GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Dumani i korruptuar, ja pse mbron Ramën e Veliajn

19:28 - 02/02/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Dumani i korruptuar, ja pse mbron Ramën e Veliajn
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sali Berisha, ish-Kryeministri që ndodhet në arrest shtëpie me vendim të GJKKO-së, prej 30 dhjetorit të 2023, tha se kur akuzon Altin Dumanin si njeriun e dytë më të korruptuar pas Edi Ramës, akuzat i bazon në fakte.

Në fjalimin drejtuar mbështetësve, Berisha tha se me akt akuzën që Altin Dumani kishte formuluar ndaj Arben Ahmetajt, implikonte veten këmbë e kokë si një njeri i keqpërdorur nga Rama, pasi kërkonte të mbulonte të gjithë krimin monstruoz të Edi Ramës me firma që nuk ishin të vendosura nga Arben Ahmetaj.

“Altin Dumani kërkonte ti atribuonte atij, fuqinë e kryeministrit, kërkonte ti atribuonte atij, projektet e kryeministrit. Kjo ishte pra një kokë turku, ashtu siç u shprehën avoketërit e tij dhe siç e kuptuar shumica e njerëzve.

Por me fjalën e tij mbrëmë, në intervistën e tij, Arben Ahmetaj foli shumë. Pati sot tek, tuk gazetarë që shkruan se nuk paraqiti fakte.

Nuk ka asnjë gjë, të pabazuar në dokumente në akuzat e saj, prandaj dhe të kërkoni dokumente të tjera kur ju keni firmën e Edi Ramës në përmbysjen me zv/ministra në mënyrë të kundraligjshme të strategjisë së landfillimit dhe zëvendësimit me strategji djegie.

Kërkoni dokumente të tjera kur keni firmën e Edi Ramës të trupëzimit në buxhetin afatmesëm me firmën e Ramës të vjedhjes së shekullit.
Kërkoni dokumente të tjera ju kur keni firmën e Engjëll Agaçit, Edi Ramës, të Niko Peleshit me porosi dhe në mungesë të Ramës, për procedurën e kundraligjshme, negociata të mbyllura.

Kërkoni dokumente të tjera dokumente të tjera kur keni firmën e Edi Ramës për bonuesin prej 8 pikësh për një sipërmarrje që nuk ekzistonte mbi tokë përveç se në mendjen e Ramës dhe Veliajt, sipërmarrjes së tyre.

Këto dokumente nuk kanë nevojë për asnjë tjetër për të faktuar se autor kryesor i vjedhjes së shekullit është Edi Rama.

Këto dokumente i mjaftojnë çdo njeriu të ndershëm, çdo qytetari, gazetari, juristi, gjykatësi dhe çdo prokurori për të prangosur Edi Ramën si kryehajdutin e aferës së shekullit.

Akuzojeni për çtë doni, por jo se nuk paraqiti dokumentet. Se mbi bazën e këtyre dokumenteve, Arben Ahmetaj deklaroi mbrëmë se çështja, se afera e djegësave ka për kokë nivelin më të lartë.

Dhe niveli më i lartë në qeverinë qendrore është Edi Rama, dhe niveli më i lartë në qeverinë lokale është Erion Veliaj.

Se mbi bazën e këtyre dokumenteve ai u tha shqiptarëve se, Erion Veliaj është pronari real i djegësit të Tiranës.

Se mbi bazën e këtyre dokumenteve ai u tha shqiptarëve se ja ktheva 5 herë Veliajt, gjersa mashtroi, gënjeu dhe firmosi në emër të bashkive, në emër të këshillit pa i mbledhur kurrë ato”, tha Berisha.

Kreu demokrat tha se Arben Ahmetaj foli, foli me emër dhe mbiemra, deklaroi atë që ne e kemi thënë me dhjetëra herë.

“Po si mund të jetë Taulant Tusha dhe Simirxhiu përgjegjësit e vjedhjes së shekullit. A ka shaka më të turpshme se kjo. Dy drejtora paskan detyruar Erion Veliajn të firmosë në sa e sa dokumente të vjedhjes së shekullit.

Dy drejtora i paskan imponuar Edi Ramës të firmosë bonusin prej 8 pikëve. Kush është ai që i pranon këto.

Unë mendoj se ai foli.

Por të jem i sinqertë pati një aspekt në të cilin nuk është se, nuk u emocionova.

Pati një aspekt tronditës në rrëfimin dhe intervistën e tij.

Cili ishte ky aspekt? Kërcënimi me jetë i tij në kryesinë e partisë nga qelitë e burgjeve, duke dëshmuar se gjithçka zhvillohej si në shpellat, si në bodrumet e mafias.

Këtu unë i jap të drejtë, sado që në rrëfimin e tij tronditës përpiqej herë të thoshte se, frika është normale, dhe sigurisht normale është, dhe herë tjetër se unë nuk kam frikë, por e vërteta është se ai është kërcënuar me jetë dhe kërcënuesi i tij ka një emër, dhe siç e tha dhe ai vetë, është Edi Rama”, tha Berisha.

Etiketa: berishaDumaniRamaVeliaj

Lajme të lidhura

Takimi i Salianjit dhe Alimehmetit në Durrës, zbulohet sms e krerëve të PD për bazën: Janë të paautorizuar, distancohuni
Aktualitet

A kërkon karrigen e Berishës? Salianji: Synoj rigjenerimin e PD-së dhe ripërtëritjen e opozitës

21:06 - 06/12/25
Raporti i KLSH: Mbipopullim dhe kushte të rënda në burgun e Shën Kollit
Aktualitet

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara

20:50 - 06/12/25
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25
Para
U arratis nga burgu në Itali, bosi i mafies kapet në Francë

U arratis nga burgu në Itali, bosi i mafies kapet në Francë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Trump propozohet për çmimin Nobel! ‘Nëse i jap fund luftës Rusi-Ukrainë, mund të shkoj në parajsë’
Botë

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

22:36 - 06/12/25

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se pati një telefonatë "shumë konstruktive" me të dërguarin e paqes të Donald...

Lexo më shumë
Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

22:02 - 06/12/25
Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

21:46 - 06/12/25
8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

21:23 - 06/12/25
Takimi i Salianjit dhe Alimehmetit në Durrës, zbulohet sms e krerëve të PD për bazën: Janë të paautorizuar, distancohuni

A kërkon karrigen e Berishës? Salianji: Synoj rigjenerimin e PD-së dhe ripërtëritjen e opozitës

21:06 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com