GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Blendi Gonxhe hajduti më i madh pas Ramës e Veliajt, ja pse u bë ministër

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Blendi Gonxhe hajduti më i madh pas Ramës e Veliajt, ja pse u bë ministër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sali Berisha, kreu demokrat, e cilësoi Blendi Gonxhen si hajdutin e 3-të më të madh të kombit shqiptar, pas Kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Berisha tha se si mundet që ekonomia ti dorëzohet një njeriu që ka profesion të vetëm “vjedhjen”.

“Si mundet që kultura dhe inovacioni ti drejtohen një njeriu që meritë të vetme ka vjedhjen e tmerrshme me tenderat me drejtoreshën e AKSHI-t?

Edi Ramës i duhet një njeri që të firmosë vjedhjet, Edi Ramës i duhet Gonxhe që të firmosë vjedhjet e vlerave të trashëguara të shqiptarëve, Edi Ramës i duhet Gonxhe që të gjithë sistemin digjital ta përdorë për qëllimet e tij dhe familjes së tij”, tha Berisha në fjalimin e mbajtur nga apartamenti i tij, duke iu drejtuar mbështetësve që vijojnë të mbështesin kreun demokrat, i cili ndodhet në “arrest shtëpie”.

Duke shprehur mirënjohjen më të thellë, për protestën e mbështetëse të tij, Berisha tha se ajo tregon vendosmërinë për një përballje me ketë regjim, i cili në të vërtetë po shfaros në mënyrë paqësore shqiptarët.

“Me këtë regjim që arriti të vendosë në Shqipëri, pushtetin absolut të një njeriu që nuk ka interes kombëtar, shoqëror, por ka vetëm interesa personale të pushtetit të tij dhe sojit të tij të korruptuar.

Pas rrëmbimit të zgjedhjeve, Edi Rama në mënyrën më të vendosur vazhdoi në rrugën e tij të luftës së egër kundër opozitës, vazhdoi krijimin me çdo kusht të një Shqipërie pa opozitë.

Miqtë e mi, në rast se ju ndaleni për një moment dhe rikujtoni fjalorin e këtyre ditëve, të këtyre muajve dhe rikujtoni fjalorin e përditshëm të këtyre viteve të fundit, do të gjeni se dy fjalë janë më kryesoret në mediat dhe fjalorin e çdo dite.

Fjala krim dhe fjala vjedhje.

Vjedhje e qeveritarëve, krimi që vret në rrugë, krimi që godet në çdo skaj të vendit, krimi që vendos në parlament, që vendos në qeveri, që vendos kudo në Shqipëri.

Pra sot ne jemi në një aleancë të pushtetit me krimin dhe krimit me pushtetit”, tha Berisha.

Sipas tij, kjo aleancë ka bërë që Shqipëria të rrënohet gjithnjë e më shumë, duke shtuar se kjo aleancë ka bërë që 6 muaj më parë në krye të rendit dhe sigurisë, të emërohej politikani më i lidhur me krimin, se çdo politikan tjetër përveç Edi Ramës.

“Emërimi i Taulant Ballës nga aleanca e krimit me pushtetin në krye të rendit, shënonte dorëzimin përfundimtar të rendit, sigurisë, në duart e krimit.

Ka 6 muaj në detyrë, ka arrestuar me operacione false, me dhjetëra fëmijë e adoleshentë. Asnjë ngarkesë droge, asnjë trafikant nuk është vënë pas hekurave, përkundrazi vijnë ngarkesat me kontejner, shkojnë te trafikatët dhe kthehen te policët e Ballës për ti pirë lëngun.

Kjo ndodh se krimi ka vendosur në ministri, përfaqësuesin më të shëmtuar, Taulant Ballën.

A nuk ishte ky njeri që me dokumente u gjet se kishte shoqëruar 54 herë, Taulant Begon, Edmond Begon me siguri me çanta kokaine.

Të shoqërosh një njeri 54 herë jashtë vendit nuk mund të ndodhë përveç se ne lidhje me krimin.

Taulant Balla që ka sot rendin, në një nga aktet e tij më të para prishi sistemin TIMS sepse këtu janë të stamposura gjurmët e tij me krimin, gjurmët e krimeve të Edi Ramës. Janë të stamposura qindra udhëtime të tij me avion personal, në destinacione pa asnjë mision tjetër, përveç misioneve të zeza.

Në sistemin TIMS që prishi Balla janë gjurmët e vëllait të Edi Ramës, Olsi Rama që përcillte kreun e Xibrakës për në Kubë.

Në sistemin TIMS janë të gjitha aktet në gjurmë të krimeve të pushtetit dhe bandave të tyre”, tha Berisha.

Etiketa: berishaGonxheKryesore1

Lajme të lidhura

“Bum” ndërtimesh në Shqipëri/ Të parët në Europë, niveli 3 herë më i lartë se mesatarja e BE
Aktualitet

Ndërtimi nuk ndalet, sipërfaqja e re e lejeve llogaritet në 2 milionë metra katrorë vetëm në 5 muaj

10:46 - 19/06/26
Qeveria mbyll Bordin e Transparencës, Ibrahimaj: Tregu i hidrokarbureve është stabilizuar
Aktualitet

Qeveria mbyll Bordin e Transparencës, Ibrahimaj: Tregu i hidrokarbureve është stabilizuar

10:24 - 19/06/26
Zhdukja e 34-vjeçarit në Tiranë, arrestohet një person dhe një tjetër shpallet në kërkim
Aktualitet

Eglant Koçi u vra me plumb pas koke, detaje të reja pas gjetjes së trupit të 34-vjeçarit

10:14 - 19/06/26
Para
Ja kush e shoqëroi personazhin e njohur LUDO JK në Dubai!

Ja kush e shoqëroi personazhin e njohur LUDO JK në Dubai!

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Bum” ndërtimesh në Shqipëri/ Të parët në Europë, niveli 3 herë më i lartë se mesatarja e BE
Aktualitet

Ndërtimi nuk ndalet, sipërfaqja e re e lejeve llogaritet në 2 milionë metra katrorë vetëm në 5 muaj

10:46 - 19/06/26

Në vitin 2024, sipërfaqja e lejeve të dhëna për ndërtim arriti në 2.5 milionë metra katror, duke shënuar rritje të...

Lexo më shumë
Qeveria mbyll Bordin e Transparencës, Ibrahimaj: Tregu i hidrokarbureve është stabilizuar

Qeveria mbyll Bordin e Transparencës, Ibrahimaj: Tregu i hidrokarbureve është stabilizuar

10:24 - 19/06/26
Zhdukja e 34-vjeçarit në Tiranë, arrestohet një person dhe një tjetër shpallet në kërkim

Eglant Koçi u vra me plumb pas koke, detaje të reja pas gjetjes së trupit të 34-vjeçarit

10:14 - 19/06/26
Dhunuan përmbaruesit, lihen në burg babë e bir në Elbasan

Akuzohen se i morën pasurinë një biznesmeni, lihen në burg tre ish-funksionarë të Elbasanit

10:03 - 19/06/26
Ndërsa Trump bombardon kartelet e drogës, Jared dhe Ivanka pastrojnë qindra miliona dollarë në Shqipëri

Ndërsa Trump bombardon kartelet e drogës, Jared dhe Ivanka pastrojnë qindra miliona dollarë në Shqipëri

09:56 - 19/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

casino siteleriDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetgrandpashabetmeritbet girişGrandpashabetgrandpashabetjojobetjojobetcasibom girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişjojobet girişgrandpashabet girişgrandpashabet giriş