GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Deputetët me encrochat, Rama e Gjiknuri kanë pasur 2 ose 3 llogari

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Deputetët me encrochat, Rama e Gjiknuri kanë pasur 2 ose 3 llogari
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Kreu i PD, Sali Berisha, ka bërë thirrje në Kuvend që të hetohen deputetët me encrochat, sipas tij Rama e Gjiknuri kanë pasur 2 ose 3 llogari

 

Deklarata

Të nderuar deputetë, të nderuar deputete dhe të dashur qytetarë dhe qytetare!
Çështja që shtroi z.Sula këtu, është një çështje e një rëndësie themelore për shoqërinë shqiptare, sepse është faktuar në mënyrën më të pakundërshtueshme se telefonat e koduar janë telefonat e lidhjeve të tmerrshme të krimit, të qeveritarëve të banditëve njëri me tjetrin, dhe këta telefona kanë patur në duart e shqiptarëve, kanë qenë 15 mijë të tilla, nga 60 mijë në gjithë planetin.

Nga të cilët, nga këta 15 mijë, 8 mijë kanë qenë brenda në Shqipëri, në të cilët përqendrimin absolut kryesor me 73 të tillë e ka patur ndërtesa e Këshillit të Ministrave.

Të dashur qytetarë dhe qytetare, nuk është Tik Tok-u rrugaçi që thotë ajetollahu i Tiranës, është Enchrochat-i krimineli, vrasësi, trafikanti, prandaj dhe krijimi i Komisionit të së Vërtetës në bazën e propozimit të z.Sula për të nxjerrë para shqiptarëve, veçanërisht tani, në prag të zgjedhjeve lidhjet e politikës me krimin është kusht i domosdoshëm.

Ka patur këtu me dy dhe tre, Damian se po flas unë, se ke patur dhe ti. Betohu që nuk kam pas! Mos u fsheh duke folur me atë tani. Pra, ka patur me dy dhe me tre Enchrochat-e. Absolutisht!
Ke patur ndonjë ti, apo jo? Se dhe kjo këtu mbrapa tani flet!
Pra, t’i lëmë këto, urdhëro të krijojmë Komisionin e të së Vërtetës, dhe kryeministri juaj ka patur tre të tillë, dy ose tre.
Harruat ju, se si e denoncoi bashkëjetuesja e McGonigal-it, që tha: nuk e lëshonte në orë të tëra në SKY/ECC me Edi Ramën? I harruat ju këto? Po këto janë të gjitha të dokumentuara!
Është më mirë t’i zbardhim vet, t’i nxjerrim vet!
Sepse, ju garantoj ju, se PD ato 1 milion faqe që kanë ardhur, në qoftë ju nuk pranoni Komisionin e të Vërtetës do t’i publikojë një e nga një. Do t’i publikojë një e nga një! Do të bëjmë ne të vërtetën para shqiptarëve. Prandaj dhe, mos kini frikë, urdhëroni të votojmë Komisionin e së Vërtetës, të nxjerrim.
Çfarë thotë?
E përfundoj unë, por në radhë të parë të vendosim krijimin e Komisionit të së Vërtetës të përbërë nga deputetë të të dy krahëve, nga gazetarë, nga qytetarë, të bëjmë transparëncën.
Ua kemi borxh qytetarëve!
Se është kollaj të marrësh pjesë në vrasje, është kollaj të burgosësh të tjerët.

Etiketa: Kryesore1kuvendSali Berisha

Lajme të lidhura

E sulmoi në Elbasan/ Alizoti I kthehet Ramës: Edhe fundi yt do të jetë nga ky shesh, e turpshme të krahasohem me sojin tënd
Aktualitet

Alizoti: Vendin e ka zënë halli që të drejtohet nga një i çmendur, këta janë edhe hajdutë rekordmenë

09:34 - 19/11/26
Diaspora shqiptare në Gjermani i drejtohet Bundestagut: Reagoni mbi situatën në Shqipëri
Aktualitet

Diaspora shqiptare në Gjermani i drejtohet Bundestagut: Reagoni mbi situatën në Shqipëri

09:16 - 19/11/26
Shteti i së drejtës, Shqipëria humbet edhe 4 vende në renditjen botërore për vitin 2026
Aktualitet

Shteti i së drejtës, Shqipëria humbet edhe 4 vende në renditjen botërore për vitin 2026

08:28 - 19/11/26
Para
Përmbytjet në Durrës, Andia Ulliri: S’mund t’ia vini fajin shiut, denoni përgjegjësit

Përmbytjet në Durrës, Andia Ulliri: S’mund t’ia vini fajin shiut, denoni përgjegjësit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nis takimi historik në Kinë! Trump, Xi dhe Putin ulen për herë të parë në të njëjtën tryezë
Botë

Nis takimi historik në Kinë! Trump, Xi dhe Putin ulen për herë të parë në të njëjtën tryezë

10:02 - 19/11/26

Presidenti amerikan Donald Trump, lideri suprem kinez Xi Jinping dhe kreu i shtetit rus Vladimir Putin kanë nisur takimin e...

Lexo më shumë
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Korçë/ Hyn me thikë në klinikën dentare, 44-vjeçari dhunon dhe kërcënon stomatologen

09:58 - 19/11/26
E sulmoi në Elbasan/ Alizoti I kthehet Ramës: Edhe fundi yt do të jetë nga ky shesh, e turpshme të krahasohem me sojin tënd

Alizoti: Vendin e ka zënë halli që të drejtohet nga një i çmendur, këta janë edhe hajdutë rekordmenë

09:34 - 19/11/26
Diaspora shqiptare në Gjermani i drejtohet Bundestagut: Reagoni mbi situatën në Shqipëri

Diaspora shqiptare në Gjermani i drejtohet Bundestagut: Reagoni mbi situatën në Shqipëri

09:16 - 19/11/26
Sondazhi në UEFA, si e shohin tifozët ndeshjen  vendimtare mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë

Lojtari i Kombëtares në një formacion me Yamal, Kane e Olise! Ja 11-shja më e mirë në grupet e Ligës së Kombeve

08:56 - 19/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com