GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Berisha është buf kënete”, Malltezi ‘i përvishet’ Ramës: Minjtë dhe hajdutët e kanë frikë!

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Berisha është buf kënete”,  Malltezi ‘i përvishet’ Ramës: Minjtë dhe hajdutët e kanë frikë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha ka reaguar pasi shefi i qeverisë, Edi Rama e krahasoi sot kryedemokratin me një buf kënete.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Jamarbër Malltezi, është shprehur se minjtë e urrejnë bufin, duke cilësuar kështu anëtarët e qeverisë së Ramës si të tillë.

Ai shkruan më tej se bufi siguron që popullata e hajdutëve të zvogëlohet dhe të mos dalë jashtë kontrollit.

Duke bërë këtë krahasim, Malltezi thotë se vjedhjet e qeverisë në Shqipëri kanë dalë jashtë kontrollit, pasi sipas tij, janë vjedhur 430 milionë euro për incenerator që nuk ekziston, 140 milionë euro për check-up inekzistent, etj.

“Minjtë e urrejnë bufin. Bufi është një specie shumë e rëndësishme ekologjike dhe me status mbrojtje të vecante duke qenë keystone species dhe bioindikator për habitat të shëndetshem. Quhet specie gurthemeli se Bufi siguron që popullata e hajdutëve të zvogëlohet e mos dalë jashtë kontrollit. Nëse do hiqej bufi nga ekosisti atëhere do gëlonin minjtë dhe plackitësit e pasuriëe, sic ndodhi me 430 miljon € për inceneratorë që nuk ekzistojne, 140 miljon € për check-up inekzistent, 90 miljon € duke rritur 80-fish cmimin per sterilizime, etj”, shkruan Malltezi.

Krahasimi që Rama i bëri ditën e sotmë Berishës erdhi pasi kryedemokrati paralajmëroi kryeministrin që të mos guxojë të protestojë para institucioneve të drejtësisë së re.

Duke e cilësuar prej ditësh kreun e Partisë Demokratike si buf të kënetës, Rama në një postim në Facebook, e konsideroi atë një rrezik dhe armik ndaj diversitetit, që shuan urinë me zvarranikët dhe amfibët.

“Bufi i kënetës është një plaçkitës folesh, i cili konsiderohet një rrezik edhe për shpendët shtëpiakë. Ai jeton mes zvarranikëve dhe amfibëve, me të cilët shuan edhe urinë. Trupi i tij grumbullon pesticidet dhe helmet kundër brejtësve, çka e bën helmues atë vetë. Konsiderohet edhe një specie shumë armiqësore ndaj diversitetit”, shkroi Rama në një postim në Facebook.

Që nga arrestimi dhe dhënia e masës së sigurisë ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, Rama dhe Berisha kanë replikuar shpesh me akuza dhe kundër akuza ndaj njëri-tjetrit

Etiketa: berishabufiRama

Lajme të lidhura

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte
Breaking Views

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte

23:26 - 11/11/26
Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)
Aktualitet

Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

22:15 - 11/11/26
“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale
Breaking Views

“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

22:00 - 11/11/26
Para
Aksident në Don Bosko, dy makina përplasen me njëra-tjetrën

Aksident në Don Bosko, dy makina përplasen me njëra-tjetrën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte
Breaking Views

Su bë deputete Sara Mile, Prokuroria zbuloi skemën, SPAK e kishte dosjen prej 6 muajsh në rafte

23:26 - 11/11/26

Detaje te reja mbi hetimet që lidhen me deputeten e Partisë Socialiste, Sara Mila. Sipas burimeve, agjentët kanë pasur në...

Lexo më shumë
Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

22:54 - 11/11/26
Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

Egjipti shpall organizata terroriste disa shoqata në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (LISTA)

22:15 - 11/11/26
“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

“Shpresoj ta kapim këtë moment drejt BE-së”, Rama nga Dublini: Shohim mundësinë reale

22:00 - 11/11/26
Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

Policia e qëlloi me plumb gome/ Erjon Vishkulli: Javën e ardhshme më pret një tjetër ndërhyrje, ndoshta më e rëndësishmja

21:30 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com