GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Diktatura e Tiranës është më e rrezikshmja në planet sepse ka fuqinë e drogës

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Diktatura e Tiranës është më e rrezikshmja në planet sepse ka fuqinë e drogës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Shqipëria po jeton nën një diktaturë autoritare të rrezikshme, të mbështetur mbi fuqinë e drogës dhe paratë e krimit.

Në një deklaratë për mediat, Berisha e cilësoi regjimin aktual si “diktaturën më të rrezikshme në planet”, duke theksuar se ndryshe nga regjimet e tjera autoritare, “diktatura e Tiranës ka në dorë pasurinë dhe ndikimin që vjen nga trafiku i drogës”.

Sipas liderit të opozitës, “vetëm një person i lidhur me qeverinë, Franç Çopja, ka tregtuar 28 ton kokainë në një vit, duke përfituar miliarda euro që përdoren për blerje votash dhe kapjen e institucioneve”.

Berisha tha se qeveria Rama se po përdor “narkoeuron” për të manipuluar tregun financiar, duke shkaktuar falimentimin e biznesit të ndershëm dhe varfërimin e qytetarëve.

Deklarata

Cilido që është i interesuar për alfën e realitetit politik shqiptar, që ka nocionet më elementare të diktaturave, Shqipëria është një diktaturë e mirëfilltë autoritare.
Çfarë janë diktaturat autoritare?
Janë diktaturat që e pranojnë pluralizmin, por e shtypin pluralizmin.
Totalitaret nuk e pranojnë pluralizmin.
Diktaturat autoritare janë të njohura.
Janë diktatura elitash, janë diktatura grupesh të caktuara, por kjo e Tiranës është diktatura më e rrezikshme e planetit.
Pse është diktatura autoritare më e rrezikshme e planetit?
Sepse kjo ka një fuqi të jashtëzakonshme që asnjë diktaturë tjetër nuk e ka, ka drogën dhe paratë e saj.
Vetëm një person, i lidhur me Edi Ramën dhe qeverinë, vetëm në një vit, tregtoi 28 ton kokainë dhe këto nuk janë të dhënat tona, këto janë të dhënat e agjencive ndërkombëtare, dhe ky është Franç Çopja.
17 ton i çoi në Roterdam, 11 ton i çoi në Antverpë.
Kjo do të thotë se vetëm me këta të Antverpit, ky mori 3 miliardë euro.
Çfarë do të thotë kjo për ne shqiptarët?
Për Edi Ramën do të thotë fuqi elektorale, blerje votash, dhunim ligji, dhunim Kushtetute.
Për qytetarin e thjeshtë që do të jetojë me nder dhe dinjitet, kjo do të thotë varfëri, mjerim, vrasje, krim.
Ky është vetëm një person.
Këta, këto para krimi më lehtë se kudo tjetër i sjellin në Shqipëri, dhe jo vetëm në Shqipëri që këta diktojnë rezultatin e zgjedhjeve më shumë se çdo gjë tjetër, por këta kanë filluar të luftojnë për të diktuar rezultatin e zgjedhjeve në Ekuador, Uruguaj, Paraguaj. Këta vrasin kandidatë për presidentë, vrasin zyrtarë, vrasin gjykatës, vrasin prokurorë.
E megjithatë këta kanë mburojë qeverinë e Tiranës, tek e cila gjejnë hapësirën më të madhe për të larë paratë e tyre të vrasjeve, krimit dhe drogës.
E vërteta, këtu do ndalem në këtë moment, është shumë e hidhur. Pak më e hidhur se ç’po e them.
Sepse ky narkoshtet që po rrënon kombin tonë, që nga viti 2014 gjer në vitin 2023 largoi nga Shqipëria vetëm në hapësirën evropiane sipas statistikave të BE, largoi nga Shqipëria 1 milion e 99 mijë shqiptarë.
Pse i largoi? Si i largoi?
I largoi sepse shkatërroi ekonominë.
Euro dhe dollari u zhvlerësuan me 35 përqind dhe unë i kërkoj guvernatorit të Bankës të jetë transparent dhe i hapur. Stabiliteti monetar i Shqipërisë është një fatkeqësi kombëtare për faktin se ai, para syve tanë, narkoeuro, euro e kokainës, e heroinës dhe kanabisit shtrin përtokë euron e djersës, euron e mundit, euron e krijimit, të eksportuesve shqiptarë.
Dhe këta, për shkak të këtyre narkoeurove që vijnë dhe futen me arka në rrënjët e ullinjve, këtyre u bie kursi.
Dhe unë u garantoj se mijëra prej tyre falimentuan.
Falimentuan sepse nuk ka eksporte me fitime 50 përqind. Aq më tepër kur një pjesë e madhe ishte industri fasoni.
Dhe në qoftë se u kujtohet, Edi Rama për të justifikuar këtë dramë të madhe, është industri e botës së tretë, e shpallte atë. Haptas. Paçka se ajo punësonte, në atë kohë kur ai fliste, 120 mijë shqiptarë.
Dhe e përzumë për shkak të drogës, se i hapëm dyert narkoeuros.
Çfarë pasojash të tjera?
Lexoni statistikat e INSTAT. Prodhimi industrial është në recesion. Prodhimi bujqësor është në recesion.
Ka një sektor që u bë sinonim i drogës, ndërtimi. Ky është tre herë më i lartë se sa treguesi i ndërtimit mesatar në BE. Është më i larti në Europë dhe tre herë më i lartë se treguesi mesatar i BE.
Faktori i dytë janë rrogat e shqiptarëve.
Këto dy shtylla ka ekonomia shqiptare sot.
De facto ka drogën dhe taksat e shqiptarëve.
Ndërtimi, sipas hetimeve që janë bërë, del se 80 përqind e parave të ndërtimit janë drogë, nuk vijnë nga bankat, vijnë nga arkat e futura në rrënjët e ullinjve.

