GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Demokracia nuk dhurohet, ajo fitohet me betejë dhe sakrifica

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Demokracia nuk dhurohet, ajo fitohet me betejë dhe sakrifica
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lideri i opozitës, Sali Berisha është ndalur në momentet e para të rrëzimit të komunizmit në Shqipëri dhe ardhjen e demokracisë në fillim vitet 1990.

‘Kam nxjerrë një mësim kyç për demokracinë, demokracia nuk dhurohet, demokracia fitohet’, u shpreh ndër të tjera Berisha në protestën që zhvillohet në ‘Rrugën e Shpresës’.

“Të dashur qytetarë dhe qytetarë të Tiranës dhe Shqipërisë, qëndrestare dhe qëndrestarë, misionarë të vërtetë të shpresës dhe të ardhmes së Shqipërisë.

Nderimin tim më të madh për ju, për oratorët e mençur, fjalëzjarrtë që përcjellin nga kjo platformë dritën e të vërtetës në të katër anët e Shqipërisë.

Të dashur miq, si person që më dhatë mundësinë, besimin dhe privilegjin që të drejtoj së bashku me të tjerë betejën që rrëzoi komunizmin, si presidenti i parë i Shqipërisë pluraliste, kryeministri i qeverisë që anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe liberalizoi vizat për shqiptarët, që realizoi projektet e shekullit si Rruga e Kombit, TAP dhe Kaskada e Devollit, dyfishoi rrogat dhe pensionet, mund t’u them se kam nxjerrë një mësim kyç për demokracinë.

Në ditët që jetojmë, ky mësim është më i rëndësishëm se kurrë.

Prandaj dhe këtë mësim unë dua ta ndaj me ju sepse qëndron si mësimi më thelbësor i jetës sime politike për të garantuar demokracinë për ne dhe brezat që do vijnjë pas nesh.

Ky mësim është: demokracia nuk dhurohet, demokracia fitohet.

Demokracia grabitet dhe zhduket në rast se ajo nuk mbrohet.

Nuk gjen në botë një rast kur demokracia t’u jetë dhuruar qytetarëve.

Nuk ua dhuroi askush demokracinë baballarëve themelues të SHBA. Atë e fituan vetë.

Nuk ua dhuroi askush demokracinë shqiptarëve në vitin 1991. Shqiptarët e fituan vetë.

Nuk ekziston asnjë komb në botë ku demokracia të jetë servirur si dhuratë në pjatë argjendi.

Demokracia fitohet dhe vetëm fitohet. Demokracia fitohet me betejë, me guxim, me sakrifica, me vetëmohim, me lot, me djersë dhe ngadhënjim”, u shpreh ai.

 

Etiketa: berishademokraci

Lajme të lidhura

Balluku në SPAK/ I komunikuan mbarimin e hetimeve, çfarë ndodh brenda 10 ditëve?
Breaking Views

Balluku në SPAK/ I komunikuan mbarimin e hetimeve, çfarë ndodh brenda 10 ditëve?

23:05 - 28/10/26
“Më goditën direkt në ballë me granatën e gazit”, Eva: Ta harrojnë se dhuna do na thyejë…
Breaking Views

“Më goditën direkt në ballë me granatën e gazit”, Eva: Ta harrojnë se dhuna do na thyejë…

21:59 - 28/10/26
Veliaj kërkesë zyrtare institucioneve përkatëse: Dua urdhrin, arsyen e transferimit
Breaking Views

Veliaj kërkesë zyrtare institucioneve përkatëse: Dua urdhrin, arsyen e transferimit

20:31 - 28/10/26
Para
Mihrije Braha tregon publikisht: Arrita ta “tradhtoj” një herë Naimin

Mihrije Braha tregon publikisht: Arrita ta “tradhtoj” një herë Naimin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Balluku në SPAK/ I komunikuan mbarimin e hetimeve, çfarë ndodh brenda 10 ditëve?
Breaking Views

Balluku në SPAK/ I komunikuan mbarimin e hetimeve, çfarë ndodh brenda 10 ditëve?

23:05 - 28/10/26

SPAK i ka komunikuar mbylljen e hetimeve ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, tetë ditë pas komunikimit të 5 akuzave.. procesi përfshin më...

Lexo më shumë
“Më goditën direkt në ballë me granatën e gazit”, Eva: Ta harrojnë se dhuna do na thyejë…

“Më goditën direkt në ballë me granatën e gazit”, Eva: Ta harrojnë se dhuna do na thyejë…

21:59 - 28/10/26
Ndeshje e çmendur në Elbasan, verdheblutë përmbysin Partizanin në fund

Ndeshje e çmendur në Elbasan, verdheblutë përmbysin Partizanin në fund

20:59 - 28/10/26
Venezia shënon dy autogola, Interi ngjitet sërish në krye të Serie A

Venezia shënon dy autogola, Interi ngjitet sërish në krye të Serie A

20:53 - 28/10/26
Gati arrestimi i Vuçiçit, synimi është largimi i tij nga politika

Gati arrestimi i Vuçiçit, synimi është largimi i tij nga politika

20:46 - 28/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com