GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha denoncon skandalin me portin e Durrësit: Kompania është në “offshore”, Rama merr 90% të fitimit

12:50 - 15/08/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha denoncon skandalin me portin e Durrësit: Kompania është në “offshore”, Rama merr 90% të fitimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat ka folur për aferën e inceneratorëve ku tha se Rama vrapon të vendosë në harresë këtë vjedhje me dy megaafera të mëdha që janë 10-fishi i kësaj shumë, afera e Butrintit dhe ajo e Portit të Durrësit. Ai u shpreh se dhënia pa garë e 1.5 milionë metër katrorëve të portit të Durrësit, kudo të ndodhë është një shkelje flagrante e ligjeve të vendit. Berisha gjithashtu u shpreh se Rama u lë shqiptarëve vetëm 10% të shpërblimit, ndërsa merr vetë me kompaninë e EMAAR-Rama 90% të fitimit.

“Pasi është kapur në flagrancë me vjedhjen e 420 milionë euro për djegësa, gjithçka me firmën e tij, Edi Rama vrapon të vendosë në harresë këtë vjedhje me dy megaafera të mëdha që janë 10-fishi i kësaj shumë, afera e Butrintit dhe ajo e Portit të Durrësit. Jam sot këtu për të denoncuar për të shumtën herë aferën mafioze, korruptive të Edi Ramës me portin më kryesor shekullor, Portin e Durrësit. Kjo aferë vjen në dhunim flagrant të të gjitha ligjeve të vendit. Rama deklaron se i ka dhënë një kompanie territorin prej 1.5 milionë metër katrorë të portit të Durrësit, të ndërtimit aty të “Dubai City’ apo Rama-EMAAR. Dhënia pa garë e kësaj sipërfaqeje, kudo të ndodhë është një shkelje flagrante e ligjeve të vendit, por edhe e ligjeve ndërkombëtare. Së dyti, kjo aferë, ose kjo megaaferë, është e tillë askush nuk njeh, meqenëse kompania është “offshore” dhe është e ndaluar që kompani të tilla të marrin prona të shqiptarëve, kjo bëhet sepse Edi Rama do të fshehë fitimet tij përrallore nga kjo aferë në parajsat fiskale të mafias botërore. Në këtë aferë Edi Rama u thotë shqiptarëve se Shqipëria fiton 300 milionë ndërkohë që vetëm trualli kushton jo më pak se 3 miliardë euro në çmimin aktual. Pra nëse pronarët e trojeve në Shqipëri i japin truallin ndërtuesve, Edi Rama u lë shqiptarëve vetëm 10% të shpërblimit, ndërsa merr vetë me kompaninë e EMAAR-Rama 90% të fitimit. Ky është një super-skandal tejkalon çdo lloj imagjinate. Por a është vetëm kjo gjoba ndaj shqiptarëve? Jo! Është pjesë e saj. Përfitimet e tij marramendëse, ai ka shpallur se do ndërtojë një port të ri që shkon afërsisht në 2 miliardë euro. Pra shqiptarët duhet të paguajnë nga paratë e taksave të tyre ndërtimin e një porti të ri” – tha Berisha.

Etiketa: denoncondURRESITEdi RamaKomaniaKryesore1portiSali Berishaskandali

Lajme të lidhura

“Në 2026 do të kemi “lëvizje tektonike” të mëdha”, Alimehmeti: Analiza e SHBA për korrupsionin…
Breaking Views

“Në 2026 do të kemi “lëvizje tektonike” të mëdha”, Alimehmeti: Analiza e SHBA për korrupsionin…

21:46 - 29/12/25
Mandati i Ballukut/ Peleshi refuzon PD-në për mbledhjen e Këshillit: Zv.kryeministrja do marrë kohën e nevojshme për të parë dosjen
Breaking Views

Mandati i Ballukut/ Peleshi refuzon PD-në për mbledhjen e Këshillit: Zv.kryeministrja do marrë kohën e nevojshme për të parë dosjen

20:19 - 29/12/25
“Nuk largohemi nga sheshi pa shporrur Ramën”/ Berisha: Vitin e Ri do ta nisim me protesta
Breaking Views

“Nuk largohemi nga sheshi pa shporrur Ramën”/ Berisha: Vitin e Ri do ta nisim me protesta

19:26 - 29/12/25
Para
Pasi menduam se u pajtuan, Monika injoron keq Arjolën (FOTO)

Pasi menduam se u pajtuan, Monika injoron keq Arjolën (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Në 2026 do të kemi “lëvizje tektonike” të mëdha”, Alimehmeti: Analiza e SHBA për korrupsionin…
Breaking Views

“Në 2026 do të kemi “lëvizje tektonike” të mëdha”, Alimehmeti: Analiza e SHBA për korrupsionin…

21:46 - 29/12/25

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka komentuar zhvillimet politike në vend gjatë një interviste në emisionin...

Lexo më shumë
Moska akuzon Kievin/ Trump-Putin, bisedë telefonike për sulmin me dronë ndaj vilës së presidentit rus

Moska akuzon Kievin/ Trump-Putin, bisedë telefonike për sulmin me dronë ndaj vilës së presidentit rus

20:54 - 29/12/25
E-Albania vazhdon në kolaps total/ Prej ditësh bizneset dhe individët nuk mundet të kryejnë procedurat

E-Albania vazhdon në kolaps total/ Prej ditësh bizneset dhe individët nuk mundet të kryejnë procedurat

20:36 - 29/12/25
Mandati i Ballukut/ Peleshi refuzon PD-në për mbledhjen e Këshillit: Zv.kryeministrja do marrë kohën e nevojshme për të parë dosjen

Mandati i Ballukut/ Peleshi refuzon PD-në për mbledhjen e Këshillit: Zv.kryeministrja do marrë kohën e nevojshme për të parë dosjen

20:19 - 29/12/25
Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare

Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare

20:10 - 29/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com