GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha denoncon skandalin me shifra: Në Unazën e Madhe janë vjedhur lirshëm 250 milionë euro

13:20 - 02/12/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: 2.2 miliardë euro janë vjedhur nga agjencitë e Ballukut sipas KLSH-së, por ka shumë më tepër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka denoncuar sot në detaje një nga skandalet më të mëdha të vjedhjes së fondeve publike në Shqipëri, duke u fokusuar te projektet e Unazës së Madhe të Tiranës.

Ai ka bërë të ditur se, sipas llogarivj, nga 450 milionë euro që janë shpenzuar për këtë infrastrukturë, rreth 250 milionë euro janë vjedhur.

Berisha ka prezantuar një kronologji të tenderimeve dhe rritjeve të çmimeve për çdo segment të ndërtimit, duke nxjerrë në pah diferencat e konsiderueshme midis kostove reale dhe shpenzimeve publike, të cilat sipas tij përbëjnë një përfitim të paligjshëm.

Deklarata

Vazhdojmë me serialin superskandaloz të vjedhjeve të tyre.
Sot unë kam sjellë para jush, kam sjellë në vëmendjen tuaj, vjedhjen e madhe në Unazën e Madhe.
Unaza e Madhe prej 27 kilometrash u kushtoi taksapaguesve shqiptarë në total 450 milionë euro.
Vjedhje 100 përqind ose 140 përqind të fondeve publike.
Më lejoni t’u paraqes faktet.
Me datën 12.1.2011 janë tenderuar nga qeveria e asaj kohe segmenti prej 2.85 kilometër i Unazës së Madhe, Tiranë-Mullet.
Ky tenderim është bërë për 2.85 kilometër me 4.01 milionë euro kilometri.
Dhe keni parasysh sa vepra arti që ka, është një nga segmentet me më shumë vepra arti, me nënkalime, mbikalime, etj.
Me datën 2.3.2011, pra dy muaj më vonë, është tenderuar segmenti i dytë Komuna e Parisit- rruga e re Tiranë-Elbasan, 3.2 kilometra. Është tenderuar me 4.52 milionë euro kilometri.
Një vit më vonë, me datën 22.10.2012, është tenderuar segmenti i tretë i Unazës së Madhe, Komuna e Parisit- Rruga e Kavajës, loti i parë. Është tenderuar 1.5 kilometër, por këtu çmimi është rritur në 8 milionë euro. Është krejt vepër arti.
Dhe është tenderuar në qershor të vitit 2013 segmenti Komuna e Parisit-Shkolla Teknologjike, pjesa e mbetur. 620 metër është tenderuar me 6.59 milionë euro.
Tani, dy segmentet që kanë përfunduar gjatë qeverisjes së PD, të cilat kanë qenë siç e shihni 5 kilometra, kanë përfunduar me një çmim prej i pari prej me 4.73 milonë euro, i dyti me 4.5 milionë euro. Me një rritje të lehtë çmimi gjatë rrugës.
Dy segmentet të cilat kanë përfunduar në vitin 2017 dhe 2018, që janë marrë në duart e ustallarëve, kanë përfunduar, janë tenderuar me 14.6 milionë euro së bashku dhe kanë përfunduar me 26 milionë euro.
Pra, është rritur çmimi me 80 përqind.
Tani vazhdojmë, të katër këto segmente, që bëjnë 8.2 kilometra, u kanë kushtuar qytetarëve shqiptarë gjithsej 5.7 milionë euro për kilometër.
Në rast se shohim shpenzimin total për Unazën, ky shpenzim është 450 milionë euro.
Por, në qoftë se 8 kilometra u ndërtuan- me nyjet më të mëdhaja, Shkolla Teknologjike dhe më tutje, keni parasysh- u ndërtuan me 5.7 milionë euro për kilometër, do të thotë se Unaza duhej të kushtonte 157 milionë euro kilometër.
Por, unë do të them jo 157, por me rritjen e çmimeve nga viti 2013 deri në vitin 2023, rritje që sipas manualeve të ndërtimeve arrin në 34 përqind, Unaza duhej të kushtonte e tëra rreth 200 ose 205 milionë euro.
Sa kushtoi gjithsej?
Unaza kushtoi 450 milionë euro.
Në Unazë u vodhën lirshëm 250 milionë euro.

Image

 

Etiketa: berishaKryesore1unazeVjedhje

Lajme të lidhura

Ktheu apartamentin në call-center për mashtrime me bursa fiktive, arrestohet 25-vjeçarja
Aktualitet

Ktheu apartamentin në call-center për mashtrime me bursa fiktive, arrestohet 25-vjeçarja

11:14 - 28/04/26
Dy javë pa drita, banorët e Fushmbretit në Elbasan dalin në protestë
Aktualitet

Dy javë pa drita, banorët e Fushmbretit në Elbasan dalin në protestë

10:46 - 28/04/26
Spaho: Procesi për presidentin e ri është fars, nuk i bashkohemi
Aktualitet

“Asnjë udhëheqës i PD nuk protestoi për Ilir Metën”, ish-deputeti demokrat kritikon opozitën: Turp për ata që kanë ngrënë nga PL

10:40 - 28/04/26
Para
Po ndiqeshin nga policia, shqiptarët aksidentohen dhe përfundojnë me makinë brenda dyqanit

Po ndiqeshin nga policia, shqiptarët aksidentohen dhe përfundojnë me makinë brenda dyqanit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ktheu apartamentin në call-center për mashtrime me bursa fiktive, arrestohet 25-vjeçarja
Aktualitet

Ktheu apartamentin në call-center për mashtrime me bursa fiktive, arrestohet 25-vjeçarja

11:14 - 28/04/26

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 25-vjeçare që dyshohet se ka mashtruar shtetas të huaj përmes investimeve në...

Lexo më shumë
Dy javë pa drita, banorët e Fushmbretit në Elbasan dalin në protestë

Dy javë pa drita, banorët e Fushmbretit në Elbasan dalin në protestë

10:46 - 28/04/26
Spaho: Procesi për presidentin e ri është fars, nuk i bashkohemi

“Asnjë udhëheqës i PD nuk protestoi për Ilir Metën”, ish-deputeti demokrat kritikon opozitën: Turp për ata që kanë ngrënë nga PL

10:40 - 28/04/26
Dy makina përfundojnë në kanal pas një parakalimi të rrezikshëm në aksin Fushë Krujë–Durrës

Dy makina përfundojnë në kanal pas një parakalimi të rrezikshëm në aksin Fushë Krujë–Durrës

10:03 - 28/04/26
Luftimet mes Izraelit dhe Hezbollahut në Liban, 4 viktima dhe mbi 50 të plagosur në 24 orët e fundit

Luftimet mes Izraelit dhe Hezbollahut në Liban, 4 viktima dhe mbi 50 të plagosur në 24 orët e fundit

09:58 - 28/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com