GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Buxheti për kulturën dhe artin do të dyfishohet, artistët do të kenë një status ligjor të veçantë

12:11 - 21/03/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Buxheti për kulturën dhe artin do të dyfishohet, artistët do të kenë një status ligjor të veçantë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu demokrat Sali Berisha, gjatë një takimi për programin e PD-së është shprehur se do të dyfishojë buxhetin për kulturën dhe artin.

Ai gjithashtu premtoi status ligjor të veçantë për artistët, shkrimtarët dhe njerëzit e kulturës.

Berisha e cilësoi kryeministrin Edi Rama si një figurë shkatërruese për kulturën shqiptare, duke e krahasuar me perandorin romak Neroni. Ai e kritikoi ashpër realitetin e qytetit të Tiranës, ku, sipas tij, kultura është zëvendësuar nga formate të shpejta dhe banale si diskotekat.

Ai theksoi se Partia Demokratike do të angazhohet për një ndryshim të madh në sektorin e kulturës, duke garantuar përpjekje për mbrojtjen e trashëgimisë dhe nxitjen e zhvillimit të saj.

Ai bëri të qartë se kjo është një çështje e identitetit kombëtar, e cila kërkon mbështetje dhe përkushtim të fuqishëm nga shteti.

Fjala

Pra, në çdo rrafsh, Edi Rama është njëlloj Neroni për kulturën shqiptare.
Nuk ka më jetë kulturore në qytet.
Në këtë qytet, janë vetëm agresioni hipersonik që u bëhet qytetarëve me diskoteka dhe ato mbushin të gjithë jetën artistike.
Ky vend është vend shumë i çuditshëm.
Duke qenë briri më perëndimor i gadishullit, të gjitha perandoritë e kanë lakmuar, e kanë pushtuar, kanë kaluar nëpër të, kanë lënë gjurmë.
Kjo ka bërë që Shqipëria të jetë një nga vendet më të pasura në trashëgimi kulturore. Trashëgimi të veten, por edhe trashëgimi të perandorive, të qytetërimeve të tjera.
Tani janë vërsulur edhe ndaj tyre.
Janë vërsulur ndaj Butrintit, janë vërsulur ndaj Bylisit, ndaj trashëgimive të tjera të çmuara dhe krahas tyre, ndaj mrekullive natyrore të këtij vendi.
Pra, në qoftë se ka një gjë që kërcënohet në mënyrën më të fuqishme, është trashëgimia jonë kulturore.
Arritjet më të mëdha në këtë fushë ishin pranimi i disa prej këtyre kryeveprave në regjistrin e trashëgimive të njerëzimit.
Edhe ato trajtohen në kundërshtim me standardet e caktuara nga UNESCO për raste të tilla.
PD konsideron emergjente këtë situatë dramatike në fushën e kulturës dhe arteve ndaj dhe garanton qytetarët shqiptarë, shkrimtarët, artistët, skulptorët, piktorët dhe të gjithë personalitetet e kulturës dhe artit se një ndryshim rrënjësor në vitin e parë të qeverisjes së saj do ndodhë në qëndrimin e shtetit dhe qeverisë ndaj arteve dhe kulturës.
Kultura është për ne çështje e identitetit kombëtar.
Në këtë kontekst, gjallërimi dhe rikthimi në aktivitet i të gjitha institucioneve të kulturës në Tiranë dhe rrethe mbetet një përparësi absolute.
Përcaktimi i një statusi ligjor të veçantë për artistët, shkrimtarët dhe njerëzit e kulturës është një zotim tjetër i yni.
Mbidyfishimi i buxhetit për kulturën dhe artin dhe ristrukturimi i plotë i Ministrisë së Kulturës në funksion të degëve të artit dhe kulturës, mbrojtjes dhe zhvillimit të tyre, janë objektivat tanë të pandryshueshëm.
Miratimi i ligjit të sponsorizimit të artit dhe kulturës në mënyrë transparente nga bizneset është një tjetër zotimi i yni.
Ne do nxisim bizneset dhe biznesmenët të sponsorizojnë me transparencë duke ulur në proporcion taksat që i paguajnë shtetit. Bonuse për artin këto.
Duhet transparencë.
Artistët janë njerëzit më të ndjeshëm. Janë grindës të përjetshëm me pushtetin.
Ne do bëjmë çdo gjë që ata të mbetën të tillë, se ndryshe ata nuk i shërbejnë dot interesit publik.
Por misioni i tyre është interesi publik, ndaj dhe janë aset i paçmuar i shoqërisë dhe popullit.

Etiketa: artisteberishaKryesore1kulture

Lajme të lidhura

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro
Aktualitet

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25
Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Para
Ngjarje tragjike në Tiranë, 23-vjeçari gjendet i varur në banesë

Mirditë/ Gjendet e pajetë një 66-vjeçare në afërsi të banesës, dyshohet se…

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro
Aktualitet

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar te pandehuren Belinda Balluku, e cila është e pezulluar si zëvendëskryeministre dhe...

Lexo më shumë
Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com