GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

Berisha: Edi Rama në panik, Linda e AKSHI-t prestanome e familjes së tij

16:04 - 26/02/26
në Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Edi Rama në panik, Linda e AKSHI-t prestanome e familjes së tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku ky i fundit mbrojti Belinda Ballukun dhe Mirlinda Karçanajn, të cilat janë nën hetim nga SPAK.

Në një video-mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Berisha akuzoi Ramën se ka sulmuar drejtësinë dhe se reagimi i tij lidhet drejtpërdrejt me çështjet që, sipas tij, prekin rrethin e afërt të kryeministrit.

Sipas Berishës, Rama në fjalën e tij ka mbrojtur ish-drejtuesen e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, duke theksuar integritetin e saj dhe duke e paraqitur si një zyrtare me profil të thjeshtë jetese. Lideri i opozitës ngriti dyshime mbi këtë qëndrim, duke pretenduar lidhje të tjera që, sipas tij, duhet të hetohen nga organet kompetente.

Berisha deklaroi gjithashtu se reagimi i kryeministrit ndaj Prokurorisë lidhet me përfshirjen në dosje të bashkëshortes së tij, Linda Rama, sipas asaj që ai pretendon.

Videomesazhi i plotë:

Edi Rama, në fjalën e tij, përveçse mbrojti veten në të gjitha mënyrat, duke përdorur administratën, rolin dhe misionin e saj në një shtet, si edhe ndershmërinë dhe dinjitetin e saj, sulmoi në mënyrën më të verbër drejtësinë, institucionin e akuzës dhe gjithçka që vërtitej rreth tij personalisht, i vetëdijshëm se është tashmë në rreth të kuq.

Mashtroi në mënyrën më të paskrupullt. U tha shqiptarëve se ministrat, zëvendëskryeministrat apo kryeministrat në Gjermani japin dorëheqjen si detyrim moral. Por kjo nuk ndodh në vende të tjera; ndodh vetëm në shtetin ligjor të avancuar dhe të konsoliduar të Gjermanisë. Një mashtrim me bisht. Jo larg, por nga viti 2009–2013, në Shqipëri kanë dorëzuar imunitetin, kanë dhënë dorëheqjen zëvendëskryeministra e ministra, si dhe është hequr imuniteti për disa të tjerë. Ky mendon se të tjerët vuajnë nga amnezia. Në ekspozenë e tij, Edi Rama bëri mbrojtjen, avokatinë e AKSHI-t.

Siç e vutë re, i gjithë fjalimi i tij përqendrohej te integriteti i lartë i Mirlindës së AKSHI-t, dhe si provë për këtë integritet paraqiste faktin se ajo banon në një pallat me qira dhe se nuk di t’i japë makinës. Qesharake!

Në fakt, Linda nuk është gjë tjetër veçse prestanome e Lindës tjetër, e gjysmës më të mirë të Edi Ramës.

Edi Rama e ka shumë të qartë se kopshti privat kishte një kopshtar, dhe ky është ai vetë. E ka shumë të qartë se në dosjet e prokurorisë, kopshtarja private e këtij kopshti është Linda Rama.

Ndaj, ai i shfazuar u përpoq të përdorte çdo lloj argumenti absurd për të akuzuar prokurorinë për veprimet që ka ndërmarrë.

Për Edi Ramën, antikorrupsioni, kur cenohet ai dhe rrethi i tij, është më i rrezikshëm se vetë korrupsioni. Për të, për shkak të integrimit europian, lufta kundër korrupsionit është një herezi, por jo kusht vendimtar për këtë proces. Për të, reforma në drejtësi duhet të pësojë ndryshime të thella e të shumëanshme, në mënyrë që t’i përshtatet kontrollit të tij mbi këtë reformë.

Të dashur miq, sot, në të njëjtën kohë kur ai fliste, në Parlamentin Europian, parlamentarë të nderuar kishin një seancë debati për Shqipërinë, në të cilën u deklarua se krimi dhe korrupsioni në Shqipëri kanë kapur nivelet më të larta të pushtetit. Dhe për secilin prej jush është e qartë se nivelet më të larta të pushtetit janë: Edi Rama, Belinda Balluku dhe kukulla e tyre në presidencë: Bajram Begaj.

