GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha bën premtimin për Kosovën: Do lobojmë për njohjen e saj

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha bën premtimin për Kosovën: Do lobojmë për njohjen e saj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Udhëheqësi i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë disa zotime lidhur me marrëdhënien me Kosovën nëse ai vjen në pushtet. Gjatë një bashkëbisedimi me emigrantët e diasporës, Berisha u shpreh se ai do të firmosë një marrëveshje me Kosovën për shtetësinë.

Sipas tij, çdo shqiptar nga të dyja anët e kufirit, do ketë të drejtën të zgjedhë shtetësinë që do, ose të mbajë dy shtetësi. Berisha gjithashtu se do lobojë për njohjen ndërkombëtare të Kosovës.

“Për fat të keq, është reale. Shqiptarët nuk e njohin mirë historinë, Kosovën e dorëzuan tek divizionet serbomalazeze të Titos. Kjo është e vërteta. Ato nuk futeshin dot në Kosovë. Enver Hoxha thotë se bëmë mirë që ia lamë jugosllavisë. Unë ju garantoj ju, se prapa projektit të Ballkanit të Hapur, Aleksandër Vuçiç, nuk synon asgjë tjetër veçse çvlerësimin e Kosovës, dhe së fundmi siç ishte në projekt, ndarja e saj. Ndarja e saj natyrisht, kryekëput në favor të Beogradit. Pikërisht në funksion të saj është lufta e ftohtë që Tirana i bën Prishtinës. Në funksion të saj është qëndrimi i Edi Ramës në samite ndërkombëtare mbron Beogradin dhe nuk shqipton një fjalë për Kosovën.

BE dhe NATO e kanë problem faktin që Vuçiç nuk pranon të zbatojë sanksionet kundër Rusisë. Rama bëhet avokati i tij duke u thënë se mos i bëni presion Serbisë, pasi 80% e popullit serb e konsideron Putinin një hero të vërtetë. Shqipëria nuk do pranojë kurrë trajtim tjetër ndaj Kosovës përveçse barazisë. Shqipëria, një nga marrëveshjet që do firmosë me Kosovën do jetë marrëveshja e shtetësisë. Cilido shqiptar, në të dyja anët e kufirit, do ketë të drejtën të zgjedhë shtetësinë që do ose të mbajë dy shtetësinë. Me Kosovën do hiqet ajo që Edi Rama i ofron Serbisë, Shqipëria do ia ofrojë Kosovës. Do lobojë për njohje të saj ndërkombëtare dhe do ta mbështesë Kosovës në denoncimin e Serbisë në gjykata ndërkombëtare për gjenocidin ciklik serb në veriun e Shqipërisë” – tha Berisha.

Etiketa: KosoveSali Berisha

Lajme të lidhura

Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë
Breaking Views

Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë

20:52 - 09/11/26
Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje
Breaking Views

Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje

20:44 - 09/11/26
Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez
Breaking Views

Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

19:35 - 09/11/26
Para
Përfshihet nga flakët kasollja në Elbasan

Përfshihet nga flakët kasollja në Elbasan

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë
Breaking Views

Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë

20:52 - 09/11/26

Në Tiranë tashmë ka nisur protesta e 28-të studentore, ku qytetarët janë mbledhur para godinës së Kryeministrisë. Tubimi gjatë mbrëmjes...

Lexo më shumë
Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje

Prej ditës 1 në shesh, flasin motrat aktiviste: Jemi në rrugën e duhur, nuk largohemi pa dorëheqje

20:44 - 09/11/26
Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

20:30 - 09/11/26
Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

19:35 - 09/11/26
Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com