GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Behar Bajri u informua dhe iku, i dha mandatin Ramës…

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Behar Bajri u informua dhe iku, i dha mandatin Ramës…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-Kryeministri Sali Berisha tha gjatë një konference për mediat se mandati i socialistëve në Shkodër është i marrë nga bandat dhe krimi. Berisha tha se e gjithë Shqipëria i di ato drekat e darkat e Edi Ramës me Pëllumb Gjokën.

Berisha tha se shqipja është gjuha e dytë më e përdorura nga bisedat e transkriptuara, duke shtuar se dendësia më e madhe e bisedave është në godinën e Kryeministrisë.

“Janë 15 telefona që janë përdorur nga shqiptarët, 8 mijë brenda dhe 7 mijë jashtë Shqipërisë”, tha Berisha, duke akuzuar Kryeministrin Edi Rama si të lidhur me bandën e Bajrave dhe krimin në Shqipëri.

Ish-Kryeministri tha se Behar Bajri, një nga kriminelët më të rrezikshëm shqiptarë, i cili u arrestua në Francë pasi doli në përgjimet e EncroChat, u informua dhe më pas u largua nga vendi.

“Është një nga kriminelët më të rrezikshëm të Shqipërisë, i cili u informua dhe iku, mori pjesë aktive në zgjedhje në mbledhjet që zhvilloi Spiropali, ndrikulla e krimit.

Mandati i Shkodrës është mandate mbi krimin. Është një akt tmerrësisht i rëndë, që qytetarët e Shkodrës s’do e pranojnë kurrë. Karrigia e atij që është instaluar në Bashki, janë të fshehura vrasjet”, tha Berisha.

Pjesë nga akuzat e Berishës

Zhvillimi më dramatik janë publikimet e dosjes Metamorfoza në të cilat shqiptarët që i lexojnë kuptojnë se nuk ka më asnjë kufi, asnjë dallim mes Edi Ramës, Taulant Ballës, Pëllum Gjokës, Bahri Bajrit, Behar Bajrit dhe bandës së tyre.

Shef aty nëndrejtori i Policisë së Shkodrës, përgjegjësit të Policisë Kriminale të Shkodrës, shef oficerë të ndershëm të tradhtuar në mënyrën më kriminale nga shefat e tyre. Në këtë autopsi që po i bëhet vetëm në një zonë të Shqipërisë krimit qeveritar, se ky është krim qeveritar i lidhur me Edi Ramën dhe Taulant Ballën. Drekat dhe darkat e Edi Ramës me Pëllumb Gjokën i njeh Shkodra Tirana dhe gjithë Shqipëria.

Por jo vetëm drekat dhe darkat por edhe akordimi i statusit të investitorit strategjik të Pëllumb Gjokës mbi një tokë të marrë me vrasje të grabitur me vrasje, mbi një tokë të rrëmbyer në kundërshtim me të gjitha dokumetat dhe vendimet e gjykatave dhe vetëm e vetëm për shkak të mbështetjes së Edi Ramës.

Shqiptarët kuptojnë tani sepse Taulant krimi Balla u emërua pikërisht pasi erdhën bisedimet pasi ai është një nga personazhet kryesorë në bisedime, j’a u’a them unë me përgjegjësi të plotë, me eksponentë të krimit të organizuar në vende të tjera. Sepse ai u emërua në krye të rendit dhe pse ai plaçkiti të dhënat e TIMS.

Ju keni lexuar se një nga aktet më kriminale të krimit të organizuar shtetëror është manipulimi i dosjeve, fshehja e të dhënave, zhdukja e provave. Ato që bënte Xhevair Lita ato bëhen prore në Skapin e Edi Ramës. Mos harroni një gjë se Behar Bajri ishte i burgosur në Tiranë. Një prokuror e kishte arrestuar atë, një oficer policie e kishte arrestuar atë në Shkdoër.

