GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Edi Ramës i ka ardhur fundi! Beteja e opozitës nuk është për Lubi Ballukun, por kundër tij

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Edi Ramës i ka ardhur fundi! Beteja e opozitës nuk është për Lubi Ballukun, por kundër tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi gjatë një konference shtypi në selinë blu se, “Edi Ramës i ka ardhur fundi”.

Sipas liderit demokrat, beteja e opozitës nuk është për Lubinë, por kundër tij personalisht.

“Kjo që po ndodh po ndodh nga një kryehajdut në rreth të kuq, i cili, të dashur qytetarë dhe qytetare, ka jo një, jo 10, jo 100, por ka qindra e qindra firma për plaçkitje dhe grabitje, qoftë të buxhetit, qoftë të taksave tuaja, qoftë të pasurive tuaja publike.

Edi Ramës i ka ardhur fundi. Më 20 shkurt të vitit 1991, qytetarët shqiptarë nën moton, ta shporrim qelbësirën, kaluan mbi tanke, autoblinda, mitraloza dhe në kryengritje paqësore përmbysën shtatoren e atit shpirtëror të Edi Ramës, që kishte varfëruar shqiptarët në shkallën më ekstreme, i kishte shtypur ata në mënyrën më mizore.

Edi Rama i ka vjedhur shqiptarët sa askush tjetër në tërë historinë e tyre. Edi Rama po u thotë shqiptarëve se tani merrni Belindën, merrni Lubinë dhe mua nuk do keni më ç’të më bëni kurrë mua dhe ministrave të tjerë.

Beteja e opozitës nuk është për Lubinë, e kemi theksuar dhe e theksojmë 100 herë, jo, beteja e opozitës dhe e shqiptarëve është personalisht kundër Edi Ramës, autorit famëzi të sistemit më kleptokratik që ka njohur Shqipëria dhe të narkoshtetit.

Qytetarët nun mbushin rrugët dhe sheshet për Lubinë. Qytetarët mbushin rrugët vetëm për Edi Ramën. Ata duan largimin e tij të menjëhershëm nga posti i kryeministrit si një uzurpator.

Dorëheqja e Edi Ramës është kushti i të gjitha kushteve për t’i hapur rrugën zgjidhjes së udhëkryqit më të rrezikshëm ku ndodhet Shqipëria në të gjitha kohërat. Vetëm dorëheqja e këtij armiku të rrezikshëm të paqes dhe stabilitetit, kusht themelor për zgjidhjen e kësaj krize që po përpin vendin çdo ditë e më shumë.

Rama për të mbrojtur krimet e tij monstruoze, vjedhjet e tij të pa llogaritshme, po kalon në veprimtari të tjera në asgjësimin e sistemit të drejtësisë në miratimin e ligjeve për të mbrojtur veten dhe bandën e tij plaçkitëse qeveri.

Amandamentet që kërkon të sjellë pas reagimit të fuqishëm dhe kartonit të zi që i nxorën në Buksel, kanë qëllim kryesor të mbrojnë personin Edi Rama dhe anëtarët e organizatës së tij kriminale.

Pezullimi i zyrtarëve nga detyra për keqbërjen ndaj qytetarëve, është një ne, ligj, e drejtë ligjore kushtetuese e Prokurorisë e institucionit të akuzës së çdo vendi. Është një e drejtë që ligjvënësit i kanë njohur prokurorëve dhe gjykatësve për të mbrojtur interesat e qytetarëve”, u shpreh Berisha.

Etiketa: berishaBetejeRama

Lajme të lidhura

Pas prangosjes së Ergys Agasit, policia zbarkon te “Liqeni i Thatë”/ Kontrolle blic në banesën e Uljan Shpatarakut
Aktualitet

Pas prangosjes së Ergys Agasit, policia zbarkon te “Liqeni i Thatë”/ Kontrolle blic në banesën e Uljan Shpatarakut

22:27 - 26/08/26
Protestuesit “përshëndesin” Agasin te Policia e Tiranës: O Ergys, o tradhtar, merre Ramën sa më parë!
Aktualitet

Protestuesit “përshëndesin” Agasin te Policia e Tiranës: O Ergys, o tradhtar, merre Ramën sa më parë!

22:12 - 26/08/26
Policia “blindon” hyrjen e Vlorës, kontrolle për persona në kërkim
Aktualitet

Policia “blindon” hyrjen e Vlorës, kontrolle për persona në kërkim

22:04 - 26/08/26
Para
Berisha : Drejtori i ri i AKSHI-t është njeriu që dha tenderin 75 milionë euro për baxhanakun e Ramës

Berisha : Drejtori i ri i AKSHI-t është njeriu që dha tenderin 75 milionë euro për baxhanakun e Ramës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas prangosjes së Ergys Agasit, policia zbarkon te “Liqeni i Thatë”/ Kontrolle blic në banesën e Uljan Shpatarakut
Aktualitet

Pas prangosjes së Ergys Agasit, policia zbarkon te “Liqeni i Thatë”/ Kontrolle blic në banesën e Uljan Shpatarakut

22:27 - 26/08/26

Veprimet hetimore pas arrestimit të bujshëm të Ergys Agasit dhe ish-efektivit të policisë Uljan Shpataraku po vijojnë me në kryeqytet....

Lexo më shumë
Protestuesit “përshëndesin” Agasin te Policia e Tiranës: O Ergys, o tradhtar, merre Ramën sa më parë!

Protestuesit “përshëndesin” Agasin te Policia e Tiranës: O Ergys, o tradhtar, merre Ramën sa më parë!

22:12 - 26/08/26
Policia “blindon” hyrjen e Vlorës, kontrolle për persona në kërkim

Policia “blindon” hyrjen e Vlorës, kontrolle për persona në kërkim

22:04 - 26/08/26
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Turma masive nis marshimin, bulevardi “vishet” kuqezi: Rama jep dorëheqjen!

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Turma masive nis marshimin, bulevardi “vishet” kuqezi: Rama jep dorëheqjen!

21:38 - 26/08/26
Protesta e 27-të në Divjakë/ Qytetari: Mazniku dhe Balluku të japin llogari për shkrirjen e bashkisë

Protesta e 27-të në Divjakë/ Qytetari: Mazniku dhe Balluku të japin llogari për shkrirjen e bashkisë

21:32 - 26/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com