GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Deputeti Arkend Balla u punësua në kompaninë e kartelit të Troplinëve. PD nuk do e njohë kurrë këtë farsë

15:15 - 19/06/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Deputeti Arkend Balla u punësua në kompaninë e kartelit të Troplinëve. PD nuk do e njohë kurrë këtë farsë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një konferencë me gazetarët, ku ka komentuar zhvillimet pas zgjedhjeve të 11 majit 2025, të cilat i cilësoi si një farsë elektorale e ndikuar rëndë nga krimi i organizuar dhe kartelet e drogës. Berisha akuzoi qeverinë dhe veçanërisht kryeministrin Edi Rama për lidhje të drejtpërdrejta me përfaqësues të botës kriminale, duke përmendur rastin e Arkend Ballës, të cilin e cilësoi si përfaqësues të kartelit famëkeq “Troplini” dhe si kandidatin më të votuar në qarkun e Durrësit, me mbi 5200 vota më shumë se vetë Rama.

Gjatë konferencës për mediat, kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për bashkëpunim me kartelet e drogës dhe përfshirje të drejtpërdrejtë të tyre në procesin zgjedhor të 11 majit. Ai denoncoi vijimin e aktivitetit të kompanive të lidhura me kartelin e njohur të “Troplinëve”, të cilat, sipas tij, vijojnë të funksionojnë pa asnjë pengesë ligjore apo hetimore, pavarësisht se janë përfshirë në pastrim parash dhe investime në zonat turistike e industriale të vendit. Berisha tha se, Partia Demokratike nuk do ta njohë kurrë rezultatin e këtyre zgjedhjeve, të cilat i konsideroi si një farsë të mbështetur në krim dhe drogë.

Sali Berisha ka komentuar në një dalje publike gjendjen e tij shëndetësore, duke theksuar se kishte kaluar një gjendje gripale të lehtë dhe se gjithmonë i qëndron parimit të transparencës me qytetarët. Ai u shpreh se ndryshe nga kryeministri Edi Rama, i cili sipas tij vepron në fshehtësi dhe shkarkon zyrtarë si Komandantin e Gardës për të mbuluar lajmet, ai vetë informon publikun për çdo problem shëndetësor. Sipas Berishës, shkarkimi i Komandantit të Gardës nuk lidhet me transparencën, por me lidhje të mundshme me botën e krimit, çështje që, siç tha ai, janë objekt i një investigimi që po zhvillohet.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me procesin e rinumërimit të votave, Berisha theksoi se, kjo nuk është një kërkesë primare e PD-së, por një kërkesë e bërë nga kandidatët dhe e mbështetur nga partia. Sipas Berishës, kjo është një nevojë e ngritur nga qytetarët dhe kandidatët për transparencë. Sipas tij, Partia Demokratike është e përqendruar në kontrollin e legjitimitetit të zgjedhjeve, të cilat i cilësoi si një farsë të shëmtuar dhe të parapërgatitur. Ai përmendi tre linja hetimi që, sipas tij, po ndjek PD: pamjet filmike që zbulojnë manipulime, mënyra e administrimit të qendrave të votimit dhe materialeve zgjedhore, si dhe shqyrtimi i kërkesave të kandidatëve opozitarë.

Lideri i demokratëve ka akuzuar Kolegjit Zgjedhor për vendimmarrje të parapërgatitur në lidhje me zgjedhjet e 11 majit. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se vendimi i Kolegjit nuk është marrë pas zgjedhjeve, por ishte hartuar më parë, duke pretenduar se data e tij origjinale është 28 prill. Sipas tij, kjo tregon për një proces të manipuluar dhe të paracaktuar, në të cilin drejtësia zgjedhore nuk ka qenë as e pavarur dhe as reale.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, kreu i PD deklaroi se raporti mbi farsën elektorale të zgjedhjeve të 11 majit që po bëhet nga opozita, është thuajse i përfunduar dhe tashmë i është dërguar institucioneve ndërkombëtare që ndoqën procesin zgjedhor. Sipas tij, rreth 95 përqind e raportit është dorëzuar, ndërsa pjesa e mbetur do të plotësohet dhe do të publikohet në formë libri. Berisha theksoi se përmes këtij dokumenti synohet të dokumentohen të gjitha shkeljet dhe manipulimet që, sipas opozitës, karakterizuan procesin zgjedhor.

Gjatë konferencës, kryetari i Partisë Demokratike, ka paralajmëruar publikimin e të tjera fakteve tronditëse lidhur me zgjedhjet e 11 majit, të cilat opozita i konsideron një farsë elektorale të orkestruar nga Edi Rama. Gjatë konferencës, Berisha u shpreh se Partia Demokratike po punon intensivisht për të dokumentuar çdo formë manipulimi të votës, duke përmendur përdorimin e metodës së njohur si ‘Treni Bullgar’ dhe duke theksuar se një pjesë e rëndësishme e provave, të cilat ndodhen në një laptop, ende nuk është bërë publike. Ai siguroi se në ditët në vijim do të publikohen të tjera të dhëna që, sipas tij, do të vërtetojnë dhunimin e votës së shqiptarëve.

Etiketa: Arkend BallaberishaKryesore1PDSali Berisha

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
U arrestuan në Dubai, sot pritet ekstradimi i tre shqiptarëve të shumëkërkuar

U arrestuan në Dubai, sot pritet ekstradimi i tre shqiptarëve të shumëkërkuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com