GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Çdo politikan që përdor telefona të kriptuar duhet të…

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Çdo politikan që përdor telefona të kriptuar duhet të…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar në Kuvend se duhet bërë transpareanca e politikanëve, që sipas tij janë udhëheqësit e krimit të organizuar.

Berisha theksoi se çdo politikan dhe deputet që ka përdorur EnchroChat, SkyEcc apo telefona të kriptuar të jetë objekt i dekriminalizimit.

Ai dënoi sot nga foltorja e Kuvendit, kërcënimet ndaj punonjësve të drejtësisë në vend.

“Dënoj me ashpërsinë më të madhe si një nga krimet më të rënda, çdo kërcënim ndaj çdo hetuesi, prokurori, gjykatësi, gazetari dhe cilido tjetër.

Por këtu dua të theksoj, dua të ndalem se këto kërcënime shfrytëzojnë rrjedhjen e informacioneve. Shfrytëzojnë pazarin që bëhet me informacionet.

Kush e bën? Militantët tuaj e bëjnë, patronazhistët tuaj e bëjnë.

Ata nxjerrin dosjet në treg te kriminelët dhe kriminelët më pas u vërsulen prokurorëve dhe gjykatësve.

Kujt i vijnë këto kërcënime? A e dini se të gjithë ata që janë marrë dhëmb për dhëmb me bandat, siç ishte kjo Selimi- unë nuk e njoh, siç është kjo në SPAK, ata dekonspirohen nga njerëzit tuaj, militantë që shesin informacione.

Si ka mundësi, t’ju bëj një pyetje- që nuk gjendet asnjë rrjedhës i informacioneve të dosjeve top-sekret. Dosjet e drejtësisë janë top-sekret në gjithë botën.

Kjo është bërë rrugë dhe asnjë nuk gjendet. Kjo është një formë presioni të tmerrshëm ndaj tyre.

Po natyrisht, kur vihet Taulant Balla, njeriu i lidhur më shumë se kushdo tjetër me bandat në krye, nga të mos dalë çdo sekret?

Nuk gjeni një rrjedhës se jeni vetë rrjedhës.

Propozimi im është ky: çdo politikan, çdo deputet dhe deputete, që ka përdorur EncroChat, që ka përdorur aplikacionin SKY ECC, që ka përdorur telefona të tjerë të kriptuar, ai të jetë objekt i dekriminalizimit.

Shoh se po largoni policë, shumë mirë. Por duhet të bëjmë në radhë të parë transparencën e politikanëve se ata janë udhëheqësit e krimit të organizuar,” tha Berisha.

 

Etiketa: berishaPolitikaneTELEFONA

Lajme të lidhura

“Sot vendosim ne”, studentët shpalosin banderolën në Universitetin Politeknik: Rroftë rinia e lirë
Aktualitet

“Sot vendosim ne”, studentët shpalosin banderolën në Universitetin Politeknik: Rroftë rinia e lirë

11:18 - 21/10/26
“Bojkot deri në dorëheqjen e Ramës”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Kovaçi: Nuk mund të vazhdojmë mësimin kur studentët dhunohen në rrugë
Aktualitet

“Bojkot deri në dorëheqjen e Ramës”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Kovaçi: Nuk mund të vazhdojmë mësimin kur studentët dhunohen në rrugë

11:03 - 21/10/26
Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestave, reagon AGSH: Dy reporterë të Reuters u goditën me fishekë gome
Aktualitet

Dhuna ndaj gazetarëve gjatë protestave, reagon AGSH: Dy reporterë të Reuters u goditën me fishekë gome

10:21 - 21/10/26
Para
“Të vijojë dialogu Kosovë-Serbi”, Rama: Masa, sa nuk është vonë

“Të vijojë dialogu Kosovë-Serbi", Rama: Masa, sa nuk është vonë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pedagogët dhe studentët e “Aleksandër Xhuvanit” në Elbasan i përgjigjen bojkotit, ngrihen në protestë
Aktualitet

Pedagogët dhe studentët e “Aleksandër Xhuvanit” në Elbasan i përgjigjen bojkotit, ngrihen në protestë

11:26 - 21/10/26

Pedagogë e studentë në Universitetin Aleksandër Xhuvani në Elbasan i janë përgjigjur thirrjes së Sindikatës së Universiteteve, për të bojkotuar...

Lexo më shumë
“Sot vendosim ne”, studentët shpalosin banderolën në Universitetin Politeknik: Rroftë rinia e lirë

“Sot vendosim ne”, studentët shpalosin banderolën në Universitetin Politeknik: Rroftë rinia e lirë

11:18 - 21/10/26
“Bojkot deri në dorëheqjen e Ramës”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Kovaçi: Nuk mund të vazhdojmë mësimin kur studentët dhunohen në rrugë

“Bojkot deri në dorëheqjen e Ramës”/ Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Kovaçi: Nuk mund të vazhdojmë mësimin kur studentët dhunohen në rrugë

11:03 - 21/10/26
Protesta studentore shtrihet në Korçë, pedagogët dhe studentët bojkotojnë mësimin dhe dalin në marshim

Protesta studentore shtrihet në Korçë, pedagogët dhe studentët bojkotojnë mësimin dhe dalin në marshim

10:57 - 21/10/26
Rama vendosi sërish karrige jashtë Kryeministrisë, studentët i përgjigjen me kërkesën e prerë: Dorëheqje!

Rama vendosi sërish karrige jashtë Kryeministrisë, studentët i përgjigjen me kërkesën e prerë: Dorëheqje!

10:49 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com