GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: As Serbia nuk arriti të largojë kosovarët nga vendi i tyre, sa shpërnguli Rama për 10 vite nga Shqipëria

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: As Serbia nuk arriti të largojë kosovarët nga vendi i tyre, sa shpërnguli Rama për 10 vite nga Shqipëria
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PD, Sali Berisha, theksoi se bashkimi i shqiptarëve është thelbësor për të përballuar regjimin. Në një bashkëbisedim me qytetarët, Berisha e përshkroi 20 shkurtin si një ditë për ndërgjegjen dhe guximin e çdo qytetari.

Berisha vuri në dukje se protesta e opozitës është e dukshme ndërkombëtarisht dhe Rama është i izoluar moralisht.

“Ju siguroj se për çdo shqiptar, është një mision i madh. Unë mirëkuptoj hezitimet, mirëkuptoj edhe dëshpërimin, por nga ana tjetër i garantoj shqiptarët se nuk ka rrugë tjetër përveç se të marrin në dorë fatin e tyre dhe të vendit të tyre, për të shpëtuar nga kjo e keqe shumë e madhe. Koha do të provojë dhe nuk dua të bëj profetin, por koha do të provojë se qytetarët shqiptarë, në tërësi, jo të gjithë nuk kanë qenë të vetëdijshëm për masat e mëdha të plaçkitjeve dhe krimeve të kësaj organizate kriminale. Në qoftë se regjimi i parë, diktatura totalitare që përmbysëm, ishte më gjakësorja, më mizorja në Europë, diktatura autoritare që kemi sot është diktatura më kleptokratike në Europë dhe botë.
Janë shkaku në themel i dramës demografike më të madhe ndofta pas mortajës së zezë në vitet 1300.

Sot në Shqipëri lindin më pak fëmijë se në vitin 1930. Sot në Shqipëri lindin 74% më pak se fëmijë se sa në vitin 1991. Sot të rinjtë shqiptarë largohen nga vendi 5 herë më shumë se sa të rintjë e vendeve përreth. Në qoftë se kemi qenë ndonjëherë para alternativës të jemi apo të mos jemi, jemi sot para kësaj alternative. Ndaj dhe unë i ftoj qytetarët shqiptarë të bashkohemi, të ndahemi me këtë të keqe të madhe, shumë të madhe. Ky është një vend i bekuar, me pasuri përrallore, vendi i njerëzve që punojnë, vendi i potencialeve të mëdha. Këtë vend e katandisi në këtë gjendje, trajtimi i pasurive dhe qytetarëve të saj si në një regjim kolonial. Kurrë serbët nuk arritën të shpërngulin në 10 vite nga Kosova, sa arriti Edi Rama të shpërngulë nga Shqipëria. Kurrë!

Ne mbajmë në memorie Çubrilloviçin, armikun e egër, racistin e tërbuar antishqiptar për platformën e tij. Por e vërtata është kjo, që duke përdorur pothuajse politika identike me Çubrilloviçin, Edi Rama dyfishoi largimin e shqiptarëve nga Shqipëria, në raport me atë të Çubrilloviçit nga Kosova. Ndaj dhe 20 shkurti është një ditë për çdo qytetar shqiptar. Është një ditë për ndërgjegjen e çdo shqiptari, është një ditë për guximin e tij. Është një ditë shprese. Në qoftë se shohim, çfarë ishte 10 shkurti? Ishte disa e shpresës së shqiptarëve. Ishte dita që tregoi se, shqiptarët përcollën në mbarë botën revoltën e tyre, vendosmërinë e tyre për të mos u pajtuar me regjimin e tyre. Ndaj ju ftoj në 20 shkurt, të gjithë në Tiranë në rrugët dhe sheshet e saj. Faleminderit,” tha Berisha.

Etiketa: berishaRamaSerbi

Lajme të lidhura

SPAK zbardh operacionin e arrestimit të biznesmenit Ermal Beqiri në Francë! Akuzat, pasuritë e sekuestruara dhe ekstradimi
Aktualitet

SPAK zbardh operacionin e arrestimit të biznesmenit Ermal Beqiri në Francë! Akuzat, pasuritë e sekuestruara dhe ekstradimi

16:50 - 01/08/26
Policia u bën kontroll makinave luksoze në Tiranë, gjendet drogë dhe shkopinj bejsbolli: Shoqërohen 6 persona
Aktualitet

Policia u bën kontroll makinave luksoze në Tiranë, gjendet drogë dhe shkopinj bejsbolli: Shoqërohen 6 persona

15:27 - 01/08/26
Marjana Koçeku kritikon qeverinë: Të dielën protestohet në Shkodër kundër hapjes së konsullatës serbe
Aktualitet

Marjana Koçeku kritikon qeverinë: Të dielën protestohet në Shkodër kundër hapjes së konsullatës serbe

14:59 - 01/08/26
Para
Grabitja kthehet në tragjedi! Shqiptari humb jetën gjatë arratisjes nga vila ku po vidhte

Grabitja kthehet në tragjedi! Shqiptari humb jetën gjatë arratisjes nga vila ku po vidhte

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK zbardh operacionin e arrestimit të biznesmenit Ermal Beqiri në Francë! Akuzat, pasuritë e sekuestruara dhe ekstradimi
Aktualitet

SPAK zbardh operacionin e arrestimit të biznesmenit Ermal Beqiri në Francë! Akuzat, pasuritë e sekuestruara dhe ekstradimi

16:50 - 01/08/26

Prokuroria e Posaçme zbardh operacionin e arrestimit të biznesmenit Ermal Beqiri në Francë, i akuzuar për shumë vepra penale që...

Lexo më shumë
Armand Duka flet pas tërheqjes së FIFA-s: Uniteti i UEFA-s bëri diferencën

Armand Duka flet pas tërheqjes së FIFA-s: Uniteti i UEFA-s bëri diferencën

16:26 - 01/08/26
Policia u bën kontroll makinave luksoze në Tiranë, gjendet drogë dhe shkopinj bejsbolli: Shoqërohen 6 persona

Policia u bën kontroll makinave luksoze në Tiranë, gjendet drogë dhe shkopinj bejsbolli: Shoqërohen 6 persona

15:27 - 01/08/26
Marjana Koçeku kritikon qeverinë: Të dielën protestohet në Shkodër kundër hapjes së konsullatës serbe

Marjana Koçeku kritikon qeverinë: Të dielën protestohet në Shkodër kundër hapjes së konsullatës serbe

14:59 - 01/08/26
Dhunohen 6 turistë italianë në Tiranë, rrëfimi tronditës

Dhunohen 6 turistë italianë në Tiranë, rrëfimi tronditës

14:38 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com