GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Asnjë para ruse s’ka hyrë në PD, SPAK i kapur

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Asnjë para ruse s’ka hyrë në PD, SPAK i kapur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sali Berisha në konferencë për mediat deklaroi se në PD nuk ka hyrë asnjë para ruse. Berisha tha se SPAK është i kapur nga partia-shtet.

“Për financimin rus, Basha duhet të ballafaqohet me provat, është përgjegjësi personale e tij dhe jo e PD. Nuk ka asnjë element të ri krahasuar me dosjen e prokurorisë që e hapi dhe mbylli Edi Rama. Nuk kemi asgjë të re. Kemi vetëm faktin që PD-ja nuk ka në financat e saj një qindarkë të vetme ruse.

Kështu që nuk do të ketë asnjë dorëzim dosjeje. Asnjë qindarkë nga 500 mijë eurot, nuk ka kaluar në sirtarët e PD-së. SPAK është kapur nga partia-shtet”, tha ai.

Berisha foli më tej edhe për atë që e quan skandal të lobimit të MCGonigal.

“Ka një zhvillim, zhvillimi është aktakuza e organeve amerikane të drejtësisë, në të cilën Edi Rama ka kontraktuar McGonigal për hetimin e lobistit Nick Muzin, në të cilën Edi Rama nëpërmjet këshilltarit të tij privat, Dorian Duçka ka dërguar dy dëshmitarë nga Europa, nuk specifikohet vendi, për të dëshmuar para FBI-së lidhur me financimin rus të PD-së. Çfarë kemi të bëjmë këtu? Këtu kemi të bëjmë me një vepër krimi shumë të rëndë të Edi Ramës, i cili konfirmoi edhe në daljen e tij në Opinion se dëshmitarët janë dërguar dhe se ata janë njerëz të PD-së. Domethënë, Edi Rama, këshilltari i tij Duçka, kontraktuan McGonigal dhe e furnizuan atë, e paguan de facto, se paratë Agron Nezës ia ka dhënë Dorian Duçka.

A përbën kjo një detyrim hetimor për prokurorinë? E padiskutueshme. Edi Rama del se fsheh krimin. Ai automatikisht vendoset nën hetim. Dorian Duçka vendoset automatikisht nën hetim. Duhet të tregohen se kush janë dëshmitarët dhe të dëshmojnë të vërtetën pranë prokurorisë. Lulzim Basha duhet të ballafaqohet me të gjithë provat e reja që sjellin Duçka, dëshmitarët dhe Rama në kuadrin qoftë të larjes së parave, qoftë të financimit rus. A hap SKAP-i partisë çështje për këtë çështje? Ai është organi më i kapur në Europë sot”, tha Berisha.

 

Etiketa: berishaKryesore1PDSpak

Lajme të lidhura

Pagat e magjistratëve, Gjykata Kushtetuese: Kuvendi të zbatojë vendimin tonë
Aktualitet

Pagat e magjistratëve, Gjykata Kushtetuese: Kuvendi të zbatojë vendimin tonë

13:57 - 07/09/26
“Tre muaj pa furnizim me ujë”, Ina Zhupa: Dështimi i bashkisë Sarandë, 400 mijë euro të shpenzuara dhe askush nuk jep llogari
Aktualitet

Zhupa kundër projektit pranë Muzeut Etnografik të Vlorës: Mos e ktheni në godinë me xham dhe kafene

13:12 - 07/09/26
Shqiptarët në Britani protestojnë kundër Ramës, nisen me autokolonë për në Tiranë
Aktualitet

Shqiptarët në Britani protestojnë kundër Ramës, nisen me autokolonë për në Tiranë

12:04 - 07/09/26
Para
Zgjedhjet në Malin e Zi/ Abazoviç shpall fitoren në Ulqin, me brohoritje në rrugët e qytetit (Video)

Dialogu Kosovë-Serbi, Abazoviç: Raundi i ri të mbahet në Mal të Zi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shtriu rivalët në fushë dhe tundi rrjetën, Trabzonspor e Salah i “heqin kapelen” Ernest Muçit
Sport

Shtriu rivalët në fushë dhe tundi rrjetën, Trabzonspor e Salah i “heqin kapelen” Ernest Muçit

15:31 - 07/09/26

Pas oshilacioneve në javët e para të Superligës turke dhe eliminimit të papritur nga Europa League, skuadra e Trabzonspor ka...

Lexo më shumë
55-vjeçari shqiptar plagoset me armë zjarri në Athinë, autorët i zunë pritë para banesës (Emri)

55-vjeçari shqiptar plagoset me armë zjarri në Athinë, autorët i zunë pritë para banesës (Emri)

15:02 - 07/09/26
Aksident në Selenicë/ Automjeti përplaset me furgonin me pasagjerë, plagosen gjashtë persona

Aksident në Selenicë/ Automjeti përplaset me furgonin me pasagjerë, plagosen gjashtë persona

14:57 - 07/09/26
Nga Asllani, Muçi e Manaj dhe deri te Seferi e Pllana, lojtarët e Kombëtares ia bëjnë “Bum” në Europë me eurogola dhe asiste

Nga Asllani, Muçi e Manaj dhe deri te Seferi e Pllana, lojtarët e Kombëtares ia bëjnë “Bum” në Europë me eurogola dhe asiste

14:44 - 07/09/26
Shteti Bektashi? I dërguari special i Trump në Tiranë: I takon popullit shqiptar të vendosë

Shteti Bektashi? I dërguari special i Trump në Tiranë: I takon popullit shqiptar të vendosë

14:31 - 07/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com