GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha dhe Malltezi kërkojnë shuarjen e masave të sigurisë në GJKKO

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha dhe Malltezi kërkojnë shuarjen e masave të sigurisë në GJKKO
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi kanë kërkuar me anën e avokatëve të tyre, shuarjen e masave të sigurisë në GJKKO.

GJKKO ka zbardhur ditën e djeshme vendimin lidhur me masat e sigurisë ndaj Jamarbër Malltezit dhe ish-Kryeministrit Sali Berisha.

Malltezi ndodhet në qeli prej më shumë se dy javësh me akuzat për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa Berisha po hetohet për akuzën e korrupsionit, duke iu caktuar dy masa sigurie: detyrim paraqitje dhe ndalim të udhëtimeve jashtë vendit.

GJKKO në vendimin e saj shprehet se për këto masa kufizuese nuk është e nevojshme që të kërkohet autorizim nga Kuvendi në rastin e Berishës, që ka edhe mandatin e deputetit.

Avokati Genc Gjokutaj, i cili mbron Berishën në çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, akuzon GJKKO se ka shkelur të gjitha afatet, pasi vendimi u zbardh me 12 ditë vonesë.

Gjokutaj shpjegon se nuk kanë patur kohë të apelojnë vendimin pasi nuk është zbardhur brenda afateve ligjore siç e kërkon procedura.

Sipas Gjokutajt, në nenin 249 thuhet se vendimi i pa ekzekutuar ose pa shpallur bën që akti ose masat e sigurimit e marra e humbasin fuqinë e tij.

“Duhet të kuptojmë që në datën 20 ndaj Berishës dhe Malltezit janë marrë masat e sigurimit. Në funksion të këtyre masave brenda tre ditëve është dhënë vendimi për Malltezin dhe në datën 26 është dhënë për Berishën. Brenda 48 orëve gjykata e ka detyrim ligjor të depozitojë vendimin e arsyetuar. Dhe jemi gati 12 ditë në vonesë për Berishën dhe 15 ditë në vonesë për Malltezin.

Ky është një rast unik për masat e sigurimit pasi janë afate strikte dhe që lidhen me lirinë personale të personit ndërsa në këtë rast gjykata nuk ka arsyetuar asgjë dhe vetëm sot pas denoncimit tonë ka bërë zbardhjen e vendimit dhe ajo e panikosur sot në drekë e ka depozituar vendimin.

Ne nuk kemi mundur dot të apelojmë pa pasur vendimin zbardhur në dorë dhe gjykata ka shkelur të gjitha afatet ligjore dhe kjo vonesë në kushte normale nuk do të na lejonte të apelonim vendimin po duke e ditur se është një proces i montuar politikisht kemi marrë masat tona duke zënë afatet për ta duruar çështjen në apelim.

Në nenin 249 thuhet se vendimi i pa ekzekutuar ose pa shpallur bën që akti ose masat e sigurimit e marra e humbasin fuqinë e tij dhe ne do të shkojmë nesër në gjykatë të kërkojmë heqjen e masës së sigurisë arrest me burg për Malltezin dhe masën ndaj Berishës”, ka thënë Gjokutaj.

Etiketa: GJKKOJamarber MallteziKryesore1Sali Berisha

Lajme të lidhura

Rikthehet murtaja e bagëtive! Karantinohet një fshat në Shkodër, groposen rreth 20 krerë dele
Aktualitet

Rikthehet murtaja e bagëtive! Karantinohet një fshat në Shkodër, groposen rreth 20 krerë dele

14:29 - 19/05/26
Berisha: Opozita nuk ka pushime verore, do jetë në betejë të pandërprerë me mafien më të rrezikshme në Evropë
Aktualitet

Berisha: Opozita nuk ka pushime verore, do jetë në betejë të pandërprerë me mafien më të rrezikshme në Evropë

14:03 - 19/05/26
Rrëzohet kërkesa e PD, SPAK kërkon pushimin e hetimit për Irena Gjokën
Aktualitet

SPAK kërkoi pushimin e çështjes, GJKKO e rrëzon, kërkon vijimin e hetimeve për gjyqtaren Irena Gjoka

13:41 - 19/05/26
Para
Aksident në aksin Fier-Levan, lëndohen dy drejtuesit e mjeteve

Aksident në aksin Fier-Levan, lëndohen dy drejtuesit e mjeteve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rikthehet murtaja e bagëtive! Karantinohet një fshat në Shkodër, groposen rreth 20 krerë dele
Aktualitet

Rikthehet murtaja e bagëtive! Karantinohet një fshat në Shkodër, groposen rreth 20 krerë dele

14:29 - 19/05/26

Murtaja e rumitantëve është rikthyer në qarkun Shkodër pas afro një viti duke prekur njësinë Dajç. Në këtë mënyrë Ministria...

Lexo më shumë
Berisha: Opozita nuk ka pushime verore, do jetë në betejë të pandërprerë me mafien më të rrezikshme në Evropë

Berisha: Opozita nuk ka pushime verore, do jetë në betejë të pandërprerë me mafien më të rrezikshme në Evropë

14:03 - 19/05/26
Rrëzohet kërkesa e PD, SPAK kërkon pushimin e hetimit për Irena Gjokën

SPAK kërkoi pushimin e çështjes, GJKKO e rrëzon, kërkon vijimin e hetimeve për gjyqtaren Irena Gjoka

13:41 - 19/05/26
Shifra alarmante! Gjysma e shqiptarëve mbi 25 vjeç janë vetëm me arsim 8-9-vjeçar

Shifra alarmante! Gjysma e shqiptarëve mbi 25 vjeç janë vetëm me arsim 8-9-vjeçar

13:23 - 19/05/26
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë

Letra e Salianjit për PPE/ Reagon Berisha: Nuk ka vlerë për mua! Është shkruar nga zyra e Ramës

13:02 - 19/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com