GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Do subvencionojmë fermerët për çdo njësi prodhimi

20:05 - 18/01/25
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha kërkon angazhim për zgjedhje: Si flamuri, njëra kokë në Shqipëri dhe tjetra në diasporë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një deklaratë për mediat kreu i PD Sali Berisha,  ka dhënë më shumë detaje për programin e opozitës

 

Berisha:

“Myzeqeja arriti në 35 mijë kokë lopë race. Myzeqeja arriti me dhjetëra e qindra sera. Çdo gjë degradoi me Ballkanin e Hapur. Çdo gjë degradoi me ndërprerjen e subvencioneve”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha gjate takimit ne Fier.

Do subvencionohet fermeri për çdo njësi prodhimi, për çdo kokë bagëti”, tha ai.

 

Garantoj rritje progresive me 15-20 përqind gjersa të dalim në krye të rajonit për rrogat dhe pensionet.

Të vërtetat e këtij programi duhet të jenë Leva e Arkimedit e juaj për të bindur çdo qytetar të këtij rrethi.

Shkoni tek fermerët, çfarë kanë lënë këta për fermerët këtë vit? 31 milionë euro. Kanë lënë ekzakt 0.9 përqind të prodhimit të përgjithshëm të brendshëm. Fermerët i japin vendit 19 përqind të prodhimit të përgjithshëm të brendshëm. A mund të imagjinohet kund në botë kjo? Keni dëgjuar ju të flitet më për fermerët, të flitet për ullinjtë, të flitet për lopët e racës? Nuk ekzistojnë më në fjalor.

Myzeqeja arriti në 35 mijë kokë lopë race. Myzeqeja arriti me dhjetëra e qindra sera. Çdo gjë degradoi me Ballkanin e Hapur. Çdo gjë degradoi me ndërprerjen e subvencioneve.

Do subvencionohet fermeri për çdo njësi prodhimi, për çdo kokë bagëti.

TVSH-ja për përpunuesit do jetë e njëjtë në shitje dhe blerje.

Absolutisht do mbrohen prodhimet e fermerëve shqiptarë.

Përsëri u kthemi projekteve tona, nga 4 milionë kaluam në 11 milionë rrënjë ullinj. Do ecim drejt 20 dhe drejt 50 milionë rrënjë ullinj në kodrat e mbarë Shqipërisë, nga Hani i Hotit gjer në Gjirokastër.

Pra, do i rikthejmë fermerit tonë suksesin, mundësinë e pasurimit me djersën e tij.

E njëjta gjë me bizneset. I shkatërruan bizneset me konkurrenc të pandershme, me narkoeurot. Nuk ka sukses më në biznes. Falimentojnë njëri pas tjetrit. Përgjysmim i taksave për bizneset, garantim i konkurrencës së ndershme. Prerja me gërshërët e ligjit e të gjitha lidhjeve me krimin.

Do t’i kapim kriminelët atje ku të jenë, kudo që të jenë.

Sepse aty ku rrinë në Dubai, në Aruba apo kudo tjetër, përcjellin helm në Shqipëri.

Paratë e tyre janë para toksike, para që shkatërrojnë ekonominë shqiptare.

…Ja urdhëro, as ata 31 milionë euro nuk ua japin fermerëve, ua vjedhin.

Ai 8 miliardë do ndahet mirë. Nuk do ndahet kurrë në këtë mënyrë.

 

Etiketa: Sali Berisha

Lajme të lidhura

Protestuesit tërhiqen te selia e PD, Berisha mbyll protestën
Breaking Views

Protestuesit tërhiqen te selia e PD, Berisha mbyll protestën

21:58 - 28/02/26
Molotovët në shtëpinë e Enver Hoxhës, Bardhi: Aty Rama mbyll pazaret korruptive
Breaking Views

Molotovët në shtëpinë e Enver Hoxhës, Bardhi: Aty Rama mbyll pazaret korruptive

21:22 - 28/02/26
E fundit nga protesta e PD-së, goditet Sali Berisha
Aktualitet

E fundit nga protesta e PD-së, goditet Sali Berisha

21:06 - 28/02/26
Para
Bardhi: Dinjiteti i fierakëve nuk blihet nga Balluku me drejtorët e saj të korruptuar

Bardhi: Dinjiteti i fierakëve nuk blihet nga Balluku me drejtorët e saj të korruptuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit tërhiqen te selia e PD, Berisha mbyll protestën
Breaking Views

Protestuesit tërhiqen te selia e PD, Berisha mbyll protestën

21:58 - 28/02/26

Është mbyllur protesta e PD, e cila nisi rreth orës 18:30. Protestuesit u mblodhën në selinë blu, ndërsa Flamur Noka...

Lexo më shumë
E konfirmuar! Lideri Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei është vrarë

E konfirmuar! Lideri Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei është vrarë

21:43 - 28/02/26
Molotovët në shtëpinë e Enver Hoxhës, Bardhi: Aty Rama mbyll pazaret korruptive

Molotovët në shtëpinë e Enver Hoxhës, Bardhi: Aty Rama mbyll pazaret korruptive

21:22 - 28/02/26
E fundit nga protesta e PD-së, goditet Sali Berisha

E fundit nga protesta e PD-së, goditet Sali Berisha

21:06 - 28/02/26
Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, protestuesit e PD hedhin ‘breshëri’ molotovësh dhe fishekëzjarrësh

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, protestuesit e PD hedhin ‘breshëri’ molotovësh dhe fishekëzjarrësh

20:59 - 28/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com