GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Chris LaCivita ua bëri të qartë shqiptarëve se SHBA-të kanë aleat PD-në

18:14 - 12/02/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Sa i ka kushtuar PD-së drejtuesi i fushatës së Trump? Berisha: Nuk i kam bërë unë negociatat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, kryedemokrati Sali Berisha, tha se kryetari i Komitetit Kombëtar republikan, Chris LaCivita, ua bëri të qartë shqiptarëve se SHBA kanë aleat PD.

Më tej Berisha theksoi se ky është një zhvillim, një ogur i bardhë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

“Kryetari i Komitetit Kombëtar Republikan Chris LaCivita i bëri të qartë shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar se Edi Rama si kukull e Soros, vetëkuptohet duhet të ketë fatin e tij dhe se SHBA-të, kanë partner dhe aleat Partinë Demokratike dhe Sali Berishën.

Ky është një zhvillim, një ogur i bardhë për Shqipërinë dhe shqiptarët, sepse një opozitë tjetër sorosiane do ta kishte vidhisur Shqipërinë në honet e historinë, por ju qëndruat, ne qëndruam për ato vlera që qëndron një njeri i lirë. Nuk u mposhtëm, nuk u përkulëm dhe në fund kjo betejë u fitua në SHBA dhe do të fitohet edhe në Shqipëri.

Ju jeni dëshmitarë që pas deklaratave të kryetarit të Komitetit Kombëtar Republikan Chris LaCivita, në zyrat e padrinos së Shqipërisë, El Chapos apo Toto Rinës, ka rënë tërmet.

Skena e shkallmimit që patë dje në mëngjes, është përsëritur disa herë gjatë ditës. Kjo është e vërteta.

Pardje prokuroria speciale arrestoi një nga hajdutët me të këqij, një person që për ligësitë e tij ka patur kufi vetëm Edi Ramën, Erion Veliajn.

Përpëlitjet e Ramës nga dje gjer sot për të mbajtur rreth vetes anëtarë të organizatës kriminale dhe të tjerë, kanë të bëjnë para së gjithash dhe mbi të gjitha me mesazhet që u dhanë në Rogner. Ai është kukull e Soros.

Ato mesazhe e detyrojnë atë të betohet për pastërtinë e Velicës, e cila të dashur qytetarë dhe qytetare, ka abuzuar dhe shpërdoruar, vjedhur në atë mënyre më paratë tuaja, saqë bazohet sipas medieve ndërkombëtare, vetëm me bashkëshorten e Asadit. Vetëm asaj ju numëruan dhe rezultoi me 1 mln euro garderobë.

Asadi kur iku në Rusi, ajo mori dhe garderobën dhe i rezultoi 1 mln euro. Ndërkohë që Velicës, për të cilën Edi Rama ka nga mëngjesi në darkë që betohet për pastërtinë, ndershmërinë e saj, i numërohen 867 mijë euro, fatura blerje online. Blerje online që kanë një çmim më të shtrenjtë se dyqanet.

Të gjitha të dorëzuara në doganë, me fatura doganash. Shikoni ku i zhyt ky rilindësit e tjerë. Në mbrojtje të një akti të paimagjinueshëm”, tha Berisha.

Etiketa: berishaKryesore1SHBAshqiptarë

Lajme të lidhura

Shqipëria në bisedime për strehimin e të burgosurve nga Belgjika, ministrja e Azilit jep detaje
Aktualitet

Shqipëria në bisedime për strehimin e të burgosurve nga Belgjika, ministrja e Azilit jep detaje

20:01 - 09/01/26
Protestuesit hedhin domate dhe kapsolla tek Bashkia, Forcat Shqiponja shoqërojnë të riun
Aktualitet

Protestuesit hedhin domate dhe kapsolla tek Bashkia, Forcat Shqiponja shoqërojnë të riun

19:44 - 09/01/26
SPAK dërgon në gjykatë Maksim Ndocin dhe Julian Kollçakun, trafikonin kokainë nga Ekuadori
Aktualitet

SPAK dërgon në gjykatë Maksim Ndocin dhe Julian Kollçakun, trafikonin kokainë nga Ekuadori

19:23 - 09/01/26
Para
Berisha: Balluku e ka diplomën të falsifikuar, e kanë paditur në Prokurori

Berisha: Balluku e ka diplomën të falsifikuar, e kanë paditur në Prokurori

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria në bisedime për strehimin e të burgosurve nga Belgjika, ministrja e Azilit jep detaje
Aktualitet

Shqipëria në bisedime për strehimin e të burgosurve nga Belgjika, ministrja e Azilit jep detaje

20:01 - 09/01/26

Me sytë nga Shqipëria dhe Kosova, Belgjika po shqyrton mundësi të reja për të rritur numrin e migrantëve të paligjshëm...

Lexo më shumë
Protestuesit hedhin domate dhe kapsolla tek Bashkia, Forcat Shqiponja shoqërojnë të riun

Protestuesit hedhin domate dhe kapsolla tek Bashkia, Forcat Shqiponja shoqërojnë të riun

19:44 - 09/01/26
SPAK dërgon në gjykatë Maksim Ndocin dhe Julian Kollçakun, trafikonin kokainë nga Ekuadori

SPAK dërgon në gjykatë Maksim Ndocin dhe Julian Kollçakun, trafikonin kokainë nga Ekuadori

19:23 - 09/01/26
Protesta në Durrës, qytetarët tentojnë të futen në Bashki, përplasen me policinë

Protesta në Durrës, qytetarët tentojnë të futen në Bashki, përplasen me policinë

18:46 - 09/01/26
Takimet e Salianjit rindezën PD-në? Alimehmeti: Kishte një përgjumje

Takimet e Salianjit rindezën PD-në? Alimehmeti: Kishte një përgjumje

18:29 - 09/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com