E rëndë në Kosovë/ I mituri po luante me kallashnikov, qëllon aksidentalisht vëllain 10-vjeçar

11:50 - 22/08/26
U godit nga helika e gomones, përcillet sot për në banesën e fundit 22-vjeçari shkodran

U godit nga helika e gomones, përcillet sot për në banesën e fundit 22-vjeçari shkodran

11:28 - 22/08/26
“Nuk e kujtoj si e kam goditur”, Vata kërkon falje për vrasjen e turistit: U vetëmbrojta

“Nuk e kujtoj si e kam goditur”, Vata kërkon falje për vrasjen e turistit: U vetëmbrojta

11:12 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com