GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Ardi Veliu ka vendosur linjë private komunikimi me krimin

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Ardi Veliu ka vendosur linjë private komunikimi me krimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se bota e krimit i ka shtrirë kthetrat kudo.

Kryetari demokrat, Sali Berisha, hodhi sot akuza të forta ndaj Ardi Veliut, aktualisht drejtues i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

“Ndodhi ngjarja e 21 prillit, Ardi Veliu, një nga bajlozët më të zi të krimit në Shqipëri, Ballkan dhe Europë, doli menjëherë: trafikanti Greca nuk kishte asgjë në makinën e tij.

Në krye të kësaj ministrie, tani që transkriptimet e shërbimeve belge, franceze dhe holandeze, po vijnë në Shqipëri, u emërua përfaqësuesi politik më i rrezikshëm i krimit. Saimir Tahiri nuk ishte as një e treta e Ballës për krimin.

Çfarë është Ardi Veliu? Figura qendrore më e zezë e krimit në Policinë e Shtetit. Ardi Veliu ishte drejtor i Policisë së Tiranës. Ishte përzënë nga Policia e Shtetit për bashkëpunim në trafiqe dhe falsifikim dokumentesh. Bota e krimit e solli drejtor policië në Tiranë. Çfarë thotë Alesandro në biseda me mafiozin tjetër? Atij drejtorit ia mbushëm mirë koshat me derr të zi.

Po çfarë ndodhi me Ardi Veliun? Pas transkriptimeve të publikuara në median shqiptare në vitin 2017, Ardi Veliu lartësohej në drejtor të përgjithshëm të policisë.

Ardi Veliu, pas një seri krimesh të shëmtuara publike, pas mashtrimesh në mbrojtje të krimit, siç është rasti i vrasjes së Rashës, i beson Edi Rama shërbimin inteligjent të Policisë së Shtetit.

Çfarë ka bërë Ardi Veliu? Ka vendosur linjë private të komunikimit me krimin, të survejimit të opozitës, të survejimit të kundërshtarëve politikë nga Oltian Bistro me shokë. Dhe tani lan duart.

Në EncroChat janë 60 oficerë kryesorë policie, të gjithë në regjistrime në bashkëpunim të ngushtë me krimin. Hetimi i Encrochat ka gjetur se në Shqipëri, krimi dhe pushteti janë një, janë të shkrirë,” tha Berisha.

Berisha komentoi edhe skandalin me të dhënat në sistemin TIMS, që sipas tij personi që i ka vjedhur është dërguar nga Rama.

“Këta janë shndërruar në avoketër të tmerrshëm të krimit, shesin dosje dhe informacione. Ka sjellë europoli 850 mijë faqe transkripte. Ju garantoj se me shpejtësi të rrufeshme do përjetojmë tregun më të fuqishëm të transkriptove. Bota e krimit ka shtrirë kthetrat në cdo gjë.

Një javë më parë nxorën të gjithë të dhënat e TIMS. Cfarë kishte të dhëna sekrete për krimin, po kush e nxori? I dërguari direkt i Edi Ramës, Ervin Muca. Një kriminel që urdhëroi punonjësit e policisë, i hidhni të dhënat në këtë usb dhe ata refuzuan, disa prej tyre. Bravo u qoftë. Po cfarë ndodhi? Ai mori punonjës privat dhe ata i morën privat.

Edi Rama do të fshehë gjurmët e krimit.

Po në krye të SHISH kush është? Një njeri i shkarkuar nga qeveria e Kosovës sepse ka plackitur të dhënat e Kosovës. Pasi shkarkohet për këto të dhëna bëhet këshilltare e Ramës dhe tani ajo emërohet në krye të SHISH. Kjo ka kredenciale krimi.”, u shpreh Berisha.

Etiketa: Ardi VeliuberishaKryesore1

Lajme të lidhura

“Dorëheqja e Ramës, pika e parë” Fokusi te kërkesat, jo te individët! Rilexohen kërkesat e protestës
Breaking Views

“Dorëheqja e Ramës, pika e parë” Fokusi te kërkesat, jo te individët! Rilexohen kërkesat e protestës

21:07 - 23/06/26
‘Ne kemi fuqinë ta hedhim Edi Ramën’, protestuesja: Kërkesat tona t’i realizojmë me referendum
Breaking Views

‘Ne kemi fuqinë ta hedhim Edi Ramën’, protestuesja: Kërkesat tona t’i realizojmë me referendum

20:44 - 23/06/26
Luçjana Kokaj: Grupi koordinues i protestës ka 40 veta, Dritan Goxhajn e zgjodhëm ne për të lexuar ‘ultimatumet’
Breaking Views

Luçjana Kokaj: Grupi koordinues i protestës ka 40 veta, Dritan Goxhajn e zgjodhëm ne për të lexuar ‘ultimatumet’

20:35 - 23/06/26
Para
“Nafta e Shpiragut, naftë premium”, Rama: Investimi, 7 miliardë euro

"Nafta e Shpiragut, naftë premium”, Rama: Investimi, 7 miliardë euro

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Dorëheqja e Ramës, pika e parë” Fokusi te kërkesat, jo te individët! Rilexohen kërkesat e protestës
Breaking Views

“Dorëheqja e Ramës, pika e parë” Fokusi te kërkesat, jo te individët! Rilexohen kërkesat e protestës

21:07 - 23/06/26

Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama ndaj Dritan Goxhajt, figurës që artikuloi kërkesat e protestës së një dite më parë,...

Lexo më shumë
Ndryshon edhe formati i Kategorisë së Parë, miratohet vendimi

Ndryshon edhe formati i Kategorisë së Parë, miratohet vendimi

20:55 - 23/06/26
Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miraton ndryshimin e formatit të kampionatit “Abissnet Superiore”

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së miraton ndryshimin e formatit të kampionatit “Abissnet Superiore”

20:48 - 23/06/26
‘Ne kemi fuqinë ta hedhim Edi Ramën’, protestuesja: Kërkesat tona t’i realizojmë me referendum

‘Ne kemi fuqinë ta hedhim Edi Ramën’, protestuesja: Kërkesat tona t’i realizojmë me referendum

20:44 - 23/06/26
Luçjana Kokaj: Grupi koordinues i protestës ka 40 veta, Dritan Goxhajn e zgjodhëm ne për të lexuar ‘ultimatumet’

Luçjana Kokaj: Grupi koordinues i protestës ka 40 veta, Dritan Goxhajn e zgjodhëm ne për të lexuar ‘ultimatumet’

20:35 - 23/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibombetpark girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetjojobetgrandpashabetUltrabetcasibom girişholiganbetjojobet girişjojobetgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabet