GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Buxheti është një piramidë mashtrimi që grabit qytetarët

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Buxheti është një piramidë mashtrimi që grabit qytetarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryedemokrati Sali Berisha thotë se buxheti i miratuar është një piramidë mashtrimi që bazohet në vjedhjen e qytetarëve shqiptarë.

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Sali Berisha iu referua të dhënave të INSTAT, sipas të cilit tregojnë ‘efektin shkatërrimtar të karteleve të drogës mbi rritjen ekonomike të vendit’.

Sipas Sali Berishës taksat rriten sepse rriten çmimet dhe grabiten xhepat e qytetarëve. Po ashtu ai tha se “të gjithë përpunuesit kanë leverdi të marrin prodhimet serbe dhe jo serbe dhe jo prodhimet e vendit, prandaj bie prodhimi vendas”.

“Ky buxheti është një piramidë mashtrimi, vjedhjeje ndaj qytetarëve shqiptarë. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë efektin shkatërrimtar të karteleve të drogës mbi rritjen ekonomike të vendit. Çfarë tregojnë këto të dhëna mbi rritjen ekonomike mbi të cilën bazohet buxheti. Në këto të dhëna, rritja ekonomike për herë të parë pas 32 vitesh ekonomia shqiptare në rritje ka kontribut minorance.

Këtu shteti predominon në ekonomi, me dy kontribute kryesore. Së pari me rrogat, pensionet, sigurimet shoqërore, sigurimet e tjera duke mbajtur një makineri gjigande të punësuarish dhe rritjen fiktive. Së dyti shteti kontribuon me taksën neto. Cfarë është taksa neto? Taksa neto është taksa që vilet ndaj prodhimeve dhe shërbimeve pasi zbritet subvencioni dhe shpenzimi për të.

Ndodh që çdo rritje çmimi rrit taksën. Nëse çmimi i qumështit kalon nga 2 euro në 4, TVSH që vilet nga e njëjta litër qumësht dyfishohet.

Sot vetëm nga 2023-2025 me 200 euro merr më pak seç merrje tre vite me parë me 160 euro. Kjo është e provuar. Rritja e çmimeve sipas eurostat krahasuar me vendet e tjera është 1% më lart se mesatarja e BE, në ushqime është 17%.

Prodhimi industrial është me minus, është në recension. Prandaj dhe taksat nuk vijnë se është rritur prodhimi, të ardhurat nuk rriten se është rritur prodhimi, por taksat rriten sepse rriten çmimet dhe grabiten xhepat e qytetarëve.

Prodhimi bujqësor bie, çmimet rriten. Shqipëria me rregullat e Ballkanit të Hapur që ka instaluar argati i Vucicit. Të gjithë përpunuesit kanë leverdi të marrin prodhimet serbe dhe jo serbe dhe jo prodhimet e vendit, prandaj bie prodhimi vendas”, tha Berisha.

Lajme të lidhura

Arrin në 310 numri i të lënduarve gjatë protestës, ditën e sotme plagoset edhe një i mitur
Breaking Views

Arrin në 310 numri i të lënduarve gjatë protestës, ditën e sotme plagoset edhe një i mitur

21:56 - 19/10/26
Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve
Aktualitet

Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

21:50 - 19/10/26
Rama miraton vendimin për shpërblimin për 2750 efektivët e policisë
Breaking Views

Rama miraton vendimin për shpërblimin për 2750 efektivët e policisë

21:41 - 19/10/26
Para
Costa kritikon vizionin e SHBA-së për Evropën

Costa kritikon vizionin e SHBA-së për Evropën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrin në 310 numri i të lënduarve gjatë protestës, ditën e sotme plagoset edhe një i mitur
Breaking Views

Arrin në 310 numri i të lënduarve gjatë protestës, ditën e sotme plagoset edhe një i mitur

21:56 - 19/10/26

310 persona kanë marrë ndihmë mjekësore që prej nisjes së protestave më 13 tetor, sipas përditësimit të publikuar nga institucionet...

Lexo më shumë
Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

21:50 - 19/10/26
Rama miraton vendimin për shpërblimin për 2750 efektivët e policisë

Rama miraton vendimin për shpërblimin për 2750 efektivët e policisë

21:41 - 19/10/26
Shpërblimi 2500 euro për policët, protestuesit: Lekët ua paguajmë ne, jo Rama!

Shpërblimi 2500 euro për policët, protestuesit: Lekët ua paguajmë ne, jo Rama!

21:28 - 19/10/26
Dhuna policore në oborrin e Katedrales, reagon Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë: Respektoni vendet e shenjta

Dhuna policore në oborrin e Katedrales, reagon Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë: Respektoni vendet e shenjta

21:20 - 19/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com