GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Banorët e Divjakës i thyen turinjtë mafies së Ramës

15:41 - 17/11/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Banorët e Divjakës i thyen turinjtë mafies së Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë aktuale se e ka kthyer Shqipërinë në një vrimë të zezë të pastrimit të parave të krimit në Europë.

Nga foltorja e Kuvendit, teksa fliste për procesin e integrimit europian, Berisha tha se çdo ditë Shqipëria po shndërrohet në një eksportues të frikshëm të krimit në Europë dhe në botë.

“Sot flitet këtu për integrimin europian. E vërteta është se ky proces në tërësinë e tij për normat, ligjet, standardet që zbaton në këtë vend duhet të sjellë gjithmonë më shumë Europë. Ka ndodhur ajo që është më e rënda. Për fat të keq, Shqipëria çdo ditë, çdo javë dhe muaj është shndërruar në një eksportues të frikshëm të krimit në Europë. Shqipëria e etiketuar nga DASH si epiqendër operacionale kriminale të Europës, Amerikës së Veriut, Jugut, po eksporton gjithnjë e më shumë drogë, krim, para të pista. Ajo sot me indeksin më të lartë të ndërtimit në Europë, që tejkalon me 3 herë indeksin e ndërtimit në vendet nordike, është shndërruar me çmimet më të larta, e treta më e lartë në Europë për apartamentet. Është kthyer në vrimën e zezë të larjes së parave të pista në Europë. Emërimet që bëni kanë krimin dhe drogën si kriter themelor. Kjo është e vërteta. Integrimi nënkupton më shumë përgjegjshmëri përpara ligjit”, tha Berisha.

Berisha gjithashtu shprehu mbështetje ndaj banorëve të Divjakës të cilët kundërshtuan traun e vendosur në hyrje të parkut, duke deklaruar se i thyen turinjtë mafies së Edi Ramës.

“Dua të japë një mbështetje dhe përshëndetje për banorët e Divjakës që me guximin e tyre i thyen turinjtë mafies së Edi Ramës. I përmbysën traun antiligjor dhe anti-qytetar në rrugën e tyre shekullore. Nderim të madh për ju. Opozita do qëndrojë prapa çdo shqiptari që ka një kauzë të drejtë”, shtoi ai.

Etiketa: berishaDivjakekuvendmafia

Lajme të lidhura

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës
Breaking Views

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”
Breaking Views

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
Para
“SPAK i lajmëroi të iknin”, Berisha akuza për inceneratorët

“SPAK i lajmëroi të iknin”, Berisha akuza për inceneratorët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com