GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Balluku me 200 mijë euro zyrë, ndërsa populli pa bukë

15:04 - 30/04/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Balluku me 200 mijë euro zyrë, ndërsa populli pa bukë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sali Berisha ka sulmuar nga Puka ministren e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Ballukun, teksa ishte në një takim me qytetarët, ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki, Rrok Dodaj.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se Balluku kërkon ta quajnë ‘Belinda lluksi’. Ai shtoi se ajo konsumon biftekë ke kosto 1 mijë euro, të barabartë sipas tij me një ka apo 2 qe.

Berisha tha gjithashtu se kryeministri Edi Rama ka vendosur në qeveri 12 ‘Spiropala’ që sipas tij vetëm e lavdërojnë.

“Tom Doshi është ushtar i së keqes. Tom Doshi vjen dhe shpërndan para, shtron ndonjë drekë, ndonjë darkë. Tani t’i bëj një pyetje unë. Tom, edhe kur ishe deputet, edhe kur nuk ishte, çfarë mirësie panë qytetarët nga Tom Doshi? Zero. Na thuaj pak, cilën rrugë ndërtoi Rama në këto zona me insistimin tënd? Asnjë. Nisën asfaltimin e rrugës Vau i Dejës-Koman, Rama e ndërpreu. Edhe partinë e ke marrë nga një kriminel elektoral si Skënder Gjinushi dhe unë të garantoj se ti që vjen këtu e kryen krim elektoral, kjo nuk do të harrohet.

Kryeministër, i cili, kur vriten 3 gra në 2 orë, 5 gra në një javë, merren peng të tjera, që nuk kanë ndodhur në kohërat më të largëta, nuk thotë asgjë. Për shoqërinë nuk ka akt më të shëmtuar sesa të ekzekutohen në një javë 5 gra.

Rama bën vetëm fasadë, emëron 12 Spiropale. Njëra i thotë Brendi Edi Rama, tjetra i thotë Zheniu ynë, tjetra i thotë Zeusi ynë. Identik siç e lavdëronin buodigardët Gadafin.

Thonë që Belinda u thotë tani më quani Belinda Lluksi. 200 mijë euro zyrën, 1 mijë euro biftekun, një ka bifteku, apo dy qe. Po pse? Sepse ai shpenzon 10 mijë euro darkën. Sepse blen vazo 4 milionë euro për Kryeministrinë. Udhëton 137 udhëtime me avion me dhomë liksi, gjumi, se lodhet shumë duke vjedhur nga mëngjesi në darkë”, u shpreh Berisha.

 

 

Etiketa: BallukuberishaKryesore1

Lajme të lidhura

Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe
Aktualitet

Sot seancë në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra

09:33 - 07/04/26
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat
Aktualitet

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Para
Makina përfshihet nga flakët,  shpëton familja me vajzën e vogël

Makina përfshihet nga flakët, shpëton familja me vajzën e vogël

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici është paraqitur sot në GJKKO. Siç shihet në pamjet, Bici ishte e vetme teksa hynte...

Lexo më shumë
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët

Makinat nga Shqipëria çojnë në rekord konsumin e naftës në Maqedoni, kjo e fundit ul sërish akcizën

10:16 - 07/04/26
Me firmën e Altin Dumanit, zbardhet kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Ballukut, lë në fuqi masën e pezullimit nga detyra

10:06 - 07/04/26
Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe

Sot seancë në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra

09:33 - 07/04/26
Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com