GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha: Ediskobari që flamurin e Skënderbeut e zëvendësoi me atë të karteleve të drogës

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Ediskobari që flamurin e Skënderbeut e zëvendësoi me atë të karteleve të drogës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lideri i opozitës Sali Berisha ka reaguar për qëndrimin që mban kreu i qeverisë Edi Rama ndaj investigimit të emisionit “Report” në RAI3, të cilësuar nga kryeministri si një çorbë shqiptare.

Berisha e cilëson kryeministrin si anti shqiptar dhe si një figurë që ka nxirë imazhin e vendit dhe e ka kanabizuar atë.

Ai shprehet se “qelbin e zullumeve të Ramës, shqiptarët nuk e dëgjojnë më vetëm nga opozita dhe mediat ndërkombëtare, por bash nga goja e bashkëpunëtorit të tij më të ngushtë”, duke iu referuar ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj.

Ish-kryeministri u bën thirrje sërish qytetarëve që të largojnë Edi Ramen nga qeverisja, duke e cilësuar këtë të fundit si një bandë kriminale.

“Për sa kohë Rama kontrollon një drejtësi që nuk sheh, nuk flet, e nuk dëgjon, u takon shqiptarëve që të mos braktisin vendin dhe të ardhmen, por të largojnë me çdo çmim bandën kriminale që ka kapur çdo qelize të shtetit dhe Edi Ramën si kapobandën e saj”, thekson ndër të tjera kryedemokrati.

Reagimi:

Reagim ndaj sulmeve të shpëlara të Ediskobarit.

Të dashur miq, sot, qelbin e zullumeve të Ramës, shqiptarët nuk e dëgjojnë më vetëm nga opozita dhe mediat ndërkombëtare, por bash nga goja e bashkëpunëtorit të tij më të ngushtë! Numrin 2 të qeverisjes së tij. Në fakt e kanë degjuar dhe më parë me veshët e tyre në audiot e dosjes 339 dhe 184 të botuara nga “Bild”!

Edi Rama i lerosur në llumin e rrjeteve kriminale që e komandojnë atë dhe Shqipërinë, nxiu imazhin e Shqipërisë, kanabizoi Shqipërinë, shpopulloi sa askush tjetër në shekuj Shqiperinë, vjedh shqiptarët  dhe sipas tij fajin ia kanë të tjerët që mjaftoi një emision ta nxirrte siç është.

Lidhjet jo vetem të Olsit, por direkt të tij me kartelet e drogës dhe grupet kriminale, kanabizimi i Shqipërisë, narkoshteti, parajsa e larjes së parave me kriptomonedha dhe lejet e ndërtimit që i lëshon veç ai. Të gjitha këto tashmë thuhen dhe shkruhen në të gjitha gjuhët kryesore të botës. 35% e shqiptarëve e kanë braktisur Shqiperinë për shkak të drejtimit të tij.

Po për sa kohë Rama kontrollon një drejtësi që nuk sheh, nuk flet, e nuk dëgjon, u takon shqiptarëve që të mos braktisin vendin dhe të ardhmen, por të largojnë me çdo çmim bandën kriminale që ka kapur çdo qelize të shtetit dhe Edi Ramën si kapobandën e saj!

Për të gjitha këto Edi Rama e di mirë që ka ardhur koha kur shqiptarët do ta braktisin dhe do ta degdisin aty ku e meriton, në koshin e turpit të historisë.

Së fundmi i them, Edi Rama ti që zëvendësove flamurin e Skenderbut me flamurin e zi të karteleve më në zë të drogës, nuk je shqiptar, por armik i egër i kombit shqiptar. Verdikti i historisë është dhënë, do ndryhesh në banesën e turpit të saj!

Etiketa: berishaflamurKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur
Aktualitet

Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur

09:02 - 30/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri
Breaking Views

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Para
De Bruyne lëshon “bombën”, paralajmëron transferimin në Arabinë Saudite

De Bruyne lëshon “bombën”, paralajmëron transferimin në Arabinë Saudite

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ambasadori i SHBA Eric Wendt ‘zbarkon’ në Kryeministri, takim ‘kokë më kokë’ me Ramën
Aktualitet

Ambasadori i SHBA Eric Wendt ‘zbarkon’ në Kryeministri, takim ‘kokë më kokë’ me Ramën

10:20 - 30/09/26

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt ka mbërritur në Kryeministri dhe po zhvillon një takim...

Lexo më shumë
Paraqitet në SPAK ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, Vilson Bala do të pyetet për çështjen Agasi

Paraqitet në SPAK ish-drejtuesi i Policisë së Durrësit, Vilson Bala do të pyetet për çështjen Agasi

10:04 - 30/09/26
Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës, në përdorim nga babë e bir (Emrat)

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës, në përdorim nga babë e bir (Emrat)

09:36 - 30/09/26
Goditet call center-i mashtrues! 4 persona të arrestuar dhe në kërkim pronari (Emrat)

Goditet call center-i mashtrues! 4 persona të arrestuar dhe në kërkim pronari (Emrat)

09:17 - 30/09/26
Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur

Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur

09:02 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com