 

Etiketa: berishadiktaturedroge

Lajme të lidhura

Seanca plenare, PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Rama të japë shpjegime për situatën në SHISH
Aktualitet

Seanca e sotme parlamentare/ Nga ‘Territorialja’ te interpelanca me 4 ministra, Rama në kërkim të votave, opozita në protestë

07:59 - 08/10/26
“Së shpejti do shpallet lëvizje e re politike”, aktivistja: Do të dalin nismëtarët dhe programi
Aktualitet

131 ditë revoltë! Paradite para Kuvendit dhe pasdite para Kryeministrisë, shqiptarët nuk heqin dorë: Rama largohu

07:53 - 08/10/26
Mbyllet tubimi i 130-të kundër qeverisë, protestuesit: Nesër më shumë
Breaking Views

Mbyllet tubimi i 130-të kundër qeverisë, protestuesit: Nesër më shumë

23:00 - 07/10/26
Para
Përplasje me armë pranë aeroportit të Rinasit, një i vdekur dhe një i plagosur

Përplasje me armë pranë aeroportit të Rinasit, një i vdekur dhe një i plagosur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 8 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:12 - 08/10/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Seanca plenare, PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Rama të japë shpjegime për situatën në SHISH

Seanca e sotme parlamentare/ Nga ‘Territorialja’ te interpelanca me 4 ministra, Rama në kërkim të votave, opozita në protestë

07:59 - 08/10/26
“Së shpejti do shpallet lëvizje e re politike”, aktivistja: Do të dalin nismëtarët dhe programi

131 ditë revoltë! Paradite para Kuvendit dhe pasdite para Kryeministrisë, shqiptarët nuk heqin dorë: Rama largohu

07:53 - 08/10/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Tetor 2026

07:41 - 08/10/26
Parashikimi i motit për sot, 26 Nëntor 2025

Parashikimi i motit për sot, 8 Tetor 2026

07:38 - 08/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com