GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha denoncon: 225 milionë euro për vetëm 43 km në Qukës-Qafë Plloçë

18:48 - 09/08/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha paralajmëron: Rama negociatat për inceneratorët i bëri me dyer të mbyllura, por së shpejti…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka denoncuar një tjetër skandal të qeverisë së Edi Ramës, ku rruga Qukës-Qafë Plloçë ka një disnivel 17 metër në pikën e lidhjes së dy loteve. Berisha thekson se ky është një verbim i syve nga vjedhja, pasi kjo rrugë 43 km u prokurua me 73 milionë euro, por ndër vite çmimi me vjedhje është pathuajse katërfishuar dhe ka arritur në 225 milionë euro dhe akoma nuk ka përfunduar.

“Skandal me rrugën që humbi. Habia e madhe! Në pikën që do bashkoheshin dy lotet, del një disnivel me lartësi 17m. Ky nuk është tunel, por verbim i syve nga vjedhja. Rruga prej 43 km Qukës- Qafë Plloçë, që filloi në vitin 2009, duhet të përfundonte në vitin 2014, por akoma nuk ka të sosur. Rruga u prokurua me 73 milionë euro por ndër vite çmimi me vjedhje është pathuajse katërfishuar dhe ka arritur në 225 milionë euro.  Lexoni mesazhin e teknikut dixhital: Përshëndetje dr., jam inxhinier rrugesh, desha t’ju informoj se rruga Qukës- Plloçë është bllokuar për një problem të madh. Në pikën ku duhet të bashkoheshin dy lotet, u del një disnivel në lartësi prej 17 m. Nuk është problemi i projektit, por i zbatimit pa supervizor. Kishin një italian, por është zhdukur. Paaftësi, korrupsion i madh a tjetër, apo të gjitha bashkë? Tashti për ta korrigjuar, mendojnë ta zgjasin rrugën kot me kthesa deri sa të barazojnë nivelet. Kjo, përveç shpenzimeve, ul shumë dhe cilësinë e rrugës e klasifikimin e saj. Në maj 2018, kur kryeministri Edi Rama inspektoi punimet e rrugës Qukës-Qafë Plloçë, tha se do të përfundojë në korrikun e 2019. Përgjatë harkut kohor të këtyre viteve, njësoj si Shkumbini kur del nga shtrati, është fryrë edhe buxheti i saj. Aktualisht shuma e investimit ka arritur në 225.3 milionë dollarë. Goxha investim për asgjë!” – shkruan Berisha në facebook.

Etiketa: denonconqafe plloceQukesrrugaSali Berisha

Lajme të lidhura

Çyrbja në pranga me urdhër të SPAK, Policia dhe agjentët e BKH kontrolle në Shijak
Aktualitet

Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e ish deputetit socialist Jurgis Çyrbja

10:33 - 20/02/26
Këlliçi: Ashtu siç rrëzuam para 35 viteve bustin e diktatorit Hoxha, koha të përmbysim edhe Edi Ramën
Aktualitet

Këlliçi: Ashtu siç rrëzuam para 35 viteve bustin e diktatorit Hoxha, koha të përmbysim edhe Edi Ramën

10:26 - 20/02/26
Gonzato: Sulmet ndaj gjyqtarëve duhet të ndalen, të luftohet korrupsioni dhe krimi
Aktualitet

Gonzato: Sulmet ndaj gjyqtarëve duhet të ndalen, të luftohet korrupsioni dhe krimi

10:13 - 20/02/26
Para
Pronarët e mjeteve lundruese takojnë drejtues të policisë, ja çfarë kërkuan

Pronarët e mjeteve lundruese takojnë drejtues të policisë, ja çfarë kërkuan

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në Vlorë! “Audi” përplas një person në biçikletë, i plagosuri në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident në Vlorë! “Audi” përplas një person në biçikletë, i plagosuri në gjendje të rëndë

11:02 - 20/02/26

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në zonën pranë Rrugës Transbalkanike në Vlorë, ku një automjet tip...

Lexo më shumë
Rey Manaj përfshihet në një aksident rrugor në Turqi, sulmuesi i Kombëtares përfundon në spital

Rey Manaj përfshihet në një aksident rrugor në Turqi, sulmuesi i Kombëtares përfundon në spital

11:00 - 20/02/26
Çyrbja në pranga me urdhër të SPAK, Policia dhe agjentët e BKH kontrolle në Shijak

Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e ish deputetit socialist Jurgis Çyrbja

10:33 - 20/02/26
Këlliçi: Ashtu siç rrëzuam para 35 viteve bustin e diktatorit Hoxha, koha të përmbysim edhe Edi Ramën

Këlliçi: Ashtu siç rrëzuam para 35 viteve bustin e diktatorit Hoxha, koha të përmbysim edhe Edi Ramën

10:26 - 20/02/26
Gonzato: Sulmet ndaj gjyqtarëve duhet të ndalen, të luftohet korrupsioni dhe krimi

Gonzato: Sulmet ndaj gjyqtarëve duhet të ndalen, të luftohet korrupsioni dhe krimi

10:13 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com