GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Berisha: Bandat në Shkodër kanë licencë për vrasje nga Rama dhe Beneti

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Bandat në Shkodër kanë licencë për vrasje nga Rama dhe Beneti
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryedemokrati Sali Berisha bëri një tjetër denoncim të fortë në lidhje me aktivitetin e bandave me mbështetje qeveritare në Shkodër.

Sipas Berishës, ‘bandat që bënë Benetin kryetar bashkie, tani duhet të bëjnë Edin, urrejtësin më të madh të Shkodrës, deputet të saj’.

Berisha:

“Miqtë e mi, pasdite dje, tek kthehesh në shtëpi te tre fëmijët e saj, ra, humbi jetën Flutura Basha.

Bashkëshorti i saj lufton me vdekjen në shtratin e spitalit.

 

 

Dy të rinj, Hamza Liçi, Arlind Bushati, 23 dhe 33 vite, u korrën nga breshëritë e vrasësve në pritë.

Një masakër e mirëfilltë, një dramë.

Tre njerëz humbën jetën, një i katërt në gjendje të rëndë.

Viktima të pafajshme.

Tre fëmijë të familjes Basha mbetën pa nënë, por miqtë e mi, ky ishte një krim i paralajmëruar.

Kjo dramë, kjo masakër mund të ishte parandaluar dhe shmangur plotësisht.

Çifti Basha mund të kishte mbërritur mbrëmë në shtëpinë e vet dhe sot do të ishte së bashku në shtëpi me fëmijët e tyre.

Po kush mund të parandalonte këtë krim, më thoni ju mua?

Narkopolicia e Edi Ramës, që është njësh me krimin?

Jo, kurrë.

Kujtoj se jo më larg se në shtator, Arlind Bushati tek pinte kafe me shokët e vet, pa vrasësin serial që i drejtuan armën por nuk i shkrepi për t’i marrë jetën. Por çfarë bëri policia para këtij akti? Narkopolicia jo vetëm që nuk mori në mbrojtje Arlindin, por as nuk denjoi as të dëgjojë shpjegimet e tij!

Kurse vrasësi, të cilin e njeh gjithë Shkodra, as nuk u mor në pyetje, as nuk u thirr, as nuk iu kontrolluar shtëpia, sepse vrasjet, masakrat dhe terrori janë mjetet me të cilat Edi Rama kërkon të sundojë dhe tmerrojë Shkodrën, ashtu siç mori mandatin e bashkisë, kërkon të marrë mandatin e deputetit”.

Miqtë e mi, pak kohë më parë, Bushati u lemerit nga breshëritë pafund automatikësh. E njëjta bandë, banda e qeverisë, por Edmondi i bandës, drejtori i policisë, qeveritarët në Tiranë, raportonin se nuk ishin Bajrët, se nuk ishte banda e shtetit që kishte zbritur në Bushat, por isin banda të tjera. Në korrik, banda e qeverisë përsëri përgjaku Shkodrën me gjakun e tre të rinjve, i plagosi. Përsëri përgjaku Shkodrën duke plagosur tre të rinj.

Edmondi i bandës, Taulanti i bandës, Edvin Bajri, e mbajtën të fshehtë krimin monstruoz. Pra, miqtë e mi, vrasjet, masakrat, ekzekutimet në Shkodër janë licenca që Edi Rama i ka dhënë bandës së partisë, bandës së Bajrëve dhe bijëzave të saj. Licenca që Edi Rama u ka dhënë këtyre vrasësve, të cilët vrasin 15-vjeçarë në gjumë, të cilët kanë vrarë me dhjetëra vetë, por të cilëve Edi Rama, Taulant Balla, Altin Dumani, u mbyllin dosjet, u mbyllin vrasjet, u mbyllin krimet.

Edi Rama iu ka dhënë licencë bandës, banditëve vrasës të partisë të vrasin kë të duan. Shkodra nën terror, me kushtin e vetëm që t’i sigurojnë një mandat si Benetit në Shkodër. Ata që bënë Benetin kryetar bashkie, tani duhet të bëjnë Edin, urrejtësin më të madh të Shkodrës, deputet të saj. Duhet të bëjnë Edin, njeriun që urren për vdekje Shkodrën, bastardin e xhelatit që urdhëronte varjen në litar të disidentëve shqiptarë.

Vetëm në këtë mënyrë, Shkodra poshtërohet. Vetëm në këtë mënyrë, ndaj Shkodrës mund të hakmerresh. Vetëm në këtë mënyrë, Shkodra mund të nënshtrohet.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1Sali Berisha

Lajme të lidhura

Protesta e 43-të kundër qeverisë, pankarta ironike për Ramën: “I këndoi hoxha në vesh, i këndoi dhe Kanye West”
Aktualitet

Protesta e 43-të kundër qeverisë, pankarta ironike për Ramën: “I këndoi hoxha në vesh, i këndoi dhe Kanye West”

19:53 - 12/07/26
Ditmir Bushati sulmon Ramën: Po përdor paratë e qytetarëve për spektakël! Shqiptarët vendimmarrës, jo spektatorë
Aktualitet

Ditmir Bushati sulmon Ramën: Po përdor paratë e qytetarëve për spektakël! Shqiptarët vendimmarrës, jo spektatorë

19:29 - 12/07/26
Arben Malaj i drejtohet Ramës: Ti jeton në ‘Kopshtin e Edenit’ si faraonët, ke babëzi kriminale!
Aktualitet

Arben Malaj i drejtohet Ramës: Ti jeton në ‘Kopshtin e Edenit’ si faraonët, ke babëzi kriminale!

19:04 - 12/07/26
Para
Aksidenti tragjik ku ndërroi jetë 8-vjeçari, reagon Policia: Në pranga dy shoferët e makinave

Aksidenti tragjik ku ndërroi jetë 8-vjeçari, reagon Policia: Në pranga dy shoferët e makinave

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta e 43-të kundër qeverisë, pankarta ironike për Ramën: “I këndoi hoxha në vesh, i këndoi dhe Kanye West”
Aktualitet

Protesta e 43-të kundër qeverisë, pankarta ironike për Ramën: “I këndoi hoxha në vesh, i këndoi dhe Kanye West”

19:53 - 12/07/26

Mijëra qytetarë janë mbledhur sërish në Tiranë në protestën e 43-të kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Tubimi nisi në...

Lexo më shumë
Ditmir Bushati sulmon Ramën: Po përdor paratë e qytetarëve për spektakël! Shqiptarët vendimmarrës, jo spektatorë

Ditmir Bushati sulmon Ramën: Po përdor paratë e qytetarëve për spektakël! Shqiptarët vendimmarrës, jo spektatorë

19:29 - 12/07/26
Arben Malaj i drejtohet Ramës: Ti jeton në ‘Kopshtin e Edenit’ si faraonët, ke babëzi kriminale!

Arben Malaj i drejtohet Ramës: Ti jeton në ‘Kopshtin e Edenit’ si faraonët, ke babëzi kriminale!

19:04 - 12/07/26
Për herë të parë do luajë kundër Anglisë, Messi s’i fsheh emocionet: Mezi po e pres!

Për herë të parë do luajë kundër Anglisë, Messi s’i fsheh emocionet: Mezi po e pres!

18:49 - 12/07/26
Edhe Dua Lipa reagon me kritika ndaj Ramës: Më shqetëson që ligjet ndryshohen pa pyetur qytetarët

Edhe Dua Lipa reagon me kritika ndaj Ramës: Më shqetëson që ligjet ndryshohen pa pyetur qytetarët

18:28 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com