Në Parlamentin Europian, në të njëjtën kohë, u kërkua në mënyrë të prerë heqja e imunitetit dhe dhënia para drejtësisë e Lubi Ballukut. U kërkuan kushtëzime të forta për Shqipërinë në procesin e integrimit dhe heqja përfundimisht dorë nga amendamentet dhe ligjet me të cilat Edi Rama do të mbrojë veten, familjen dhe bashkëpunëtorët e tij.

Pra, ky kryetar i organizatës kriminale sot vendosi veten në pallatin presidencial, në bankën e akuzës, dhe mëkatarët e tij, 83 mandatet e krimit, i kishte vendosur rreth tij teksa fliste, teksa mbante mbrojtjen ndaj vetes, familjes dhe njerëzve të tij më të afërt nga drejtësia.

Të dashur qytetarë dhe qytetare, ka vetëm një zgjidhje. Zgjidhja jeni ju. Është guximi juaj. Është vendosmëria juaj. Është trimëria juaj në një mision historik për të shpëtuar Shqipërinë nga kjo organizatë kriminale që po e rrënon çdo ditë e më shumë.

E shtuna, në orën 18:00, është dita juaj; është dita e qytetarëve të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë, dita e goditjes më të rëndë të narkoregjimit dhe kreut të tij, Edi Rama.

gijotina.com/

Etiketa: Sali Berisha

Lajme të lidhura

Pesë ditë në izolim/ Përfundon devijimi i Shkumbinit, nuk dihet kur do të nisin punimet për rrugën
Aktualitet

Pesë ditë në izolim/ Përfundon devijimi i Shkumbinit, nuk dihet kur do të nisin punimet për rrugën

17:31 - 26/02/26
Ish-diplomati serb: Gjatë vizitës në SHBA, Gjuriqit iu prezantua marrëveshja e fshehtë për ta njohur Kosovën
Breaking Views

Ish-diplomati serb: Gjatë vizitës në SHBA, Gjuriqit iu prezantua marrëveshja e fshehtë për ta njohur Kosovën

17:00 - 26/02/26
U lirua nga qelia, Apeli rrëzon ankimimin e SPAK për Lefter Kokën, ish-ministri do gjykohet i lirë
Breaking Views

U lirua nga qelia, Apeli rrëzon ankimimin e SPAK për Lefter Kokën, ish-ministri do gjykohet i lirë

16:49 - 26/02/26
Para
Arrestohen banorët e Rrjollit pas protestës, publikojnë VIDEO nga furgoni i policisë: Veç liri do ketë…

Arrestohen banorët e Rrjollit pas protestës, publikojnë VIDEO nga furgoni i policisë: Veç liri do ketë...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pesë ditë në izolim/ Përfundon devijimi i Shkumbinit, nuk dihet kur do të nisin punimet për rrugën
Aktualitet

Pesë ditë në izolim/ Përfundon devijimi i Shkumbinit, nuk dihet kur do të nisin punimet për rrugën

17:31 - 26/02/26

Punimet në segmentin e dëmtuar të aksit Librazhd–Pogradec po vijojnë në zonën e Dragostunjës. Në terren janë angazhuar 9 eskavatorë...

Lexo më shumë
Ish-diplomati serb: Gjatë vizitës në SHBA, Gjuriqit iu prezantua marrëveshja e fshehtë për ta njohur Kosovën

Ish-diplomati serb: Gjatë vizitës në SHBA, Gjuriqit iu prezantua marrëveshja e fshehtë për ta njohur Kosovën

17:00 - 26/02/26
U lirua nga qelia, Apeli rrëzon ankimimin e SPAK për Lefter Kokën, ish-ministri do gjykohet i lirë

U lirua nga qelia, Apeli rrëzon ankimimin e SPAK për Lefter Kokën, ish-ministri do gjykohet i lirë

16:49 - 26/02/26
Vendimet/ Qeveria u merr bashkive Policinë Bashkiake,  deri 2300 euro pagat e RENEA-s

Vendimet/ Qeveria u merr bashkive Policinë Bashkiake, deri 2300 euro pagat e RENEA-s

16:32 - 26/02/26
Arrestohen banorët e Rrjollit pas protestës, publikojnë VIDEO nga furgoni i policisë: Veç liri do ketë…

Arrestohen banorët e Rrjollit pas protestës, publikojnë VIDEO nga furgoni i policisë: Veç liri do ketë…

16:14 - 26/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com