Por prokurorët e Skapit me urdhër të Edi Ramës dhe ndërhyrjen e Pëllumb Gjokës e shpallën atë jashtë kompetencave të tyre sepse nuk ishte organizatë kriminale. Nuk kishte gjë më të turpshme më kriminale të thuash se Bajrit nuk janë organizatë kriminale. Sot janë botuar të dhëna të tjera për një grup që nuk mbajnë mbiemrin Bajri përveç njërit por të gjithë janë të bandës së Bajrit. Dhe për të gjithë skapistët sepse duhet të rrëmbenin mandatit këta nuk ishin organizatë kriminale dhe duhet të shkonin te Xhevairi që të lironte vrasësit. Pra dosja Metamorfoza është maja e ajsbergut e atij fondi të dhënash që ekzitojnë për qeverinë shqiptare dhe personalisht Edi Ramën.

Etiketa: BajratberishaKryesore1Rama

Lajme të lidhura

U përfol se ishte nisur nga Vlora, ministri grek i Mbrojtjes për dronin në Lefkada: Mjet lundrues ukrainas! Situatë serioze
Aktualitet

U përfol se ishte nisur nga Vlora, ministri grek i Mbrojtjes për dronin në Lefkada: Mjet lundrues ukrainas! Situatë serioze

22:48 - 12/05/26
‘Ky është përdhunim…’- Bogdani ‘përplaset’ me Stojanin në KLP: Do më varni në litar? Unë mbase jam çmendur
Aktualitet

‘Ky është përdhunim…’- Bogdani ‘përplaset’ me Stojanin në KLP: Do më varni në litar? Unë mbase jam çmendur

21:25 - 12/05/26
“Me shkarkoni, të bie dhe unë rehat”/ Ristani ‘shpërthen’ gjatë debatit në Këshillin Bashkiak
Breaking Views

“Me shkarkoni, të bie dhe unë rehat”/ Ristani ‘shpërthen’ gjatë debatit në Këshillin Bashkiak

20:42 - 12/05/26
Para
Marrëveshja e grurit, “Bild”: Ofertë sekrete e OKB-së për Moskën

Marrëveshja e grurit, "Bild": Ofertë sekrete e OKB-së për Moskën

Discussion about this post

TË FUNDIT

U përfol se ishte nisur nga Vlora, ministri grek i Mbrojtjes për dronin në Lefkada: Mjet lundrues ukrainas! Situatë serioze
Aktualitet

U përfol se ishte nisur nga Vlora, ministri grek i Mbrojtjes për dronin në Lefkada: Mjet lundrues ukrainas! Situatë serioze

22:48 - 12/05/26

Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, ka deklaruar (për herë të parë zyrtarisht) se droni detar i mbushur me eksploziv...

Lexo më shumë
Vazhdon trekëndëshi Bashki- One Albania- Gogle e Veliajt?! Monitorim trafiku, gati kontrata e re 400 MLN lekë!

Vazhdon trekëndëshi Bashki- One Albania- Gogle e Veliajt?! Monitorim trafiku, gati kontrata e re 400 MLN lekë!

22:00 - 12/05/26
‘Ky është përdhunim…’- Bogdani ‘përplaset’ me Stojanin në KLP: Do më varni në litar? Unë mbase jam çmendur

‘Ky është përdhunim…’- Bogdani ‘përplaset’ me Stojanin në KLP: Do më varni në litar? Unë mbase jam çmendur

21:25 - 12/05/26
“Me shkarkoni, të bie dhe unë rehat”/ Ristani ‘shpërthen’ gjatë debatit në Këshillin Bashkiak

“Me shkarkoni, të bie dhe unë rehat”/ Ristani ‘shpërthen’ gjatë debatit në Këshillin Bashkiak

20:42 - 12/05/26
Hakmarrje dhe vrasës me pagesë, saga e përgjakshme mes Nikulajve dhe Lekstakajve

Hakmarrje dhe vrasës me pagesë, saga e përgjakshme mes Nikulajve dhe Lekstakajve

20:26 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com