GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha denoncon me pamje: Ja si patronazhistët blenë hapur vota në

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha denoncon me pamje: Ja si patronazhistët blenë hapur vota në
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PD-së Sali Berisha, në konferencën e sotme me gazetarët, paraqiti një video ku sipas tij duken patronazhistët e PS duke blerë vota në Babrru të Tiranës për zgjedhjet e 11 majit.

Bëhet fjalë për një filmim që zgjat pak sekonda, ku duken dy gra dhe një burrë që mbajnë në dorë lista dhe largohen nga dera e një shtëpie për të hipur në makinë. Gruaja që i filmon dëgjohet të thotë “Vazhdoni blini vota”, ndërsa një nga personat e filmuar i përgjigjet “Ne kemi punët tona”.

Gjatë konferencës me gazetarët në selinë e PD, Berisha u shpreh se filmimi është bërë në Babrru dhe tregon një ekip patronazhistësh që shpërndajnë para për vota.

“Narko qeveria, e kreut të organizatës kriminale Edi Ramës, nuk u mjaftua me shpërndarjen e 76 mln euro për pensionistët, për blerjen e votës, me dhurimin e 200 mln euro gjoba dhe kamata 2 ditë para zgjedhjeve. Nuk u mjaftua me firmosjen e dhjetra mijëra leje të legalizimit, me përdorimin e dhjetra mijëra automjeteve pa lidhje me fushatën elektorale, me punësimin në qeverisjen lokale dhe qendrore, por kaloi direkt në blerje vote duke shpërndarë fshehtas para për zgjedhësit shqiptarë. Shpërndarja e fshehtë e parave është vështirë të kapet, ata që kryejnë bëjnë çdo gjë që të fshihet çdo gjurmë. Megjithatë, kamerat e qytetarëve syçeltë kanë filmuar momentin kriminal të ndarjes së parave për votë. Kjo, jo të themi pas Dajtit apo në Mokër apo Tropojë. Jo. Në Tiranë, në Babrru.

Kjo i filmon dhe u bën të ditur se po i ndjek, po i gjurmon.

Këto zgjedhje janë farsë dhe nuk janë zgjedhje. Ndaj dhe ne paraqesim para mediave dhe shqiptarëve fakte të pakundërshtueshme të farsës që delegjitimojnë plotësisht qeverinë e dalë nga zgjedhjet“, tha Berisha.

Etiketa: berishaKryesore1PDvota

Lajme të lidhura

Stop dhunës! Pedagogët dalin sot në protestë, marshim solidariteti me studentët në orën 10:00
Aktualitet

Bllokuan rrugën gjatë protestave në Tiranë, Policia gjobit edhe 37 persona

10:27 - 11/11/26
Deputetja Sara Mile paraqitet në SPAK, Prokuroria e Posaçme po e heton për korrupsion në zgjedhje
Aktualitet

Deputetja Sara Mile paraqitet në SPAK, Prokuroria e Posaçme po e heton për korrupsion në zgjedhje

10:12 - 11/11/26
Blushi kërkon mbledhjen urgjente të Këshillit të Kuvendit për arrestimin e Ballukut
Aktualitet

Blushi debat me Peleshin e Ballën: Doni të qeverisni me shkopinj dhe plumba gome, tërhiqni urgjentisht aktet normative ndaj protestuesve

09:59 - 11/11/26
Para
KAS rrëzon kërkesën e PD-së për përjashtimin e Rusmajlit

Pas Tiranës, KAS vendos rinumërim të plotë të votave edhe në Fier

Discussion about this post

TË FUNDIT

Stop dhunës! Pedagogët dalin sot në protestë, marshim solidariteti me studentët në orën 10:00
Aktualitet

Bllokuan rrugën gjatë protestave në Tiranë, Policia gjobit edhe 37 persona

10:27 - 11/11/26

Policia e Tiranës ka vendosur 37 masa administrative ndaj personave që bllokuan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimeve të zhvilluara më...

Lexo më shumë
Presidenti Duka flet për Maran, zbulon pritshmëritë për kuqezinjtë dhe habit me përgjigjen për Sylvinhon

Presidenti Duka flet për Maran, zbulon pritshmëritë për kuqezinjtë dhe habit me përgjigjen për Sylvinhon

10:18 - 11/11/26
Deputetja Sara Mile paraqitet në SPAK, Prokuroria e Posaçme po e heton për korrupsion në zgjedhje

Deputetja Sara Mile paraqitet në SPAK, Prokuroria e Posaçme po e heton për korrupsion në zgjedhje

10:12 - 11/11/26
Blushi kërkon mbledhjen urgjente të Këshillit të Kuvendit për arrestimin e Ballukut

Blushi debat me Peleshin e Ballën: Doni të qeverisni me shkopinj dhe plumba gome, tërhiqni urgjentisht aktet normative ndaj protestuesve

09:59 - 11/11/26
Debate në Konferencën e Kryetarëve, Këlliçi: Mazhoranca po mban peng nismat e opozitës, Kuvendi s’mund të jetë paradhomë e PS-së

Debate në Konferencën e Kryetarëve, Këlliçi: Mazhoranca po mban peng nismat e opozitës, Kuvendi s’mund të jetë paradhomë e PS-së

09:44 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com