GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Balluku do të përgjigjet si kriminele, Ramën e pret…

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Balluku do të përgjigjet si kriminele, Ramën e pret…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu demokrat, Sali Berisha gjatë një takimi elektoral në Bulqizë paralajmëroi zv/kryeministren Belinda Balluku se do të përgjigjet para drejtësisë si një kriminele elektorale.

Ai u shpreh se ajo është simbol i babëzisë dhe lukseve të shfrenuara duke shpenzuar 220 mijë dollarë për luksin e zyrës së saj në kohë krize.

Berisha shtoi se edhe Ramën e pret i njëjti fund.

“Sot jemi me rroga 30-40% më të ulëta se Kosova. Sepse Edi Rama ngriu rrogat dhe nxori si justifikim gjithnjë armën e tij të zezë mashtrimin. Dje thoshte në një takim, do kisha rritur rrogat por nuk më la lufta. Ne asnjë energji nuk e kemi nga nafta. E kemi të gjithë nga ujërat. Pse kushtojnë nafta dy herë më lirë në Ukrainë se në Shqipëri. Nuk është lufta por vjedhja. Më falni, çdo verë këta zbrazin digat në një kohë kur ligji i digave ndalon zbrazjen e digave gjatë verës sepse çmimi më i lirë i energjisë del në vjeshtë. Sekserët e sheshin në bursë dhe këto i merr Ballukja me Ballukun tjetër dhe i çojnë në offshore. Këta nuk mendojnë për qytetarët. Këta mendojnë si të vjedhin ata. E keni parë si e kanë inauguruar deri më sot 5 herë rrugën e Arbrit?

Simboli i babëzisë dhe e shfrenuar pas lukseve. I them Balukes që vjen këtu. A mund të mobilosh zyrën me 220 mijë euro po të mendoje për këta qytetarë. A mundet po të ishe një njeri i ndjeshëm ndaj qytetarëve, të ulesh dhe të porosisësh biftekun 1 mijë euro. Të ndjekësh lukset kur Shqipëria dhe shqiptarët përjetojnë varfërinë dhe mjerimin në rritje. Belinda Balluku do të përgjigjesh si një kriminele elektorale. Ju jeni një bandë kriminale që shëtisni në Shqipëri duke rrëmbyer votat dhe duke terrorizuar qytetarët. Ne do fitojmë.

Ballukja ka sjellë 400 mln lekë vetëm pagesa paaftësie. Merrini ato para, janë tuajat se jua kanë vjedhur ju dhe ndëshkojini me votën tuaj. Qëllim më kryesor është jo vetëm 2-fishimi i rrogave dhe pensioneve por prapë shqiptarët të jenë në krye për të gjithë Ballkanin. Ne i garantojmë ato.

Edi Rama është në panik dhe ju e dini atë fjalën që thotë: kërcen Rama nga sevdaja. Ky kërcënimi nga sevdaja është kërcim me lepur në bark. Përdor çdo fjalor, por me asgjë nuk mbulon dot ti vjedhjen që u ke bërë shqiptarëve dhe diskriminimin që u ke bërë zonave të veriut dhe shqiptarëve.

Hidhu dhe përdridhu sa të duash, por pas datës 14 maj të pret ai vend që e meriton. Do ketë zgjedhje të përgjithshme dhe do dalësh përpara ligjit. Përveç kësaj, Edvinin e pret miku i tij i nderit, Charles McGonigal. Nuk ka gjykatës që dënon ryshfetmarrësin dhe nuk dënon ryshfetdhënësin,” tha Berisha.

 

 

Etiketa: BallukuberishaKryesore1

Lajme të lidhura

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje
Aktualitet

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje

14:53 - 21/08/26
Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë
Aktualitet

Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë

14:20 - 21/08/26
Propozimi i PS për shkrirjen e bashkive/ Këshilli Bashkiak i Memaliajt vendos zhvillimin e dëgjesave publike në njësitë administrative
Aktualitet

Propozimi i PS për shkrirjen e bashkive/ Këshilli Bashkiak i Memaliajt vendos zhvillimin e dëgjesave publike në njësitë administrative

13:11 - 21/08/26
Para
Burri që dogji shtëpinë e ish-gruas: Zuri dashnor, punonte në disko

Burri që dogji shtëpinë e ish-gruas: Zuri dashnor, punonte në disko

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plagosi me armë Vladimir Bruçin, dëshmia e Pjerin Bitanit: E qëllova pasi më ofendoi para familjarëve
Aktualitet

Plagosi me armë Vladimir Bruçin, dëshmia e Pjerin Bitanit: E qëllova pasi më ofendoi para familjarëve

16:14 - 21/08/26

Detaje të reja janë zbardhur nga hetimi për plagosjen me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër, ngjarje për të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë te “Pushimi i Shoferit”/ Automjeti përplaset me furgonin, disa të plagosur

Aksident i rëndë te “Pushimi i Shoferit”/ Automjeti përplaset me furgonin, disa të plagosur

16:03 - 21/08/26
Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje

14:53 - 21/08/26
Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë

Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë

14:41 - 21/08/26
Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit

Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit

14:30 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com