GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

Berisha: Durrësi duhet shpëtuar nga mafia e pashpirt!

në Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama në mbështetje të Erdogan, Berisha: Ndërhyrje skandaloze…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” zhvilloi këtë pasdite një miting në Durrës, duke mbyllur fushatën elektorale të 14 majit për bashkinë e këtij qyteti.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha kërkoi votën e qytetarëve për kandidatin për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara.

Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se Durrësi ka nevojë jetike shpëtimin nga kthetrat e një mafie e e cila është e pashpirt ndaj qytetarëve.

“Të dashur qytetare e qytetarë të Durrësit, vëllezër e motra, zonja e zotërinj. Përshëndetjet me të përzemërta, mirënjohjen më të thellë për këtë entuziazëm të jashtëzakonshëm.

Ky miting, ky entuziazëm i njerëzve të lirë, i njerëzve me ideale për Durrësin dhe Shqipërinë, dëshmon se Durrësi ka vendosur ndryshimin, se Durrësi me 14 maj do të votojë njërin nga bijtë e vet më të shquar, njërin nga qytetarët më shembullorë, njërin nga politikanët që do më shumë qytetarët e këtij qyteti, banorët e këtij rrethi, Igli Carën.

Dëgjova me kënaqësi të jashtëzakonshme, me vëmendje të madhe programin e Igli Carës. Mund të cilësohet simfonia për të sotmen dhe të ardhmen e Durrësit.

Igli Cara pas takimesh të hapura, të sinqerta, intensive me banorët e qytetit, banorët e rrethit të Durrësit, vjen para jush me një program i cili do të shërojë plagët e pamerituara që mori Durrësi në këto 23 vite nga sundimi në disa mandate i mafies më të pashpirt të Shqipërisë, Ballkanit dhe Europës.

Durrësi, qyteti i lavdisë historike, qyteti port e kombit drejt perëndimit, ka nevojë jetike ndryshimin. Durrësi ka nevojë jetike shpëtimin nga kthetrat e një mafie e cila është e pashpirt ndaj qytetarëve të Durrësit, e pashpirt ndaj trashëgimisë së Durrësit, e pashpirt ndaj të ardhmes së durrsakëve.

14 maji do të jetë fundi i saj.  Durrësi kjo trashëgimi madhështore e qytetërimeve, e kombit, njohu këto vite të qeverisjes mafioze, shkatërrimet më të mëdha se sa nga luftërat, se sa nga tërmetet, se sa nga cunamet.

Mbi monumentet e Durrësit u vërsul me egërsi të pamëshirë mafies Rama-Dako-Sako dhe me radhë. Durrësi që me portin e vet begaton qytetin dhe vendin, po pëson pushtimin më të egër. 2700 vite asnjë pushtues nuk ja preku portin Durrësit, nuk ja preku aortën, nuk ja preku rrugën kryesore të frymëmarrjes, portën e kombit drejt perëndimit.

Tani Edi Rama për të realizuar ëndrrën e tij arabe prej miliarderi do të na e shndërrojë Durrësin në Dubai City. Unë nuk jam racist, kam respekt për kombet dhe qytetërimet, por ne kemi një testament.

Ata të cilët krijuan doktrinën tonë kombëtare, shkrojtën se, për ne dielli lind jo nga lindja, por nga perëndimi.

Ndaj dhe Durrësi do të mbetet gjithmonë syri i perëndimit për kombin shqiptar. Edi Rama me një babëzi të papërmbajtur mendon të realizojë ëndrrën e tij, të bëhet miliarder si Alalabari duke plaçkitur 800 mijë metër katrorë truall, tokë të durrsakëve. Kurrë nuk do të lejohet”, tha Berisha.

Etiketa: berishaDurrësmafia

Lajme të lidhura

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet
Aktualitet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Para
Ndalohen spektatorët e xhudos pasi mbanin emblemën ushtarake ruse

Ndalohen spektatorët e xhudos pasi mbanin emblemën ushtarake ruse

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26

Një tjetër rast me virusin e Nilit Perëndimor është konfirmuar në Shqipëri, duke e çuar në dy numrin e personave...

Lexo më shumë
Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

15:00 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com